Libri i tret i Musës 8

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Jehovai i tha prapë Moisiut:

2 “Merre Aronin edhe djemtë e tij, bashkë me teshat, vajin për me i ly, demin për kurbanin e mëkatit, dy deshtë edhe shportën me bukë pa maja,

3 edhe thirre krejt bashkësinë me u mbledh te hyrja e tendës së takimit.”

4 Moisiu e ka bo bash qysh e ka urdhnu Jehovai, edhe krejt bashkësia u mblodh te hyrja e tendës së takimit.

5 Moisiu i tha bashkësisë: “Këtë që po e bojmë tash, na e ka urdhnu Jehovai.”

6 Masanej Moisiu i ka afru Aronin edhe djemtë e tij, edhe i ka la me ujë.

7 Aronit ia ka vesh petkun e gjatë, ia ka lidh brezin për mesi, ia ka vesh teshën e sipërme pa mëngë, ia ka vnu efodin edhe ia ka lidh fort me brezin e thurun të efodit.

8 Masanej ia ka vnu xhepin e gjoksit edhe i ka shti mrena Urimin edhe Tumimin.

9 Ia ka vnu çallmën në krye edhe përpara çallmës ia ka ngjit pllakën e artë që shkëlqente, shenjën e shenjtë të përkushtimit që mbahej në ballë, bash qysh e ka urdhnu Jehovai Moisiun.

10 Masanej Moisiu e ka marrë vajin për me ly, e ka ly tendën e shenjtë edhe krejt çka u konë mrena saj, edhe i ka shenjtëru krejt.

11 Masanej ka spërkat pak pi atij vaji shtatë herë mbi altar. E ka ly altarin edhe krejt sendet që i takojshin atij, bashkë me legenin edhe mbajtësen e tij, për me i shenjtëru.

12 Në fund i ka qit pak pi atij vaji mbi krye të Aronit edhe e ka ly me vaj për me e shenjtëru.

13 Masanej Moisiu i ka thirr djemtë e Aronit me u afru, ua ka vesh petkat e gjata, ua ka lidh brezat edhe ua ka vnu mbulesat e kryt, bash qysh e ka urdhnu Jehovai Moisiun.

14 Masanej e ka pru demin për kurbanin e mëkatit, edhe Aroni me djemtë e tij i kanë vnu durt mbi krye të demit për kurbanin e mëkatit.

15 Moisiu e ka therë demin, ka marrë pak pi gjakut me gisht edhe e ka qit mbi brinat në krejt anët e altarit. Qeshtu e ka pastru altarin pi mëkatit. Gjakun që ka mbet e ka derdh te fundi i altarit për me e shenjtëru, që aty me mujt me u bo shlyerja e mëkateve.

16 Masanej Moisiu e ka marrë krejt dhjamin rreth pjesëve të mbrendshme, dhjamin mbi mëlçi, të dy veshkat edhe dhjamin e tyne, edhe i ka djeg krejt mbi altar që me u çu tymi.

17 Pjesën tjetër të demit, lëkurën, mishin edhe çka u konë mrena zorrëve, ka bo me u djeg jashtë kampit, bash qysh e ka urdhnu Jehovai Moisiun.

18 Masanej e ka pru dashin për kurbanin që digjet krejt, edhe Aroni me djemtë e tij i kanë vnu durt mbi krye të dashit.

19 Moisiu e ka therë dashin edhe e ka spërkat gjakun në krejt anët e altarit.

20 Moisiu e ka pre dashin copa-copa, edhe e ka djeg kryet, copat e mishit edhe dhjamin e veshkave, që me u çu tymi.

21 Pjesët e mbrendshme edhe pjesët e poshtme të kambëve i ka la me ujë. Masanej Moisiu e ka djeg krejt dashin mbi altar, që me u çu tymi. Ky u konë nji kurban që digjej krejt, me erë të këndshme. U konë nji kurban i bo me zjarr për Jehovain, bash qysh e ka urdhnu Jehovai Moisiun.

22 Masanej e ka pru dashin e dytë, dashin për emnimin si priftërinj, edhe Aroni me djemtë e tij i kanë vnu durt mbi krye të dashit.

23 Moisiu e ka therë dashin, ka marrë pak pi gjakut të tij edhe ia ka qit Aronit në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë edhe në gishtin e madh të kambës së djathtë.

24 Masanej Moisiu i ka afru djemtë e Aronit edhe u ka qit pak pi gjakut në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë edhe në gishtin e madh të kambës së djathtë. Gjakun që ka mbet, Moisiu e ka spërkat në krejt anët e altarit.

25 Masanej e ka marrë dhjamin, bishtin me dhjam, krejt dhjamin rreth pjesëve të mbrendshme, dhjamin mbi mëlçi, të dy veshkat edhe dhjamin e tyne, bashkë me kofshën e djathtë.

26 Pi shporta me bukë pa maja, që u konë para Jehovait, e ka marrë nji bukë në formë unaze pa maja, nji bukë në formë unaze të bo me brumë me vaj edhe nji bukë të sheshtë. I ka vnu përmi copat e dhjamit edhe përmi kofshën e djathtë.

27 Masanej krejt këto ua ka vnu në duer Aronit edhe djemve të tij, edhe ka nisë me i lëkund para-mbrapa para Jehovait si kurban që lëkundet.

28 Masanej Moisiu ua ka marrë pi duerve edhe i ka djeg mbi altar, përmi kurbanin që digjej krejt, që me u çu tymi. Ky u konë nji kurban për emnimin si priftërinj, me erë të këndshme. U konë nji kurban i bo me zjarr për Jehovain.

29 Masanej Moisiu e ka marrë pjesën e gjoksit edhe e ka lëkund para-mbrapa para Jehovait si kurban që lëkundet. Kjo pjesë e dashit për emnimin si priftërinj i ka taku Moisiut, bash qysh e ka urdhnu Jehovai Moisiun.

30 Masanej Moisiu ka marrë pak pi vajit për me ly edhe pak pi gjakut që u konë mbi altar, edhe e ka spërkat Aronin edhe teshat e tij, bashkë me djemtë e tij edhe teshat e tyne. Qeshtu i ka shenjtëru Aronin edhe teshat e tij, bashkë me djemtë e tij edhe teshat e tyne.

31 Masanej Moisiu i ka thanë Aronit edhe djemve të tij: “Ziejeni mishin te hyrja e tendës së takimit edhe hajeni aty bashkë me bukën pi shporta e emnimit si priftërinj, se mu më asht dhanë ky urdhën: ‘Aroni edhe djemtë e tij kanë me e hangër.’

32 Krejt çka tepron pi mishit edhe bukës, digjeni.

33 S’keni me u largu pi hyrjes së tendës së takimit për shtatë ditë, derisa t’kalojnë ditët e emnimit tuej si priftërinj, se ka me zgjatë shtatë ditë me ju emnu si priftërinj.

34 Krejt çka kemi bo sot, e ka urdhnu Jehovai, që me u bo shlyerja e mëkateve për ju.

35 Keni me nejt shtatë ditë, ditë e natë, te hyrja e tendës së takimit edhe me e kry detyrën që e keni ndaj Jehovait, që mos me vdekë, se qeshtu më ka urdhnu.”

36 Aroni edhe djemtë e tij i kanë bo krejt ato që i ka urdhnu Jehovai përmes Moisiut.