Luka 2
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Në ato ditë, Cezari Augusti e nxjerri urdhnin me u regjistru krejt banorët e perandorisë. 2 (Ky u kan regjistrimi i parë, kur Kiriniusi ishte guvernator i Sirisë.) 3 Krejt u nisën me u regjistru, secilli në qytetin e vet. 4 Edhe Jozefi u nis prej Nazaretit të Galilesë e u ngjit në Jude, në qytetin e Davidit, që thirret Betlehem, se u kan prej shpisë e fisit të Davidit. 5 Ai shkoj bashkë me Marinë me u regjistru. Marinë tash e kishte marrë për grue, qysh ishte premtu, dhe ajo u kan tash shtatzanë . 6 Sa ishin aty, Marisë i erdh koha me lindë. 7 Ajo e lindi djalin e vet, të parëlindunin, e mbështolli me pelena dhe e qiti në nji grazhd, se në venin ku po rrishin se nuk ka pas ven për ta.
8 Në ato anë ka pas qoban, që rrishin jashtë në fushë, dhe naten i rujshin kopen. 9 Paprit, para tyne doli melaqja e Jehovës, dhe lavdia e Jehovës i ndriti rreth e rrotull. Ata u tutën shumë. 10 Po melaqja u tha: “Mos u tutni! Se ja, po ju bi ni lajm të mirë, që ka me i gëzu krejt popullin. 11 Sot, në qytetin e Davidit, ju ka lindë nji Shpëtimtar. Ai është Krishti, Zotnia. 12 Kjo ka me kanë shenja për ju: keni me gjetë ni foshnjë (bebe) që ves sa ka lind, të mbështjellun me pelena, e të shtrim në grazhd.” 13 Menjëher, me melaqen u (paraqit) shfaq nji ushtri e madhe me melaqe në hava, që po e lavdonte Zotin e po thojshin: 14 “Lavdi Zotit nalt në hava, dhe paqe në tokë mes njerzve që e kanë pëlqimin e Tij.”
15 Kur melaqet u kthyen në hava, qobant i thanë njani-tjetrit: “Hajde, paqare duhet me shku në Betlehem me pa se qka ka ndodhë, qka na e ka kallxu Jehova.” 16 U nisën menjëher, dhe e gjetën Marinë, Jozefin, edhe foshnjën(beben), tu nejtë në grazhd. 17 Kur e panë, i kallxun se çka u ishte thanë për këtë thfëmij (bebe). 18 Krejt ata që e nijnë, u çuditën prej asaj që thanë qobanat. 19 Po Maria i mbajti krejt këto fjalë mbrenda vetes, edhe po i sillte në zemër,e po mendonte për to. 20 Qobant u kthyen apet. Ata po e madhnonin e po e lavdonin Zotin për krejt qka kishin nij e çka kishin pa. Krejt ishte ba qysh u thanë ma herët.
21 Mas tetë ditësh, kur erdh koha me e rrethpre thfëmijën, ia vunë emnin Jezus, emnin që melaqja e kishte thanë qysh para se me u ngjizë (lind).
22 Masanej erdh koha për kurbanin e pastrimit, qysh e lypte ligji i Moisiut, edhe Maria e Jozefi e çunë Jezusin në Jerusalem me ia paraqit Jehovës, 23 qysh shkrun në ligjin e Jehovës: “Çdo mashkull i parëlindun ka me u thirr i shenjtë për Jehovën.” 24 Edhe e dhanë kurbanin, qysh e lyp ligji i Jehovës: “dy turtuj, ose dy pëllumba të ri.”
25 Në ato ditë, në Jerusalem ishte nji burrë i drejtë e besimtar, me emnin Simeon. Ai po pritke ngushëllimin për Izraelin, edhe Fryma e Shenjtë ishte me të. 26 Përmes Frymës të Shenjtë, Zoti ia kishte kallxu që s’ka me dekë pa e pa Krishtin e Jehovës. 27 I shtymë prej frymës shenjtë, ai erdh në tempull. Kur prindërit e prun thfëmijën Jezus mrenda, me i bo ato që e kërkonte zakoni i ligjit, 28 Simeoni e mori thfëmijën n’krah, e lavdoi Zotin e tha: 29 “Tash, o Zot Sovran, po e liron shërbëtorin tand me shku në paqe, qysh i ke premtu. 30 Se sytë e mi e panë shpëtimin, 31 që Ti e përgatite me u pa prej krejt popujve: 32 nji dritë për me ua ju kallxu kombeve, dhe mu kan lavdi për popullin tand, Izraelin.” 33 Babai e nëna u çuditën me krejt qka po thuheshin për thfëmijën. 34 Simeoni i bekoi, edhe i tha Marisë, nanës së tij: “Ky thfëmijë është caktu me bo që shumë në Izrael me ra, e shumë me u çu apet. Ai ka me kan shenjë, kundër së cilës kanë me fol. 35 Edhe ty ka me të shpu nji shpatë e gatë, që me dalë në dritë ose shesh (arsyetimet) ose menimet e shumë zemrave.”
36 Aty ishte edhe Ana, bija e Fanuelit, prej fisit të Asherit, profeteshë, veç u kan në moshë të shtyme. Mas martesës, kishte jetu shtatë vjet me burrin e saj. 37 Masanej ajo meti vejushë, e tash u kan 84 vjeçe. Ajo kurr s’mungonte në tempull. Ditë e natë i shërbente Zotit me agjërim (mini) e me lutje. 38 Taman në at dakik u afru edhe ajo dhe ja nisi me falënderu Zotin, dhe u foli për thfëmijën krejt atyne që po pritshin çlirimin e Jerusalemit.
39 Kur i krynë krejt, qysh e lypke ligji i Jehovës, u kthyen në Galile, në qytetin e tyne në Nazaret. 40 Thfëmija po rritej e po forcohej, po mbushej me mençuri, dhe pëlqimi i Zotit u kan mbi të.
41 Prindërit e tij kishin zakon me shku çdo vit në Jerusalem për festen e Pashkës. 42 Kur Jezusi i bani 12 vjet, u ngjitën atje, qysh ishte zakoni për festen. 43 Mas ditëve të festës, kur u nisën për në shpi, Jezusi i ri mbeti në Jerusalem, e prindërit s’e vërejtën që ka hup. 44 Ata mendun se është me udhëtarët tjerë, edhe ecën ni ditë udhë. Masanej ja nisën me e lypë mes të afërmve e të njofshmve. 45 Kur s’e gjetën, u kthyen në Jerusalem me e kërku kudo (kamas). 46 Mas tri ditësh, më në fund e gjetën në tempull, tu nejtë në mes të msuesve, po i nigonte edhe po i bënte pyetje(po i veste). 47 Krejt ata që po e nigonin, po çuditshin për mençunin e tij edhe për përgjigjet e tij. 48 Kur e panë prindërit, mbetën pa fjalë. Nana e tij i tha: “Bir, pse na e bone kët? Se, unë e baba yt të kemi lypë me merak të madh.” 49 Ai u tha: “Pse më keni lypë? A s’e ditët që unë duhet me kan në shpinë e Babës tem?” 50 Po ata s’e kuptun qka po dojke me ju thanë.
51 Masanej u kthye me ta në Nazaret, dhe ai vazhdoi me iu nënshtru atyne. Nana e tij i ruajti krejt këto fjalë në zemër. 52 Jezusi po rritej në mençuri e në shtat(trup), edhe po fitonte gjithmon e ma shumë pëlqim te Zoti edhe te njerëzit.