Luka 18

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Masanej aj ju kallxoj nji krahasim, për me ju kallxu pse asht kaq me randësi me u lutë gjithmon edhe mos me u dorëzu kurrë. 2 Tha: „Në nji qytet ishte nji gjykatës që s’kishte tutë prej Zotit edhe s’kishte as respekt për njerz. 3 Në qat qytet ishte edhe nji vejushkë, që shkonte përherë te gjykatësi e i thojke: ‘Ma jep të drejtën në rastin tem kundër kundërshtarit tem në gjyq!’ 4 Për nji kohë aj nuk deshti me ja bo. Po masanej tha me veti: ‘Edhe pse s’kam tutë prej Zotit e as respekt për njerzit, 5 masi qikjo vejushkë po mërzit pa nalë, kam me ja dhanë të drejtën, që mos me ardhë apet e mem lodhë me kërkesën e saj.’“ 6 Zotnia shtoi: „Ngoni qka ka thanë gjykatësi, edhe pse ishte i padrejtë! 7 A nuk ka me ju dhanë Zoti paqare të drejtën të zgjedhunve të vet, që e thirrin ditë e natë, derisa aj po kallxon durim me ta? 8 Po ju thom: Aj ka me ju dhanë të drejtën shumë shpejt. Po kur të vjen Biri i njeriut, a ka me gjetë përnime qit lloj besimi në tokë?“

9 Aj ju kthye edhe dove që u mbështetshin në drejtësin e vet edhe i shihshin të tjerët si kurgjo, e ju kallxoj qit krahasim: 10 „Dy burra hypën në tempull për me u lutë, njoni Farise e tjetri u kan që i ka mbledh paret (haraqin). 11 Fariseu rrinte në kambë edhe lutej me veti: ‘O Zot, po të falënderoj që s’jom si krejt tjerët, grabitës, të padrejtë, kurvarë, e sidomos jo si qiky taksamledhës. 12 Une ninoj dy herë në javë edhe e jap të dhjetën pi krejt qka fitoj.’ 13 Tagrambledhësi, përkundrazi, rrinte pak larg, edhe s’guxonte as sytë me i çu kah havaja, po e rrehte gjyksin shpesh e thoshte: ‘O Zot, ki dhimt për mu, nji gjynahqar.’ 14 Po ju thom: Ky njeri u kthye në shpi ma i drejtë para Zotit se Fariseu. Se secili që e ban veten të nalt, ka me u ulë, po kush e ulë veten, ka me u naltu.“

15 Tash njerzt po ja sillshin Jezusit edhe thfmitë e vegjël, që aj me i prekë, po kur nxansat e panë këtë, nisën me i ndalë. 16 Po Jezusi i thirri thfmitë e vegjël te vetja edhe tha: „Leni thfmitë me ardhë te unë! Mos i pengoni, se mretnia e Zotit ju takon njerzve si kta. 17 Përnime po ju thom: Kush nuk e pranon mbretninë e Zotit si nji thfmijë, asnjëher s’ka me hy në të.“

18 Nji udhëheqës deshti me ditë prej tij: „Msues i mirë, qka duhet me bo për me trashëgu jetë të amshume?“ 19 Jezusi ju përgjigj: „Pse po më quen të mirë? Kërkush s’asht i mirë përveç njonit: Zotit. 20 Ti i din urdhnimet: ‘Mos bo kurvni’, ‘Mos vra’, ‘Mos vjedh’, ‘Mos jep dëshmi të rreme’, ‘Nderoje babën edhe nanën tane’.“ 21 Burri tha: „Krejt këto i kam mbajtë prej kur jam kan thfimij.“ 22 Kur Jezusi e ngoj kët, i tha: „Edhe nji sen po të mungon: shite krejt qka ki, jepja të vorfnive paret, edhe ke me pasë thesar në hava. Masanej hajde, e ndjekum mu!“ 23 Kur burri e nivi kët, u mërzit shum se u kan tepër i pasun.

24 Jezusi e kqyri edhe tha: „Sa zor ka me kan për ata që kanë pare me hy në mretninë e Zotit! 25 Përnime, ma lehtë asht për nji deve me kalu nëpër vrimën(birën) e gjylpanës, se për nji të pasun me hy në mretninë e Zotit.“ 26 Ata që po e ngonshin e vetën: „Kush, pra, mundet me u shpëtu?“ 27 Aj tha: „Ajo që asht e pamundshme për njerz, asht e mundshme për Zotin.“ 28 Atëher Pjetri tha: „Kqyr, na kemi lanë krejt qka kishim edhe të kemi ndjekë ty.“ 29 Aj ju përgjigj: „Përnime po ju thom: S’ka njeri që e ka lanë shpin, grunë, vllaznit, prindtë a thfmitë për shkak të mbretnisë së Zotit, 30 e që s’ka me marrë shumë herë ma shumë në qit kohë, edhe në kohën e ardhshëm jetën e amshume.“

31 Masanej i mori të Dymbëdhjetët anash edhe ju tha: „Po hypim për Jerusalem, edhe krejt qka asht shkru prej pejgamberëve për Birin e njeriut ka me u përmbushë. 32 Për shembull, kanë me ja dorëzu njerzve prej kombeve tjera, kanë me e përqeshë, kanë me e poshtëru edhe kanë me e pshty. 33 Edhe masi ta rrahin me kamxhik, kanë me e mbytë, po ditën e tretë ka me u ringjallë.“ 34 Po ata s’e kuptun qka domethanë krejt këto gjana, se kuptimi i këtyne fjalëve ishte i msheftë prej tyne. Ata s’e kuptun qka u tha.

35 Kur Jezusi po i afrohej Jerikos, nji qorr(nuk sheh) rrinte ulë anash rrugës edhe lypte lëmoshë. 36 Aj e nivi kallabllakun tu kalu atypari edhe deshti me ditë qka po ndodhte. 37 I tregun: „Jezusi Nazareas po kalon.“ 38 Atëher aj thirri me za të madh: „Jezus, Biri i Davidit, ki dhimt për mu!“ 39 Ata që ishin përpara i thanë me inat me heshtë(mos me fol), po aj bërtiti edhe ma shumë: „Biri i Davidit, ki dhimt për mu!“ 40 Atëher Jezusi u nal edhe urdhnoi me ja pru atë burrë. Kur qorri ju afru, Jezusi e veti: 41 „Qka po don? Qka me bo për ty?“ Aj ju lut: „Zotni, po du me pa apet.“ 42 Jezusi i tha: „Ke me pa apet. Besimi yt të ka shnosh.“ 43 Në qat moment ju kthye të pamit. Aj e ndoqi Jezusin edhe nisi me i dhanë lavdi Zotit. Edhe krejt njerzt që e panë këtë, e lavdërun Zotin.