Libri i tret i Musës 17
1 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:
2 «Fol me Aronin, me djemtë e tij edhe me krejt izraelitët, edhe thuju: ‘Jehovai ka urdhnu kështu:
3 “Nëse dikush pi popullit të Izraelit e ther nji dem, nji dash të ri ose nji dhi, qoftë mrena kampit a jashtë kampit,
4 e nuk e çon kafshën te hyrja e tendës së takimit, për me ia ofru si kurban Jehovait para tendës së shenjtë të Jehovait, aj ka me u bo fajtor për derdhje gjaku. Aj ka derdhë gjak edhe duhet me u përjashtu pi popullit të vet.
5 Kjo asht që izraelitët me i marrë kurbanet që tash po i ofrojnë në fushë të hapët edhe me i pru te Jehovai, te prifti, te hyrja e tendës së takimit. Aty duhet me i ofru si kurbane të bashkësisë për Jehovain.
6 Prifti duhet me e spërkatë gjakun në altarin e Jehovait, te hyrja e tendës së takimit, edhe me e djegë yndyrën që me u çu tymi me erë të këndshme për Jehovain.
7 Pra, ata s'duhet me ju ofru ma kurbane shpirtrave të këqij që duken si cjapa, të cilëve po ju shkojnë mas si prostituta. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë për ju, në krejt brezat e juve.”’
8 Thuju edhe këtë: ‘Nëse dikush pi popullit të Izraelit ose naj i huj që jeton mes juve e ofron nji kurban që digjet krejt ose naj kurban tjetër,
9 e nuk e çon te hyrja e tendës së takimit për me ia ofru Jehovait, aj duhet me u përjashtu pi popullit të vet.
10 Nëse dikush pi popullit të Izraelit ose naj i huj që jeton mes juve han çfarëdo gjaku, unë kom me dalë patjetër kundër atij që han gjak edhe kom me e përjashtu pi popullit të vet.
11 Se jeta e çdo gjallese asht në gjak, edhe unë vetë jua kom dhanë gjakun që me mujtë me ba shlyerjen e gjynaheve për veti në altar. Se gjaku e ban shlyerjen e gjynaheve për shkak të jetës që asht në të.
12 Për qata u kom thanë izraelitëve: “Asnjani pi juve s'duhet me hanger gjak. As naj i huj që jeton mes juve s'duhet me hanger gjak.”
13 Nëse nji izraelit ose naj i huj që jeton mes juve del për gjah edhe e nxan nji zog ose naj kafshë tjetër që lejohet me u hanger, duhet me ia lshu gjakun me rrjedhë edhe me e mbulu gjakun me dhe.
14 Se jeta e çdo lloj gjallese asht gjaku i saj, sepse jeta asht në gjak. Për qata u kom thanë izraelitëve: “S'guxoni me hanger gjakun e asnji lloj gjallese, se jeta e çdo gjallese asht gjaku i saj. Kush han gjak, ka me u përjashtu.”
15 Nëse dikush, qoftë vendas a i huj, han mishin e nji kafshe që e kanë gjetë të dekun ose që e kanë shqy kafshët e egra, duhet me i la teshat e veta, me u la me ujë edhe ka me konë i papastër deri në mramje. Masanej ka me konë i pastër.
16 Po nëse nuk i lan teshat e veta edhe nuk lahet me ujë, ka me e majtë fajin për atë që ka ba.’»