Libri i tret i Musës 12
1 Jehovai i tha prapë Moisiut:
2 “Thuju izraelitëve: ‘Nëse nji gru mbetet shtatzanë edhe lind nji djalë, ka me nejt e papastër shtatë ditë, bash qysh asht e papastër gjatë ditëve kur i vinë mujoret.
3 Në ditën e tetë, djalit ka me iu pre lëkura e përparme, me ia bo synet.
4 Për 33 ditë tjera, ajo ka me vazhdu me u pastru pi gjakderdhja. Derisa t’i kryhen ditët e pastrimit, s’guxon me prek kurgjo të shenjtë, as me shku te vendi i shenjtë.
5 Nëse lind nji çikë, ka me nejt e papastër 14 ditë, bash qysh asht e papastër kur i vinë mujoret. Për 66 ditë tjera, ka me vazhdu me u pastru pi gjakderdhja.
6 Kur t’i kryhen ditët e pastrimit, qoftë për djalë a për çikë, ajo ka me pru te prifti, te hyrja e tendës së takimit, nji dash të ri deri nji vjeç si kurban që digjet krejt, edhe nji pëllumb të ri a nji turtull si kurban për mëkatin.
7 Prifti ka me e paraqit kurbanin para Jehovait edhe ka me bo shlyerje për të, edhe ajo ka me u pastru pi gjakderdhja e saj. Ky ligj vlen për çdo gru që lind nji djalë a nji çikë.
8 Po nëse ajo s’ka mundësi me ble nji dele, ka me marrë dy turtuj a dy pëllumba të rinj, njonin si kurban që digjet krejt edhe tjetrin si kurban për mëkatin. Prifti ka me bo shlyerje për të, edhe ajo ka me u pastru.’”