Luka 5

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Nji herë, kur Jezusi u kan te liqeni i Genezaretit, kallabllaku i njerzve u shty rreth tij me e ni fjalën e Zotit. 2 Në breg i pa dy barka ose anije. Peshkatarët kishin dalë jashtë dhe po i lajshin mrezhat e peshkimit. 3 Jezusi hypi në njërën anije, në atë të Simonit, dhe i tha me dalë pak ma në ujë. Masanej u ul dhe i msoj njerëzit prej anijes. 4 Kur e kryti fjalën, i tha Simonit: “Dil ku ashtë ma thellë dhe qitni mrezhat me zanë peshk.” 5 Simoni tha: “Msues, krejt natën u lodhëm e nuk zum kurgjo, po veç pse po thu ti, po i qesim mrezhat.” 6 Kur e banë qysh tha ai,ata zunë kaq shum peshk sa rrjetat(mrezhat) ja nisën me u ça. 7 Atëher u bonë shenjë shokëve në anijën tjetër me ardhë me i ndihmu. Erdhën dhe i mbushën të dy anijet, sa gati u fundosen. 8 Kur e pa Simoni Pjetri kët, ra në gunjë para Jezusit dhe tha: “Largohu prej meje, Zotni, se unë jam njeri me gjynahe!” 9 Se ai dhe krejt ata që ishin me të metën pa fjalë prej peshkut që kishin zënë. 10 Edhe Jakobi e Gjoni, djemtë e Zebedeut, që ishin ortakë me Simonin, u çuditën shum. Po Jezusi i tha Simonit: “Mos u tut. Prej tash ki me kapë njerëz të gjallë.” 11 Ata i qun anijet në tokë, e lanë krejt çka kishin dhe shkuan mas tij.
12 Nji rast tjetër, kur Jezusi u kan në njërin prej qyteteve, u paraqit nji njeri i mbulum krejt me leber(smunje lëkurës). Kur e pa Jezusin, ra përdhe dhe e luti: “Zotni, nëse veç don, munesh me më pastru e me më bo të shnosh.” 13 Jezusi e shtrijti dorën, e preku dhe tha: “Du. U bafsh shnosh.” Menjihere lebra i shkoj u shnosh. 14 Masanej Jezusi i tha mos me i kallxu kurrkujt, dhe i tha: “Shko, kallxoj priftit, dhe çoje kurbanin për pastrimin tand, qysh e ka urdhëru Mojsiu, si dëshmi.” 15 Por apet fjala për të u përhap, dhe shum njerëz jan mledh me e ni dhe me u shnosh prej smundjeve të tyne. 16 Jezusi shpesh u largojke në vene të vetmum me u lut.
17 Nji ditë, kur Jezusi po msonte, ishin ulë aty farisenj edhe msues të ligjit, që kishin ardhë prej krejt fshatrave të Galilesë, të Judesë edhe prej Jerusalemit. Edhe Jehova i ka dhanë fuqin me shëru (shnosh). 18 Paprit erdhën do burra dhe e prun nji të paralizum në nji shtroje(kauq). Dojshin me e shti mrena te Jezusi e me e qitën para tij. 19 Po s’mujtën me hy prej kallabllakit të njerzve. Atëher hypën në kulm, i hjeken do qeremide dhe e zhdrypen të paralizumin me shtrojen(kauqin) poshtë, taman në midis dhomës, para Jezusit. 20 Kur Jezusi e pa besimin e tyne, tha: “Mik, gjynahet e tua tu kan falë.” 21 Skribet dhe farisenjt ja nisen me menu: “Kush asht ky që po (shpif) fol kundra Zotit ? Kush munet me i falë gjynahet, përveç Zotit?” 22 Po Jezusi e kuptoi çka po mendojshin dhe u tha: “Pse po mendoni kështu në zemrën e juve? 23 Cilla është ma e leht: me thonë ‘Gjynahet t’u falën apo mi than ‘Çu e hec’? 24 Po që me ditë ju që Djali i njeriut ka të drejtë në tokë me falë gjynahet…” Atëher i tha të paralizumit: “Po të thom: Çohu, merre shtrojën tane, dhe shko në shpi.” 25 Ai u çu menjëher para syve të tyne, e mori shtrojën ku ka nejtë, shkoi në shpi dhe po e lavdonte Zotin. 26 Krejt metën të mahnitun dhe ja nisen me e lavdru Zotin. Me respekt thojshin: “Sot pam diçka e quditshme !”
27 Masanej Jezusi vazhdoi udhën, e pa nji njeri që mledh haraqin me emrin Levi tu nejtë te vendi i taksave, dhe i tha: “Hajde përmas meje!” 28 Levi i la krejt, u çu dhe shkoi përmas tij. 29 Masanej Levi bani në shpin e vet nji darkë të madhe për Jezusin. Ishin edhe shumë mledhsa të haraqit e tjer që hanin me ta. 30 Farisenjt dhe skribt e tyne u ankuan te nxansat e Jezusit: “Pse po hani e po pini me mledhsit e haraqit e me ata që bajn gjynah?” 31 Jezusi u tha: “Doktori nuk u duhet të shnoshve, por atyne që jan të sëmut. 32 Unë s’kam ardhë me i thirr të drejtit me u i ra pizhman, por atyne që bajn gjynahe.”
33 Ata i thanë: “Nxansat e Gjonit ninojn shpesh e luten, edhe ata të farisenjve bajn njëjt, po nxansat e tu hanë e pinë.” 34 Jezusi u tha: “A muneni me i bo shokët e dhandrrit me ninu , nëse dhandrri ashtë me ta? 35 Po kan me ardhë dita kur dhandrri ka me u hjek prej tyne. Atëher, në ato ditë, ata kan me ninu.”
36 Masanej ju kallzoj edhe nji shembull: “Kërkush se pret nji copë prej teshës së re me e kepë në tesh të vjetër. Se përndryshe copa e re çahet, dhe nuk ban me të vjetrën. 37 Edhe kërkush nuk qet verë t’re në likurë të vjetër. Se vera e re e plas(prish) likurat, ajo derdhet, dhe likurat prishen. 38 Vera e re duhet me shti në likurë të re. 39 Edhe ai që ka pij verë t’vjetër, nuk e do menjëher verën e re, se thotë: ‘E vjetra është ma e mirë.’”