Luka 3
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Në vitin e 15-të të sundimit të Tiberit Cezar, Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë. Herodi ishte sundues i Galilesë. Vllau i tij Filipi ishte sundues i Iturajës edhe i Trakonitit. Lisaniasi ishte sundues i Abilenës. 2 Në kohën kur kryepriftër ishin Ana edhe Kajafa, Gjoni, djali i Zakarisë, në shkretin e mori nji fjalë prej Zotit.
3 Atëher Gjoni shkoi nëpër krejt rrethin e Jordanit edhe po u predikonte njerëzve pagëzimin, si shenjë pendimi, që me u falë mëkatet(gjynahet). 4 Qysh shkrun te libri i profetit Isaia: “Nji zë po thirr në shkretin: ‘Përgatitni udhën e Jehovës! Bani shtigjet e Tij të drejta. 5 Çdo luginë le të mbushet, e çdo mal e kodër le të ulet. Shtigjet e shtremta le të drejtohen, e udhët me gunga le të rrafshohen. 6 Edhe krejt njerëzit kanë me pa qysh Zoti e bjen pshtimin.’”
7 Kur turmat erdhën me u pagëzu prej tij, ai u tha: “Ju farë gjarpërinjsh, kush ju tha që muneni me ik prej zemrimit që po vjen? 8 Pra, bani vepra që kallxojn pendim. Mos thoni me vete: ‘Na e kemi Abrahamin babë.’ Se po ju thom: Zoti munet edhe prej këtyne gurëve me nxjerrë thfëmijë për Abrahamin. 9 Edhe sakica veç ashtë te rrënja e drunjve. Çdo dru që s’jep fryt të mirë, pritet e qitet në zjarm.”
10 Njerëzit e veten: “Atëher qka me bo?” 11 Ai u tha: “Kush i ka dy par tesha, le ta ndajë me atë që s’ka. Edhe kush ka ushqim, le të bojë njëjtë.” 12 Edhe ata që mledhin harqin erdhën me u pagëzu e thanë: “Msues, qka me bo?” 13 Ai u tha: “Mos merrni ma shumë se sa ju takon.” 14 Edhe ushtarë e vetën: “Po na, qka me bo?” Ai u tha: “Mos i shtrëngoni njerëzit, mos i rënoni me akuza të rreme, edhe knaquni me rrogën që merrni.”
15 Njerëzit tash ishin në pritje, edhe krejt po mendonin në zemër: “Mos është ky Krishti?” 16 Gjoni u përgjigj krejtve: “Unë po ju pagëzoj me ujë. Po vjen Ai që është ma i fortë se unë. Unë s’jam as i denjë me ia zgidhë lidhëset e sandaleve. Ai ka me ju pagëzu me Frymë të Shenjtë dhe me zjarm. 17 E ka shoshën në dorë me e pastru mirë lëmin. Grunin ka me e mbledhë e me e qitë në hambar, po bykun ka me e djegë me zjarm që nuk nalet (s’fiket).”
18 Edhe me shumë fjalë tjera i këshillonte njerëzit, edhe po ua shpallte lajmin e mirë. 19 Po kur e qortoi Herodin, sunduesin e Galilesë, për Herodian, grun e vllaut të tij, dhe për krejt të këqijat që i kishte bo, 20 Herodi e shtini Gjonin në burg. Kështu, ai i shtoi edhe ma shumë fajet e veta.
21 Kur krejt njerëzit po pagëzoheshin, u pagëzu edhe Jezusi. Derisa po lutej, u çel havaja, 22 edhe Fryma e Shenjtë zhdrypi mbi të si pëllumb. Edhe u ni ni zë prej havas: “Ti je Biri jem, Biri jem i dashun. Jam i kënaqur me ty.”
23 Kur Jezusi e nisi shërbimin e vet, ishte diku rreth 30 vjeç. Njerëzit e konsiderojshin si
djalin e Jozefit,
djali i Helit,
24 djali i Matthatit,
djali i Levit,
djali i Melkiut,
djali i Jannait,
djali i Jozefit,
25 djali i Mattathiasit,
djali i Amosit,
djali i Nahumit,
djali i Eslit,
djali i Nagait,
26 djali i Maathit,
djali i Mattathiasit,
djali i Semeinit,
djali i Joseshit,
djali i Jodës,
27 djali i Johananit,
djali i Resës,
djali i Zerubabelit,
djali i Shealtielit,
djali i Neriut,
28 djali i Melkiut,
djali i Addit,
djali i Kosamit,
djali i Elmadamit,
djali i Erit,
29 djali i Jezusit,
djali i Eliezerit,
djali i Jorimit,
djali i Matthatit,
djali i Levit,
30 djali i Simeonit,
djali i Judës,
djali i Jozefit,
djali i Jonamit,
djali i Eljakimit,
31 djali i Meleas,
djali i Mënas,
djali i Mattathas,
djali i Nathanit,
djali i Davidit,
32djali i Isait,
djali i Obedit,
djali i Boazit,
djali i Salmonit,
djali i Nashonit,
33 djali i Amminadabit,
djali i Arnit,
djali i Hezronit,
djali i Perezit,
djali i Judës,
34 djali i Jakobit,
djali i Isakut,
djali i Abrahamit,
djali i Terahut,
djali i Nahorit,
35 djali i Serugut,
djali i Reut,
djali i Pelegut,
djali i Eberit,
djali i Shelashut,
36 djali i Kainanit,
djali i Arpakshadit,
djali i Semit,
djali i Noes,
djali i Lamekit,
37 djali i Methuselahut,
djali i Enokut,
djali i Jaredit,
djali i Mahalaleelit,
djali i Kainanit,
38 djali i Enesit,
djali i Sethit,
djali i Adamit,
djali i Zotit.