Libri i tret i Musës 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

2 «Folju izraelitëve edhe thuju: ‘Festat e Jehovait që mbahen në kohët e caktume e që duhet me i shpallë, jonë mbledhje të shenjta. Këto jonë festat e mia:

3 Gjashtë ditë muni me punu, po dita e shtatë asht Sabat, ditë pushimi të plotë edhe mbledhje e shenjtë. S'guxoni me ba kurrfarë pune. Kudo që jetoni, ajo ditë duhet me konë Sabat për Jehovain.

4 Këto jonë festat e Jehovait që mbahen në kohët e caktume, mbledhje të shenjta që duhet me i shpallë në kohën e vet:

5 Ditën e 14-të të mujit të parë, kur nis me u errësu, asht Pashka e Jehovait.

6 Ditën e 15-të të qati muji fillon Festa e Bukëve pa Tharm për Jehovain. Shtatë ditë duhet me hanger bukë pa tharm.

7 Ditën e parë duhet me mbajtë nji mbledhje të shenjtë. S'guxoni me ba kurrfarë pune të randë.

8 Po për shtatë ditë duhet me i ofru Jehovait kurban me zjarr. Ditën e shtatë duhet me u mbajtë nji mbledhje e shenjtë. S'guxoni me ba kurrfarë pune të randë.’»

9 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

10 «Folju izraelitëve edhe thuju: ‘Kur të hyni në tokën që unë po jua jap edhe t'i korrni të korrat e asaj toke, duhet me ia çu priftit nji dujë pi të korrat e para.

11 Aj duhet me e tundë dujën andej-knej para Jehovait, që ju me pasë pëlqimin e tij. Prifti duhet me e ba këtë ditën mas Sabatit.

12 Atë ditë kur e tundni dujën andej-knej, duhet me ia ofru Jehovait si kurban që digjet krejt nji dash të ri pa të meta, që s'i ka ma shumë se nji vjet.

13 Bashkë me të duhet me ofru si kurban pi drithit dy të dhjetat e nji efe miell të imët të përzimë me vaj, si kurban me zjarr për Jehovain, me erë të këndshme. Duhet me ofru edhe nji të katërtën e nji hini venë si kurban i pijes.

14 Deri në ditën kur e bini kurbanin për Zotin e juve, s'guxoni me hanger bukë pi të korrat e reja, as kokrra të pjekuna, as drithë të freskët. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë për krejt brezat e juve, kudo që jetoni.

15 Pi ditës mas Sabatit, pra pi ditës kur e bini dujën për kurbanin që tundet, duhet me i numru shtatë Sabate. Duhet me konë shtatë javë të plota.

16 Duhet me i numru 50 ditë, deri në ditën mas Sabatit të shtatë, edhe atëherë duhet me ia ofru Jehovait nji kurban tjetër pi drithit.

17 Pi shpive të juve duhet me i pru dy bukë si kurban që tundet. Ato duhet me u ba me dy të dhjetat e nji efe miell të imët edhe me u pjekë me tharm. Këto jonë frytet e para të pjekuna për Jehovain.

18 Bashkë me bukët duhet me i ofru shtatë qingja meshkuj pa të meta, secili nji vjeç, edhe nji dem të ri e dy desh. Këto duhet me konë kurban që digjet krejt për Jehovain, bashkë me kurbanin përkatës pi drithit edhe kurbanet e pijes. Ky asht nji kurban me zjarr, me erë të këndshme për Jehovain.

19 Duhet me ofru edhe nji cjap të ri për kurban për gjynah, edhe dy qingja meshkuj nji vjeç për kurban të bashkësisë.

20 Prifti duhet me i tundë andej-knej para Jehovait si kurban që tundet, bashkë me bukët pi frytet e para të pjekuna edhe me dy qingjat meshkuj. Këto jonë të shenjta për Jehovain edhe duhet me i taku priftit.

21 Atë ditë duhet me shpallë që keni me mbajtë nji mbledhje të shenjtë. S'guxoni me ba kurrfarë pune të randë. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë për krejt brezat e juve, kudo që jetoni.

