Malakia 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 “Se, po vjen dita që ka me djegë si furrë, e atë ditë krejt ata që e majnë veten t’madh edhe krejt ata që bojnë t’këqija kanë me u bo si kashtë e thatë. Dita që po vjen ka me i përpi krejt, pa ju metë as rranjë, as degë”, thotë Jehovai, Zoti i ushtrive.

2 “Po për ju që e nderoni emnin tem, ka me ndriçu dielli i drejtësisë, e n’rrezet e tij ka me pasë shërim. Edhe ju keni me kërcy andej-knej si viçat e majmë.”

3 “Edhe ju keni me i shkelë t’këqijtë, se ata kanë me u bo si pluhun nën shputat e kambëve tuja, atë ditë kur unë ndërhyj”, thotë Jehovai, Zoti i ushtrive.

4 “Kujtojeni ligjin e shërbëtorit tem Moisiut, rregullat edhe vendimet gjyqësore që i kom dhanë n’Horeb për krejt Izraelin.

5 Kqyrni! Unë kam me jua çu profetin Elia para se me ardhë dita e madhe e Jehovait, që të shtin frikë e respekt.

6 Aj ka me i kthy zemrat e baballarëve prapë kah djemtë e tyne, edhe zemrat e djemve prapë kah baballarët e tyne, që unë mos me ardhë e me e goditë tokën e me e shkatërru krejt.” (Këtu mbaron përkthimi i Shkrimeve Hebraike-Aramaike. Mas kësaj vjen përkthimi i Shkrimeve të Krishtera Greke.)