Luka 7
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Kur e mbaroi krejt çka dojke me u thanë njerëzve, ai shkoi në Kapẹrnaum. 2 Nji oficer e kish nji skllav që e dojke fort, por ai u smu rand e u kan gati me dek. 3 Kur nijti për Jezusin, i çoi do pleq të judejve te ai, me i lut me ardh e me ja shëru skllavin. 4 Ata shkun te Jezusi e e lutën me ngulm: „Ai e meriton me ja plotësu lutjen, 5 se e do popullin ton dhe na e ka ndreq(ndertu) sinagogën.“ 6 Jezusi u nis me ta. Kur u afru pak te shpia, i dolën përpara do miq të oficerit, me i thanë: „Zotni, mos u lodh, se s’jom i denjë me hyj në shpinë(kulmin) tane. 7Masanej as vet s’e pash veten të drejt me ardh te ti. Veç thu nji fjalë, e shërbtori jem shnoshet. 8 Se edhe unë i nënshtrohem urdhnave, e kom ushtarë nën vete. Kur i thom njanit: ‘Shko!’, ai shkon. Tjetrit: ‘Hajde!’, ai vjen. Edhe skllavit i tham: ‘Bane këtë!’, ai e ban.“ 9 Kur e nin Jezusi, u çudit për të. U kthy te turma që po e njekte ju tha: „Po ju thom, as në Izrael s’kom gjet besim kaq të fortë.“ 10 Kur ata që e çun fjalën u kthyn në shpi, e gjetën skllavin të shënoshë.
11 Pak ma vonë Jezusi u nis për në nji qytet që i thojshin Nạin. Nxansat e tij dhe nji turmë e madhe shkojshin me të. 12 Kur u afru te dera e qytetit, po nxjerrshin nji të dekun, djalin e vetëm të nanës së vet, e ajo ishte vejushë. Dhe shumë njerëz prej qytetit po e përcjellshin. 13 Kur e pa Zotnia, iu dhimt shumë e i tha: „Mos kaj ma.“ 14 Ai u afru, e preki lesten( kauqin kur rrike shtrit) , e bartësit u nalën. Masanej ju tha: „Djal i ri, po të thom: Çohu!“ 15 I dekuni u çu, u ul, e nisi me fol, e Jezusi ja ktheu nanës së vet. 16 Krejt i kapi tuta, dhe e madhnuan Zotin, e thanë: „Nji profet i madh u çu në mesin tonë“, edhe: „Zoti e ka pa popullin e vet.“ 17 Fjalët për ket punë u shpërndanë në krejt Judenë e në krejt ato anë.
18 Tani nxansi Gjoni ju kallxoj nxansave të vet krejt çka kish ndodh. 19 Masanej ai i thirri dy nxansa e i çoi te Zotnia me e vet: „A je ti ai që ka me ardh, a me prit tjetër?“ 20 Kur erdhën te Jezusi, i thanë: „Gjoni Pagëzuesi na çoi te ti. Na tha me të vet: ‘A je ti ai që ka me ardh, a me prit dikan tjetër?’“ 21 Në at kohë Jezusi po shërojke shumë prej sëmundjeve e mundimeve të randa, po i nxirrke frymat të këqij, dhe shumë qorrave po ua jepke dritën e syve. 22 Ai u tha: „Shkoni e kallxoni Gjonit çka keni pa e çka keni nij: qorrat po shohin, sakatat po ecin, të smutet me likur po pastrohen, të shurdhët po nigojnë, të dekunit po qohen, e të varfënit po u kallxohet(shpallet) lajmi i mirë. 23 I lumn osht ai që nuk dyshon te unë (nuk pengohet prej) meje.“
24 Kur të dërguemit e Gjonit shkun, Jezusi nisi me fol për Gjonin para turmës: „Qka keni dal me pa në shkretin? Nji kallam që e luhat era? 25 Qka keni dal me pa? Nji njeri me tesha të mira? Ata që veshin të shtrejta e jetojnë në luks, i gjan në shpi të mbretit. 26 Atëher qka keni dal me pa? Nji profet pejgamer ? Përnime po ju thom: keni pa diçka edhe ma shumë se nji profet. 27 Ky osht ai për të cilin shkrimet thojnë: ‘Po ta çoj të dërguemin tem përpara. Ai ka me ta përgatit rrugën.’ 28 Po ju thom: në mes njerëzve s’ka dal ma i madh se Gjoni. Po apet, ai që osht ma i vogël në mbretninë e Zotit osht ma i madh se ai.“ 29 (Kur e ninë ket, krejt njerëzit edhe mbledhësit e taksave thanë që Zoti osht i drejtë, se u pagëzun prej Gjonit. 30 Po farisenjt e njohësit e ligjit s’e pranuan këshillën që Zoti ua dha, se s’u pagëzun prej tij.)
