Libri i tret i Musës 13

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai i tha prapë Moisiut edhe Aronit:

2 “Nëse dikujt i del në lëkurë nji e ajtun, nji dregëz a nji njollë, edhe ka mundësi me iu zhvillu sëmundja e lebrës në lëkurë, atëherë ka me u çu te prifti Aron a te njoni pi djemve të tij që jonë priftërinj.

3 Prifti ka me e kqyr vendin e smutë në lëkurë. Nëse qimet aty jonë bo të bardha edhe vendi i smutë doket ma i thellë se lëkura përreth, atëherë asht lebër. Prifti ka me e kontrollu edhe ka me e shpall atë njeri të papastër.

4 Po nëse njolla në lëkurë asht e bardhë, nuk doket ma e thellë se lëkura edhe qimet s’jonë bo të bardha, atëherë prifti ka me e mbajt atë njeri veçmas për shtatë ditë.

5 Ditën e shtatë, prifti ka me e kontrollu prapë. Nëse doket që sëmundja asht nalë edhe s’asht përhap në lëkurë, atëherë prifti ka me e mbajt edhe shtatë ditë tjera veçmas.

6 Ditën e shtatë, prifti ka me e kontrollu prapë. Nëse vendi i smutë e ka hup pak ngjyrën edhe sëmundja s’asht përhap në lëkurë, atëherë prifti ka me e shpall të pastër. Ajo u konë veç nji dregëz. Aj njeri ka me i la teshat e veta edhe ka me u konë i pastër.

7 Po nëse dregëza përhapet dukshëm në lëkurë, masi aj njeri ka shku te prifti për me u kontrollu a asht pastru, atëherë ka me shku prapë te prifti.

8 Prifti ka me e kqyr dregëzën, edhe nëse ajo asht përhap në lëkurë, prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. Kjo asht lebër.

9 Nëse dikush smuhet pi lebrës, ka me u çu te prifti,

10 edhe prifti ka me e kontrollu. Nëse në lëkurë ka nji të ajtun të bardhë, që i ka bo qimet aty të bardha, edhe në atë të ajtun ka nji plagë të hapun,

11 atëherë kjo asht lebër që ka kohë në lëkurë. Prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. S’ka nevojë me e mbajt veçmas, se aj asht i papastër.

12 Po nëse lebra përhapet në krejt lëkurën edhe ia mbulon trupin pi kryt deri te kambët, aq sa munet me pa prifti,

13 edhe prifti e ka kontrollu atë njeri edhe e sheh që lebra ia ka mbulu krejt lëkurën, atëherë ka me e shpall të pastër. Krejt lëkura i asht bo e bardhë, edhe aj asht i pastër.

14 Po sapo t’i shfaqet dikun nji plagë e hapun, aj ka me u konë i papastër.

15 Kur prifti e sheh plagën e hapun, ka me e shpall atë njeri të papastër. Plaga e hapun asht e papastër. Kjo asht lebër.

16 Po nëse plaga e hapun bohet prapë e bardhë, aj njeri ka me shku te prifti.

17 Prifti ka me e kontrollu, edhe nëse vendi i smutë asht bo i bardhë, prifti ka me e shpall atë njeri të pastër. Aj asht i pastër.

18 Nëse dikujt i del nji çiban në lëkurë edhe masanej i shnoshet,

19 po në vendin ku u konë çibani i del nji e ajtun e bardhë a nji njollë e bardhë në të kuqe, atëherë aj ka me shku me ia kallxu priftit.

20 Prifti ka me e kontrollu atë vend. Nëse doket ma i thellë se lëkura edhe qimet aty jonë bo të bardha, prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. Në vendin e çibanit ka shpërthy lebra.

21 Po nëse prifti e kontrollon atë vend edhe s'ka qime të bardha, vendi s’asht ma i thellë se lëkura edhe ngjyra doket që asht zbeh, atëherë prifti ka me e mbajt atë njeri veçmas për shtatë ditë.

