Luka 6
1 Në nji Sabat ai po kalojke napër arat e grunit, e nxansat e tij i këputshin kallinj, i fërkojshin me duar, e i hajnë kokrrat e grunit. 2 Atëher do farisenj thanë: „Pse po bani diçka që në Sabat osht e ndalume?“ 3 Jezusi u kthy: „A s’e keni lexu kurr çka bani Davidi, kur ai e burrat e tij u untun ? 4 Ai hini në shpinë e Zotit, i mori bukët e paraqituna, i hangri, e u dha edhe shokve të vet, edhe pse atë bukë s’guxon me e hangër kërkush përveç priftave.“ 5 Masanej u tha: „Djali i Njeriut osht edhe Zotni i Sabatin.“
6 Në nji Sabat tjetër ai hyni në sinagogë e nisi me msu. Aty ish nji burrë, që dorën e djathtë i kish të thatë. 7 Skribët e farisenjt po e vëzhgojshin a ka me shnosh në Sabat, se dojshin me gjet arsye që me gjyku. 8 Po ai e kuptoj qka po mendojshin, e i tha atij burrit me dorë të thatë: „Çohu e dil në midis.“ Ai u çu e doli. 9 Atëher Jezusi u tha: „Po ju ves juve: në Sabat çka lejohet? Me bo të mirën a me bo të keqen? Me shpetu nji jetë a me e hup?“ 10 I kqyri krejt rreth e rrotull, e i tha: „Zgate dorën.“ Ai e zgati, e dora iu kthy apet qysh u kan dora. 11 Ata u mushën me inat të madh, e u këshillun mes veti çka me bo kundër Jezusit.
12 Nji ditë ai u ngjit në nji mal me u lut, e krejt natën e kaloj tu ju lut Zotit. 13 Kur u bo ditë, i thirri nxansat e vet, e prej tyne i zgjodhi dymbëdhjet, që i thirri edhe apostuj. 14 Simonin, që e thirri edhe Pjetër, edhe Andrean, vllavin e tij, Jakobin, Gjonin, Filipin, Bartolomeun, 15 Mateun, Thoman, Jakobin djalin e Alfeut, Simonin që e thirrshin „I Zellishmi“, 16 Judën djalin e Jakobit, dhe Judën Iskariotin, që u bo tradhtar.
17 Masanej zhdrypi me ta poshtë e erdh në një ven të rrafshët. Aty u mledhën shum nxansa të tij, edhe nji kallabllak i madh njerzish erdhën prej krejt Judesë, prej Jerusalemit, edhe prej viseve bregdetare të Tirit e Sidonit. Ata kishin ardh me e ni, edhe me u shnosh prej smundjeve të veta. 18 Edhe ata që i mundojshin frymat të këqija u shnoshën. 19 Krejt njerzt dojshin me e prek Jezusin, se prej tij dilke fuqi e i shnoshke krejt.
20 Ai i qoj sytë nalt, i kqyri nxansat e vet, e tha: „T’lum jeni ju që jeni të varfën (fukara), se mbretnia e Zotit osht e juve.
21 T’lum jeni ju që tash jeni të unt, se keni me u ngi.
T’lum jeni ju që tash po kani, se keni me qesh.
22 T’lum jeni kur njerzt ju urrejn për shkak të Djalit të Njeriut, ju qesin anash, ju shajn, dhe ju nxjerrin(gjujn) emnin tuaj në berllog. 23 Gëzohuni at ditë e hidhni valle, se shpërblimi juaj në hava osht i madh, se qashtu ju kanë ba edhe të parët e tyne pejgamberëve.
24 Po mjerë ju t’pasun, se ju veç e keni marr ngushëllimin e juv të plotë.
25 Mjerë ju që tash jeni të ngit, se keni me u untu.
Mjerë ju që tash po keshni, se keni me u mërzit e me kajt.
