Marku 12

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Masanej ja nisi me ju fol me shembuj: “Nji njeri mbjelli nji vresht, ja vuni rrethojën, bani nji vend ku shtrydhet rrushi dhe e ndertoj nji kullë. Masanej e la me qira te do bujq të rrushit, dhe u largu në një udhtim të largt. 2 Kur erdh koha(vakti) me i marrë frytat, ai çoi nji shërbetor te bujqt, me ja pru pjesën e vet prej frytave të vreshtit. 3 Po ata e kapën, e rrehën dhe e çun mrapa duarthat. 4 Ai e çoi nji shërbetor tjetër, po ata e goditën(gjyjtën) në krye dhe e poshtërun. 5 Çoi edhe nji tjetër,por ate e vranë. Edhe shum tjerë: do i rrahen,e do i vranë. 6 Në fun i mbeti veç nji – djali i vet i dashtun(hastret). Edhe ket e çoi të funit, tu thanë me veti: ‘Për djalin tem kanë me pas respekt ose dhimt.’ 7 Po ata bujqit i thanë njeni-tjetrit: ‘Ky osht trashigimtari. Hajde ta mysim na, e trashigimia ka me na mbet neve.’ 8 E kapën, e vranë, edhe e gjujten përjashta prej vreshtit. 9 Qka ka me bo tash zotnia i vreshtit? Ka me ardh, ka me i myt ata bujq të kqij dhe vreshtin ka me ju dhanë të tjerve. 10 A s’e keni lexu qet pjesë të Shkrimit: ‘Guri qe e kanë gjujt muratorët, u ba guri kryesor i qoshit të temelit. 11 Kët sen e bani Zoti, edhe kjo po na duket send i madh në syt ton’?”
12 Ata dojshin me e kap, se e kuptun qe për ta po fliste me at shembull. Po patën tut prej turmës, përqata e lanë dhe u largun.
13 Masanej ata çun te ai do farisej bashkë me do njerëz të Herodit, me ja ngreh kurthin me fjalë. 14 Kur erdhën, i thanë: “Mësus, na e dim qe ti po fol drejt. Ty s’të intereson qysh po doken njerzit, se nuk kqyr a po doken të mdhaj a të thjesht, por po msion përnime qysh don Zoti me jetu njeriu. A osht e drejt me pagu taksë(haraq) për kreun, per Cezarin, a jo? 15 A me pagu, a mos me pagu?” Po ai e kuptoj dyftyrësin e tyne edhe ju tha: “Pse po më shtini në provë? Ma bini nji denar me e pa.” 16 Ata ja çun. Ai i veti: “I kujt osht ky portret e kjo shkrim ktu?” Ata i thanë: “I Cezarit.” 17 Atëher Jezusi ju tha: “Jepni Cezarit çka i takon duhet (përket) Cezarit, dhe Zotit qka i takon duhet(përket) Zotit.” Edhe ata metën pa fjalë.
18 I erdhën edhe saducet, qe thojnë se s’ka ringjallje, edhe e vetën: 19 “Mësus, Moisiu na ka shkru: nese des dikush e len gruen pa thfmi, vllai i tij duhet me e marr at për gru, me ja rrit pasardhës vllait. 20 Jon kon shtatë vllazën. I pari u martu, po diq pa lan thfmij. 21 Atëherë e mori i dyti, po edhe ai diq pa lan thfmij, edhe i treti qashtu. 22 Kështu krejt shtatë nuk lanë pasardhës. Në fund diq edhe gruaja. 23 Tashti, në ringjallje, kur të çohen(ngritet) prej të vdekunve, e kujt ka mu kan ajo grue? Se krejt të shtat e patën për gru.” 24 Jezusi ju tha: “Po gaboni keq, se as Shkrimet s’i njihni as fuqinë e Zotit. 25 Se kur të çohen (ngriten) njerzt prej të vdekunve, burrat s’martohen, as grat s’i martojnë, po jon si melaqet në hava. 26 E për ringjalljen e të vdekunve, a s’e keni lexu, te Moisiu, te tregimi për shkurrën(drunin) qe digjej, qysh i ka thanë Zoti: ‘Une jam Zoti i Abrahimit, Zoti i Isakut dhe Zoti i Jakovit’? 27 Ai nuk osht Zoti i të vdekunve, po i të gjallve. Ju po gaboni shumë rand.”
28 Nji mësues i ligjit erdh aty, i ndëgjoi tu debatu, edhe e pa se Jezusi u dha përgjegje të mirë. E veti: “Cili urdhën osht ma i madhi prej krejtve?” 29 Jezusi u përgjegj: “Ma i pari osht ky: ‘Ndigjo, Izrael: Zoti, Perendia jon, osht veç njo. 30 Duje Zotin, Perendinë ton, me krejt zemrën tane, me krejt shpirtin tan, me krejt mendjen tane dhe me krejt fuqin tande.’ 31 I dyti osht ky: ‘Duje të afërmin tan si veten tane.’ S’ka urdhën tjetër ma të madh se këta të dy.” 32 Msuesi i ligjit i tha: “Mirë, Msus, ke than drejt: Ai osht veç njo, s’ka tjetër pos tij. 33 Me e dasht Atë me krejt zemër, me krejt mendje, me krejt fuqin, edhe me e dasht të afërmin si veten, kjo vlen ma shum se krejt kurbanet e djeguna dhe flijimet(kurbanet) të tjera.” 34 Kur Jezusi e pa qe u përgjegj me mençuri, i tha: “S’je larg prej Mretnis së Zotit.” Mas ksaj, askush ma s’guxojke me i shtru pytje.
35 Jezusi tu msu apet në tempull tha: “Qysh po thojnë msusit e ligjit se Krishti osht biri i Davidit? 36 Se vet Davidi, i frymzun prej Frymës së Shenjtë, ka thanë: ‘Zoti i ka thanë Zotnis tem: “Ulu në anën teme të djatht, deri sa kam me ti vnu armiqt e tu nën kamë.”’ 37 Vet Davidi po e thirr ‘Zotni’. Kush po del me kan ai djali i tij?”
Turma e madhe po e ndgjonte me qef. 38 Ai vazhdoj me i msu: “Rujuni prej mësusve të ligjit, qe ju pelqen me shetit me resha të gata edhe me u përshëndet nëpër pazar, 39 me nejt në vend të parë në sinagog dhe në vendet ma të mira nëpër darka. 40 Ata u hanë pasunin grave të mbetuna pa burrë (vejushave) dhe masnej luten gatë veç sa me u dok para të tjerve. Për ta ka me kon denim ma i rand.”
41 Jezusi u ul përball arkave( kutive të pareve) në tempull, dhe po kqyrte qysh po qesin njerzt pare në to. Shum të pasun po qitshin shuma të mdhaja të pareve. 42 Erdhi edhe nji gru e ve fukara dhe qiti dy monedha(pare) shumë të vogla, sa nji qindarkë. 43 Atëher i thirri nxonsat e vet edhe ju tha: “Po ju thom të vertetën: kjo e veja është fukara por ka qit ma shum pare se krejt tjert bashkë. 44 Se krejt tjerët qiten prej asaj qe ju tepron, po ajo, prej varfrisë(fukarallakut) të vet, qiti krejt qka kish, krejt çka i duhej për me jetu.”