22 Nëse njolla asht përhap dukshëm në lëkurë, prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. Kjo asht sëmundje.

23 Po nëse njolla ka met në të njajtin vend edhe s’asht përhap, atëherë asht veç nji pezmatim pi çibani. Prifti ka me e shpall atë njeri të pastër.

24 Ose, nëse dikush ka nji plagë pi djegies edhe mishi i hapun i asaj plage bohet nji njollë e bardhë në të kuqe a krejt e bardhë,

25 atëherë prifti ka me e kontrollu. Nëse qimet në atë njollë jonë bo të bardha edhe njolla doket ma e thellë se lëkura, atëherë në atë plagë ka shpërthy lebra. Prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. Aj asht smutë pi lebrës.

26 Po nëse prifti e kontrollon edhe sheh që në atë njollë s’ka qime të bardha, që vendi s’asht ma i thellë se lëkura edhe ngjyra asht zbeh, atëherë prifti ka me e mbajt atë njeri veçmas për shtatë ditë.

27 Ditën e shtatë, prifti ka me e kontrollu prapë, edhe nëse njolla asht përhap dukshëm në lëkurë, prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. Aj asht smutë pi lebrës.

28 Po nëse njolla ka met në të njajtin vend, s’asht përhap në lëkurë edhe ngjyra asht zbeh, atëherë asht veç nji e ajtun pi plagës. Prifti ka me e shpall atë njeri të pastër, se kjo asht veç nji pezmatim pi plagës.

29 Nëse nji burri a nji gruje i del nji sëmundje në lëkurën e kryt a te mjekra,

30 prifti ka me e kontrollu vendin e smutë. Nëse ai vend doket ma i thellë se lëkura edhe qimet jonë të verdha e të holla, prifti ka me e shpall atë njeri të papastër. Kjo asht nji sëmundje e lëkurës së kryt a e mjekrës. Asht lebër në krye a te mjekra.

31 Po nëse prifti e sheh që vendi i smutë nuk doket ma i thellë se lëkura edhe aty s’ka qime të zeza, atëherë ka me e mbajt atë njeri veçmas për shtatë ditë.

32 Ditën e shtatë, prifti ka me e kontrollu vendin e smutë. Nëse sëmundja s’asht përhap, qimet aty s’jonë bo të verdha edhe vendi i smutë nuk doket ma i thellë se lëkura,

33 atëherë aj njeri ka me i rru qimet, po jo në vendin e smutë. Masanej prifti ka me e mbajt atë njeri edhe shtatë ditë tjera veçmas.

34 Ditën e shtatë, prifti ka me e kontrollu prapë vendin e smutë. Nëse sëmundja në lëkurën e kryt a te mjekra s’asht përhap edhe vendi i smutë nuk doket ma i thellë se lëkura, atëherë prifti ka me e shpall atë njeri të pastër. Aj ka me i la teshat e veta edhe ka me u konë i pastër.

35 Po nëse sëmundja përhapet dukshëm në lëkurë masi aj njeri asht shpall i pastër,

36 prifti ka me e kontrollu prapë. Nëse sëmundja asht përhap në lëkurë, prifti s’ka nevojë me lyp qime të verdha. Aj njeri asht i papastër.

37 Po nëse gjatë kontrollit shihet që sëmundja s’asht përhap edhe në atë vend kanë nisë me dalë qime të zeza, atëherë sëmundja asht shnoshtë. Aj njeri asht i pastër edhe prifti ka me e shpall të pastër.

38 Nëse nji burri a nji gruje i dalin njolla në lëkurë edhe ato njolla jonë të bardha,

39 prifti ka me i kontrollu. Nëse njollat në lëkurë jonë të bardha të zbehta, atëherë asht veç nji skuqje e padamshme e lëkurës. Aj njeri asht i pastër.

