Libri i tret i Musës 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kur dikush i bjen Jehovës nji kurban pi drithit, kurbani i tij duhet me u bo me miell t’imët. Ka me i qitë vaj përmi edhe me i vnu temjan.

2 Masanej ka me ua çu djemve t’Aronit, priftave. Prifti ka me marrë nji grusht pi atij mielli t’imët bashkë me vajin edhe krejt temjanin. Ka me i djegë në altar që me u bo tym, si pjesë simbolike e kurbanit. Ky asht nji kurban që digjet n’zjarr edhe ka erë t’mirë për Jehovën.

3 Qka mbetet pi kurbanit t’drithit i takon Aronit edhe djemve t’tij. Kjo asht diçka shumë e shenjtë pi kurbaneve që digjen n’zjarr për Jehovën.

4 Nëse i bjen Jehovës si kurban pi drithit diçka t’pjekun n’furrë, ajo duhet me u bo me miell t’imët: bukë n’formë unaze pa maja, t’bame me brumë me vaj, ose pogaçe t’holla pa maja, t’lyme me vaj.

5 Nëse kurbani yt pi drithit asht i pjekun mbi pllakë për pjekje, duhet me u bo me miell t’imët, me brumë pa maja e me vaj.

6 Duhet me e thy n’copa edhe me i qitë vaj përmi. Ky asht kurban pi drithit.

7 Nëse kurbani yt pi drithit asht i gatun n’tigan, duhet me u bo me miell t’imët edhe me vaj.

8 Qat kurban pi drithit që e ke përgatit qashtu, ka me ia pru Jehovës. Ka me ia dhanë priftit, e aj masanej ka me e çu te altari.

9 Prifti ka me marrë pak pi atij kurbani t’drithit edhe ka me e djegë në altar që me u bo tym, si pjesë simbolike e kurbanit. Ky asht nji kurban që digjet n’zjarr edhe ka erë t’mirë për Jehovën.

10 Qka mbetet pi kurbanit t’drithit i takon Aronit edhe djemve t’tij. Kjo asht diçka shumë e shenjtë pi kurbaneve që digjen n’zjarr për Jehovën.

11 Asnji kurban pi drithit që ia bini Jehovës s’bon me pas maja, se nuk guxoni me djegë n’zjarr as brum t’ardhun, as mjaltë, që me u bo tym si kurban për Jehovën.

12 Ti munesh me ia ofru Jehovës këto si kurban pi prodhimeve t’para, po s’bon me i çu te altari për me lëshu erë t’mirë.

13 Çdo kurbani pi drithit duhet me i qitë krypë. Krypa e besëlidhjes me Zotin tand s’bon me mungu te asnji kurban yt pi drithit. Bashkë me çdo kurban duhet me dhonë edhe krypë.

14 Nëse don me ia pru Jehovës nji kurban pi të korrat e para që jonë pjekë, duhet me ia ofru drithin e ri t’pjekun n’zjarr, me kokrra t’freskëta t’shtypuna trashë, si kurban pi të korrat e tua të para që jonë pjekë.

15 Ka me i qitë vaj edhe temjan përmi. Ky asht kurban pi drithit.

16 Prifti ka me marrë pak pi drithit t’shtypun edhe pi vajit, bashkë me krejt temjanin, edhe ka me i djegë që me u bo tym, si pjesë simbolike e kurbanit. Ky asht nji kurban që digjet n’zjarr për Jehovën.