22 Kur t'i korrni të korrat e tokës së juve, mos e korrni arën deri në skaj edhe mos i mblidhni ato që kanë mbetë mas korrjes. Lënju ato të vorfnive edhe të hujve që jetojnë mes juve. Unë jom Jehovai, Zoti i juve.’»

23 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

24 «Thuju izraelitëve: ‘Ditën e parë të mujit të shtatë duhet me pushu krejt. Kjo asht nji ditë përkujtimi që duhet me u shpallë me tinguj borish, nji mbledhje e shenjtë.

25 S'guxoni me ba kurrfarë pune të randë edhe duhet me ia ofru Jehovait nji kurban me zjarr.’»

26 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

27 «Ditën e dhjetë të qati muji të shtatë asht Dita e Shlyerjes së Gjynaheve. Duhet me mbajtë nji mbledhje të shenjtë, me u përulë me pikëllim edhe me ia ofru Jehovait nji kurban me zjarr.

28 Atë ditë s'guxoni me ba kurrfarë pune, se asht Dita e Shlyerjes së Gjynaheve, kur para Jehovait, Zotit të juve, ka me u ba shlyerja e gjynaheve për ju.

29 Kush nuk përulen me pikëllim atë ditë, duhet me u përjashtu pi popullit të vet.

30 Unë kom me e zhdukë pi popullit të vet secilin që ban çfarëdo pune atë ditë.

31 S'guxoni me ba kurrfarë pune. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë për krejt brezat e juve, kudo që jetoni.

32 Kjo ditë asht për ju Sabat, ditë pushimi të plotë. Ditën e nantë të mujit, në mramje, duhet me u përulë me pikëllim. Pi asaj mramjeje deri në mramjen tjetër duhet me e mbajtë Sabatin.»

33 Jehovai ka vazhdu me i thanë Moisiut:

34 «Thuju izraelitëve: ‘Ditën e 15-të të qati muji të shtatë fillon Festa e Kasolleve, që duhet me u festu shtatë ditë për Jehovain.

35 Ditën e parë duhet me u mbajtë nji mbledhje e shenjtë. S'guxoni me ba kurrfarë pune të randë.

36 Për shtatë ditë duhet me ia ofru Jehovait kurban me zjarr. Ditën e tetë duhet me mbajtë nji mbledhje të shenjtë edhe me ia ofru Jehovait nji kurban me zjarr. Kjo asht nji mbledhje solemne. S'guxoni me ba kurrfarë pune të randë.

37 Këto jonë festat e Jehovait që mbahen në kohët e caktume, kur duhet me shpallë mbledhje të shenjta për me ia ofru Jehovait kurbanet me zjarr, pra kurbanet që digjen krejt, kurbanet përkatëse pi drithit edhe kurbanet e pijes, qysh kërkohet për secilën ditë.

38 Këto jonë përveç kurbaneve që i ofroni në Sabatet e Jehovait, edhe përveç dhuratave të juve, kurbaneve që i keni premtu edhe dhuratave që i jepni me dëshirë për Jehovain.

39 Ditën e 15-të të mujit të shtatë, kur t'i keni mbledhë frytet e tokës, duhet me e festu festën e Jehovait për shtatë ditë. Dita e parë edhe dita e tetë duhet me konë ditë pushimi të plotë.

40 Ditën e parë duhet me marrë fryte pi drujt e bukur, degë palmash, degë pi drujt me shumë gjethe edhe degë plepash pi luginës. Edhe duhet me u gëzu shtatë ditë para Jehovait, Zotit të juve.

41 Këtë festë duhet me e festu për Jehovain shtatë ditë çdo vjet, në mujin e shtatë. Ky rregull ka me vlejtë përgjithmonë për krejt brezat e juve.

42 Duhet me jetu shtatë ditë në kasolle. Krejt ata që jonë vendas në Izrael duhet me jetu në kasolle.

43 Qashtu brezat që kanë me ardhë kanë me e ditë që unë i kom lanë izraelitët me jetu në kasolle kur i kom nxjerrë pi Egjiptit. Unë jom Jehovai, Zoti i juve.’»

44 Kështu Moisiu u ka folë izraelitëve për festat e Jehovait që mbahen në kohët e caktume.