40 Nëse nji burri i bien flokët e kryt edhe bohet tullac, aj asht i pastër.

41 Nëse i bien flokët përpara kryt edhe bohet tullac aty, aj asht i pastër.

42 Po nëse në pjesën tullace të kryt a në ballë i del nji plagë e bardhë në të kuqe, atëherë aty ka shpërthy lebra.

43 Prifti ka me e kontrollu, edhe nëse e ajtuna pi sëmundjes në pjesën tullace përmi krye a në ballë asht e bardhë në të kuqe edhe doket si lebër në lëkurë,

44 atëherë aj njeri asht i smutë pi lebrës. Aj asht i papastër edhe prifti ka me e shpall të papastër për shkak të sëmundjes në krye.

45 Për nji njeri që asht smutë pi lebrës vlen kjo: Aj ka me vesh tesha të shqyme, ka me i lanë flokët pa i rregullu, ka me e mbulu pjesën ku i ka musteqet edhe ka me bërtitë: ‘I papastër, i papastër!’

46 Për sa kohë e ka sëmundjen, aj ka me u konë i papastër. Pasi asht i papastër, ka me jetu veçmas, në nji vend jashtë kampit.

47 Nëse lebra shfaqet në nji teshë të leshtë a të linit,

48 qoftë në fijet për së gjati a për së gjani të pëlhurës së linit a të leshit, a në nji copë lëkure ose në naj send të bomë pi lëkure,

49 edhe njolla që del asht e gjelbër në të verdhë a e kuqërremtë, qoftë në teshë, në lëkurë, në fijet për së gjati a për së gjani, a në naj send të bomë pi lëkure, atëherë ky asht nji vend i prekun pi lebrës. Ai send ka me iu kallxu priftit.

50 Prifti ka me e kontrollu vendin e prekun edhe ka me e mbajt atë send veçmas për shtatë ditë.

51 Ditën e shtatë, kur prifti e kontrollon vendin e prekun edhe sheh që sëmundja asht përhap në teshë, në fijet për së gjati a për së gjani, a në copën e lëkurës, pa marrë parasysh për qka përdoret ajo lëkurë, atëherë kjo asht lebër e randë. Ai send asht i papastër.

52 Prifti ka me bo me u djeg tesha, pëlhura e leshtë a e linit, a cilido send i lëkurës që asht prek pi sëmundjes, se kjo asht lebër e randë. Ai send ka me u djeg.

53 Po nëse prifti e kontrollon teshën, fijet për së gjati a për së gjani, a naj send të bomë pi lëkure, edhe sheh që sëmundja s’asht përhap,

54 atëherë prifti ka me urdhnu me u la ai send që asht prek pi sëmundjes, edhe ka me e mbajt edhe shtatë ditë tjera veçmas.

55 Masi ai send të lahet mirë, prifti ka me e kontrollu. Nëse vendi i prekun s’e ka ndrru pamjen, ai send asht i papastër, edhe nëse sëmundja s’asht përhap. Ai send ka me u djeg, se lebra e ka gërry pi anës së mbrendshme a pi anës së jashtme.

56 Po nëse prifti e kontrollon edhe sheh që vendi i prekun asht zbeh masi sendi asht la mirë, atëherë ka me e shqy atë pjesë pi teshës, pi lëkurës a pi pëlhurës.

57 Po nëse sëmundja shfaqet prapë në naj vend tjetër të teshës, të fijeve për së gjati a për së gjani, a të naj sendi të bomë pi lëkure, atëherë sëmundja asht tu u përhap. Çdo send që asht prek pi asaj sëmundjeje ka me u djeg.

58 Po nëse sëmundja zhduket kur lahet tesha, fijet për së gjati a për së gjani, a naj send i bomë pi lëkure, atëherë ai send ka me u la edhe nji herë të dytë edhe ka me u konë i pastër.

59 Ky asht ligji për lebrën që shfaqet në nji teshë të leshtë a të linit, në fijet për së gjati a për së gjani, a në naj send të bomë pi lëkure, që me mujt me u vendos a asht ai send i pastër a i papastër.”