Luka 15

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Krejt personat që i marrën parët njerzve për shtetin [taksambledhësit ] edhe gabimqarët ju kan afru ngat Jezusit për me ngu. 2 Përqata farisenjtë edhe ata personat që i studiojnë shkrimët [skribët] ankoheshin edhe folshin nëmer veti: „Ky njeri i hap kraht për gabimqarët edhe han me ta.“ 3 Tani Jezusi e tha ket krahasim: 4 „Cili prej juve i ka 100 dele edhe qofse njona pi tynve hupet, nuk i le 99 në fushë e me shku me lyp atë që ka hup deri sa e gjon. 5 Edhe kur e gjon atë që e ka hup, e merr, e qet në krahin e vet edhe gzohet. 6 Sa ka ardh te shpia i thirr bashk shokt e vet edhe kujshit edhe i thot atynve: ‚Gzonu me mu pse une e kom gjet delen që e kam hup.‘ 7 Une po ju thom: Bash qashtu ka në hava [qiell] ma shumë gzim për nji gabimqar që i bjen pishmon për gabimet e veta se sa për 99 njerzt të drejt që nuk kanë nevoj zoti mi ja fal gabimet.
8 Ose ta marrim që ni grua i ka 10 dinar [drahma] edhe e hup nja pi tynve. A nuk e kall dritën [llambën] edhe e fshin shpijen e saj bash qysh duhet edhe e lyp mirë derisa e gjon qat dinarin? 9 Edhe sa e gjet dinarin, i thirr bashk shoqet edhe kujshit edhe thot: ‚Gzonu me mu, sepse e kom gjet dinarin që e kam hup.‘ 10 Une po ju thom juve: Bash qashtu gzohen melaqet [engjëjt] e zotit për nji gabimqar që i bje pishmon për gabimet e veta.“
11 Masanej tha: „Nji njeri i ka dy djem. 12 Aj ma i riju i thot nji ditë: ‚Bab, ama pjesen e pasunis që më takon mu.‘ Tani baba ja ndan pasunin dy djemve. 13 Do ditë ma vonë ky djali i ri i merr krejt senet që i takojn edhe e merr ni rrug në gyrbet, në nji ven shumë larg nga shpia. Aty aj e çon nji jet kurvallaqe [pa moral] edhe i harxhit krejt qka ka pasë. 14 Kur nuk ka mo kurrgjo bohet qat ven nji zi buke edhe s’ka mo me hangër. Aj bjen në nevojë të rron 15 edhe vjen deri qaty që nji njeri i ati venit e vendos me qit te thit [derrat] mi rrujt në arë. 16 Atijna i bjen malli me hangër edhe mu ngi me bukën e kafsheve [bishtajat] që ata thit e hajn. Por atij kurrkush nuk i jep diçka.
17 Në fund, kur i bjen në men, thot: ‚Sa shumë punëtort e babës tem kanë boll bukë e une po du me dek pi untit [urris]. 18 Une po çohna edhe po kthena te baba jem edhe kom mi thon: ‚Bab, une kom gabu kundra havajës [qiellit] edhe kundra teje. 19 Une nuk meritoj mo mu kon djali yt. Bonum sikur ni puntor i yti.‘ 20 Kështu aj çohet edhe shkon te baba. Kur ke hala larg, baba e pa pi s’largit edhe i erdh shumë gjynah. N’gajti, e qafi edhe e puthi me mall. 21 Tani djali thot: ‚Bab, une kom gabu kundra havajës [qiellit] edhe kundra teje. Une nuk meritoj mo mu kon djali yt.‘ 22 Por baba i thot hysmexharëve të vet: ‚Shpejt, bjeni nji mantill të gjat, ma t‘mirin, edhe veshjani. Qitnja nji unaz në dorë edhe mathjani sandalet në kom. 23 Masanej bjerne viçin e shnosh, preni edhe le ta hajm e le të gzohemi, 24 sepse ky djali jem u konë i dekun e u kthy apet n’jet. U konë i hupt edhe u gjet.‘ Kshtu ata fillojn me festu.
25 Qat kohë djali ma i madh u konë në arë. Kur u afru ngat shpijes, niti kongt edhe kcime [valle]. 26 Përqata e thirri nji hysmexhar edhe e veti qka u bo aty. 27 Hysmexhari i tha: ‚Vllavi jot u kthy edhe baba yt e ka pre nji viç të shnosh, sepse vllavi yt erdhi shnosh e mirë.‘ 28 Por ky vllavi i madh u idhnu edhe s’deshte me hi mrena. Tani baba doli jasht edhe e luti djalin i madh me hi mrena. 29 Por aj i tha babës: ‚Sa shumë vjet kom punu si nji hysmexhar për ty edhe as nji herë nuk e kom shkel fjalën tane. E ti as nji herë nuk ma ke dhon nji dhij për mu knaq me shokt e mi. 30 Por kur u kthy ky djali yt që e hangri krejt pasunin tane me kurvat e veta, menjiherë e prejte nji viç të shnosh për atë.‘ 31 E baba i tha: ‚O djali jem, ti je konë gjith me mu edhe krejt qka osht e jemja, osht e jotja. 32 Por na duhet mu gzu edhe me festu pa çare, sepse ky vllavi yt u konë i dekun e u kthy apet n'jet. U konë i hupt edhe u gjet.‘“