Libri i tret i Musës 3
1 Nëse kurbani i tij asht kurban i bashkësisë edhe aj don me bo kurban nji kafshë mashkull a femën pi tufës së gjedheve, duhet me e pru para Jehovait nji kafshë pa asnji të metë.
2 Aj duhet me ia vnu dorën mbi kry kurbanit të vet, edhe kafsha duhet me u therë te hyrja e tendës së takimit. Djemt e Aronit, priftat, duhet me e spërkat gjakun në krejt anët e altarit.
3 Aj duhet me ia dhonë Jehovait nji pjesë të kurbanit të bashkësisë si kurban që digjet në zjarr: dhjamin që i mbulon pjesët e mbrendshme të barkut, krejt dhjamin rreth tyne,
4 edhe të dy veshkat bashkë me dhjamin që e kanë rreth vetes, aty te ijët. Edhe dhjamin që asht te mëlçia duhet me e hjek bashkë me veshkat.
5 Djemt e Aronit duhet me i djegë krejt kto në altar derisa me u bo tym, përmi kurbanin që digjet krejt, që gjindet mbi drut përmi zjarr. Ky asht nji kurban që digjet në zjarr, me erë të mirë për Jehovain.
6 Nëse kurbani i tij i bashkësisë për Jehovain asht pi tufës së bagëtive të imta, aj duhet me pru nji kafshë mashkull a femën pa asnji të metë.
7 Nëse aj don me bo kurban nji dash të ri, duhet me e pru para Jehovait.
8 Aj duhet me ia vnu dorën mbi kry kurbanit të vet, edhe kafsha duhet me u therë para tendës së takimit. Djemt e Aronit duhet me e spërkat gjakun e saj në krejt anët e altarit.
9 Aj duhet me ia dhonë Jehovait dhjamin e kurbanit të bashkësisë si kurban që digjet në zjarr. Duhet me ia hjek krejt bishtin e dhjamtë qysh te rrânja e bishtit, dhjamin që i mbulon pjesët e mbrendshme të barkut, krejt dhjamin rreth tyne,
10 edhe të dy veshkat bashkë me dhjamin që e kanë rreth vetes, aty te ijët. Edhe dhjamin që asht te mëlçia duhet me e hjek bashkë me veshkat.
11 Prifti duhet me i djegë krejt kto në altar derisa me u bo tym, si ushqim, nji kurban që digjet në zjarr për Jehovain.
12 Nëse kurbani i tij asht nji dhi, atëherë aj duhet me e pru para Jehovait.
13 Aj duhet me ia vnu dorën mbi kry, edhe dhia duhet me u therë para tendës së takimit. Djemt e Aronit duhet me e spërkat gjakun e saj në krejt anët e altarit.
14 Pjesa që aj duhet me ia dhonë Jehovait si kurban që digjet në zjarr asht dhjami që i mbulon pjesët e mbrendshme të barkut, krejt dhjami rreth tyne,
15 edhe të dy veshkat bashkë me dhjamin që e kanë rreth vetes, aty te ijët. Edhe dhjamin që asht te mëlçia duhet me e hjek bashkë me veshkat.
16 Prifti duhet me i djegë krejt kto në altar derisa me u bo tym, si ushqim, nji kurban që digjet në zjarr e që ka erë të mirë. Krejt dhjami i takon Jehovait.
17 Kudo që jetoni, ky rregull ka me vlejt përgjithmonë për krejt brezat e juve: Nuk duhet me hanger hiç dhjam, as gjak.‘“