Libri i tret i Musës 15

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai i tha prapë Moisiut edhe Aronit:

2 “Foluni izraelitëve edhe thuajuni: ‘Nëse nji burrë ka rrjedhje pi organit të vet mashkullor, ajo rrjedhje e bon të papastër.

3 Aj asht i papastër për shkak të asaj rrjedhjeje, qoftë kur rrjedhja vazhdon me i dalë pi organi i tij, qoftë kur organi i tij asht i bllokum. Aj asht i papastër.

4 Çdo shtrat ku shtrihet burri që ka rrjedhje, edhe çdo send ku ulet, ka me u bo i papastër.

5 Kush ia prek shtratin, ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

6 Kush ulet mbi naj send ku u konë ulë burri që ka rrjedhje, ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

7 Kush ia prek trupin burrit që ka rrjedhje, ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

8 Nëse burri që ka rrjedhje pështyn mbi dikon që asht i pastër, aj person ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

9 Çdo shalë ku hyp burri që ka rrjedhje, ka me u bo e papastër.

10 Kush prek naj send që u konë nën atë burrë, ka me mbetë i papastër deri në mramje. Edhe kush i bart ato sende, ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

11 Nëse burri që ka rrjedhje e prek dikon pa i la duart, aj person ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

12 Nëse burri që ka rrjedhje e prek nji enë pi balte, ajo ka me u thy. E nëse e prek nji enë pi druni, ajo ka me u shpërla me ujë.

13 Kur burrit i nalet rrjedhja edhe pastrohet pi saj, aj ka me i numru shtatë ditë për pastrimin e vet. Ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë të freskët edhe ka me u bo i pastër.

14 Ditën e tetë ka me i marrë dy turtuj a dy pëllumba të ri, ka me shku para Jehovës te hyrja e tendës së takimit edhe ka me ia dhanë priftit.

15 Prifti ka me i ofru si kurbane, njonin si kurban për gjynah e tjetrin si kurban që digjet krejt. Qeshtu prifti ka me bo shlyerje për atë burrë para Jehovës, për shkak të rrjedhjes së tij.

16 Nëse nji burrë i derdhet fara, aj ka me u la krejt trupin në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

17 Çdo teshë edhe çdo lëkurë ku ka ra lëngu i farës, ka me u la me ujë edhe ka me mbetë e papastër deri në mramje.

18 Nëse nji burrë shtrihet me nji grue edhe i derdhet fara, të dy kanë me u la në ujë edhe kanë me mbetë të papastër deri në mramje.

19 Nëse nji grue ka gjakderdhje kur i vijnë të përmuajshmet, ajo ka me mbetë e papastër shtatë ditë. Kush e prek, ka me mbetë i papastër deri në mramje.

20 Krejt qka ajo shtrihet a ulet mbi të gjatë ditëve kur asht e papastër pi të përmuajshmet, ka me u bo e papastër.

21 Kush ia prek shtratin, ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

22 Kush prek naj send ku ajo u konë ulë, ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

23 Nëse ajo u konë ulë mbi shtrat a mbi naj send tjetër, e dikush e prek atë send, aj ka me mbetë i papastër deri në mramje.

24 Nëse nji burrë shtrihet me të edhe bohet i papastër pi gjaku i të përmuajshmeve të saj, aj ka me mbetë i papastër shtatë ditë. Edhe çdo shtrat ku shtrihet aj ka me u bo i papastër.

25 Nëse nji grue ka gjakderdhje për shumë ditë jashtë kohës së zakonshme të të përmuajshmeve, a nëse rrjedhja e gjakut i zgjat ma shumë se zakonisht, ajo ka me mbetë e papastër gjatë krejt kohës sa ka rrjedhje, njisoj si gjatë ditëve kur asht e papastër pi të përmuajshmet.

26 Çdo shtrat ku ajo shtrihet gjatë ditëve kur ka rrjedhje, ka me u bo i papastër, njisoj si shtrati gjatë të përmuajshmeve të saj. Edhe çdo send ku ulet, ka me u bo i papastër, njisoj si gjatë ditëve kur asht e papastër pi të përmuajshmet.

27 Kush i prek këto sende, ka me u bo i papastër. Ka me i la teshat e veta, ka me u la në ujë edhe ka me mbetë i papastër deri në mramje.

28 Ama kur i nalet rrjedhja, ajo ka me i numru shtatë ditë për veti, edhe mas atyne ditëve ka me u bo e pastër.

29 Ditën e tetë ka me i marrë dy turtuj a dy pëllumba të ri edhe ka me ia pru priftit te hyrja e tendës së takimit.

30 Prifti ka me e ofru njonin si kurban për gjynah e tjetrin si kurban që digjet krejt. Qeshtu ka me bo shlyerje për atë grue para Jehovës, për shkak të rrjedhjes së saj të papastër.

31 Qeshtu keni me i rujt izraelitët pi papastërtia e vet, që mos me e bo të papastër tendën teme të shenjtë që asht në mesin e tyne, e mos me dekë për shkak të papastërtisë së vet.

32 Ky ligj vlen kur nji burrë ka rrjedhje ose kur asht i papastër për shkak se i asht derdhë fara,

33 kur nji grue asht e papastër gjatë të përmuajshmeve të veta, kur nji burrë a nji grue kanë rrjedhje, edhe kur nji burrë shtrihet me nji grue që asht e papastër.’”