31 „Me kon me i krahasu njerëzit e ksaj gjenerate, kuj po i përgjajnë? 32 Po i përgjajnë fëmijve që rrin në pazar e thirrin njani-tjetrin: ‘Na ju i ramë fyllit, por ju nuk kecyet. Na këndum kangë zijr, por ju nuk kajtët.’ 33 Se erdh Gjoni Pagëzuesi, s’hangri bukë e s’pini verë, e ju thatë: ‘E ka kap një demon.’ 34 Erdhi Biri i Njeriut, po han e po pin, e ju thoni: ‘Kqyrni kët! Osht grykës e pijanec, shok i mbledhësve të taksave e i mëkatarve!’ 35 Po sidoqoftë, mençuria del e drejtë prej punëve të saj.“
36 Nji farise e ftojke Jezusin shpesh me hangër. Në fund Jezusi shkoi te shpia e tij e u ul me hangër. 37 Nji grue që në qytet njihej si mëkatare, kur e mori vesh që Jezusi ishte mysafir te fariseu, e pruni nji enë alabastri me vaj erëmirë. 38 Ajo erdh mrapa te kambët e tij e kajke. Ia lagu kamët me lot, e ia fshiu me flok. Masanej ia puthke kambët e ja lyjti kambët me vajin erëmirë. 39 Fariseu që e kishte ftu e pa, e tha me vete: „Po me kon ky përnime profet,e kish me dit kush osht kjo gru që po e prek, se osht një mëkatare.“ 40 Jezusi i tha: „Simon, kom diçka me ta thanë.“ Ai tha: „Thuaje, Msues.“
41 „Dy burra kishin borxh te nji huadhans. Njani i kish borxh 500 denarë, e tjetri 50. 42 Se s’kishin me i kthy, ai ua fali të dyve. Cili prej tyne ka me e dasht ma shumë?“ 43 Simoni u përgjigj: „Mendoj ai që i fali ma shumë.“ Jezusi i tha: „Mirë gjykove.“ 44 Masanej u kthy kah gruaja e i tha Simonit: „A po e sheh këtë gru? Unë erdha në shpinë tane, po ti nuk më dhe ujë për kambë. Po kjo m’i lagu kambët me lot e m’i fshiu me flok. 45 Ti s’më dhe puthje, po kjo prej se hyra s’u nal tu m’i puth kambët. 46 Ti s’më vnove vaj n’krye, por kjo m’i leu kambët me vaj erëmirë. 47 Pëeqata po ta thom: mëkatet e saj, edhe pse jon shumë, i jon fal, se ajo kallxoj shumë dashni. Po ai që i falet pak,të don pak.“ 48 Masanej i tha asaj: „Mëkatet e tua të jan fal.“ 49 Ata të tjerët që jen kan të shtrum në sofër ja nisën me thanë mes veti: „Kush osht ky që po fal edhe mëkatet?“ 50 Po ai i tha grus: „Besimi yt të ka shpëtu. Shko me paqe.“