26 Mjerë kur krejt njerzt flasin mir për ju, se qashtu të parët e tyne i kanë trajtu profetat e rrejshem.
27 Po unë po ju thom juve që po më nigoni: Mos u nalni kurr me i dasht armiqt tuaj, boni mirë atyne që ju urrejn. 28 Bekoni ata që ju mallkojn, e lutuni për ata që ju fyejn(shajnë). 29 Nëse dikush të ka ra në një faqe, ktheja edhe tjetren; edhe nëse dikush ti merr teshat e jashtme, mos ja ndalo as teshën e mbrendshme. 30 Jepi kujtdo që t’lyp, edhe nëse dikush t’i merr sendet e tua, mos i kërko apet.
31 Silluni me tjerët qysh doni me u sill ata me ju.
32 Nëse i doni veç ata që ju dojn juve, qka ka aty me u lavdru? Edhe mëkatarët i donë ata që i dun. 33 Edhe nëse boni mirë veç atyne që ju bojnë mir, qka ka aty me u lavdru? Edhe mëkatarët bojnë qashtu. 34 Edhe nëse jepni hua(borxh) veç atyne prej kujt pritni me ju kthy, qka ka aty me u lavdru? Edhe mëkatarët u japin hua(borxh) mëkatarve, veç për me marrë apet borxhin e vet. 35 Po ju, mos u nalni me i dasht armiqt, boni mirë, jepni hua(borxh) pa prit kurgjo apet. Atëher shpërblimi juaj ka me kon i madh, e keni me kon bij të Më të Naltit, se ai osht i mirë me ata që jon mosmirënjohës(jo falenderues) e t’këqij. 36 Vazhdoni me pas mëshirë, qysh Baba juaj ka mëshirë.
37 Edhe mos gjykoni tjerët, e s’ka me ju gjyku kush. Mos i dënoni tjerët, e s’keni me u dënu. Fali, e ka me ju fal. 38 Bani zakon me dhanë, e keni me marrë. Keni me ju dhan masë t’madhe, të ngjeshun, të shkundme, plot me tepricë, e ka me ju derdh në prehen. Se me at masë që matni ju, ashtu ka me ju mat edhe juve.“
39 Masanej u foli me shembuj: „A munet nji qorr me e udhëheq një qorr? A s’kan me ra t’dy n’ni gropë?“ 40 Nxansi s’osht ma nalt se msuesi, po kush osht i msum mirë ka me u bo si msuesi i vet. 41 Pse po e sheh tranin në sy të vllaut tan, e s’po e sheh trarin në synin tan? 42 Qysh munesh me i thanë vllaut: ‘Hajde, vlla, ta hjeki plunin prej synit tand’, kur ti vet e ki trarin në synin tand? Me dyftyra, hjek ma heret trarin prej synit tand, masanej e sheh qartë e ja hjek plunin prej syrit të vllaut.
43 Nuk ka dru të mir që jep fryt të keq, e as dru të keq që jep fryt të mirë. 44 Çdo dru njihet prej frytit t’vet. Prej therrave nuk merr fiq, e prej ferrave nuk merr rrush. 45 Njeriu i mirë nxjerr të mirën prej thesarit të mirë të zemerës së vet, po njeriu i keq nxjerr të keqen prej thesarit të keq të zemrës. Se qka ka zemra plot, at e flet goja.
46 Pse po m’thirrni: ‘Zotni, Zotni’, e s’po bani qka po ju thom? 47 Kush vjen te unë, i nin fjalët e mia, dhe jeton sipas tyne, po ju kallxoj kuj i përngjan. 48 I përngjan nji njeriut që ndreqi shpin: e qeli fellë, e vnoi temelin në shkam(guri). Kur erdhi përmbytja, uji e rrahi shpinë, po s’mujti me e luhat, se u kon e ndërtume mirë. 49 Po ai që i nin fjalët e s’bon kurgjo, i përngjan nji njeriut që ndreqi shpi pa temel. Uji e rrahi, e ajo ra menjëher. Shkatrrimi(prishja e) ose i saj u kon i frigushëm(ranë).“