Marku 13

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Kur po dilke Jezusi prej tempullit, njoni prej nxonsave të tij i tha: “Msus, kqyr çfar guresh e ndërtesash të mdhaja!” 2 Po Jezusi i tha: “A i sheh këto ndërtesa të mdhaja? Ktu s’ka me met gur mbi gur pa u rrëzu, krejt kan me u shkatërru.”
3 Ma von, kur u ul Jezusi në Mali të Ullinjve përball tempullit, Pjetri, Jakovi, Gjoni edhe Andrea ishin veç me te, edhe e vetën: 4 “Na kallxo: kur ka me ndodh kjo, edhe cila shenj ka me na kallxu se krejt këtyne gjonave po i afrohet(avytet) fundit?” 5 Jezusi nisi me ju thanë: “Kini kujdes mos ju mashtron dikush. 6 Shum veta kanë me ardh në emnin tem e kanë me thanë: ‘Unë jam’, dhe kanë me mashtru shum njerëz. 7 Edhe kur të ngoni se ka lufta e fjalë se ka mu ba luftë, mos u tutni. Duhet me ndodh keto, po hala s’osht fundi. 8 Se kombi ka me u çu kundër kombit, edhe shteti kundër shtetit. Ka me pas tërmete prej nji veni në ven tjetër, edhe ka me pas munges ushqimi. Këto veç jon fillimi i dhimëjeve të lindjes.”
9 “Po ju, kini kujdes për veten e juve. Kan me ju çu para gjykatave të venit, kanë me ju rreh në sinagoga, edhe për shkak temin kan me ju nxjerr para kryetarve dhe mbretënve, që me ju ni (ngu) edhe ata. 10 Dhe lajmi i mirë duhet ma parpara me u shpall te krejt popujt. 11 Kur të ju marrin e të ju dorëzojn, mos u bani merak ma herët se qka keni me thanë. Folni qato qe ju jepet në qat moment, se nuk po folni ju, po fryma e Shenjtë. 12 Kanë me e dorëzu vllau kundra vllaut për vdekje, dhe babën kundra djalit. Edhe thfmit kanë me u çu kundër prindve dhe kanë me i çu me i vra. 13 Krejt kan me ju urrye për shkak të emenit tem, po ai qe duron deri në fund, ai ka me u shpëtu.”
14 “Po kur ta shihni at të ndytin (papaster)shkatrrues tu nejt aty ku s’i takon me nejt (lexuesi le ta kuptoj mir), atëher ata qe jan në Jude të ikën nëpër male. 15 Kush osht në kulm të shpis, mos të zhdryp poshtë as mos të hyn mrena me marrë diçka prej shpis. 16 Edhe kush osht në arë, mos u ktheft me i marrë teshat e veta. 17 Mjerë për gratë shtatzana edhe për ato qe kan thfmijë në gji ato ditë! 18 Lutuni gjithmon që qajo mos me ju zanë në dimën. 19 Se ato ditë kan me kan ditë të shtypjes(vujtjes) të madhe, siç jen kan kurr prej fillimit të krijimit qe e ka ba Zoti e deri tash, e as s’kanë me u përsërit ma kurrë. 20 E po mos ti pakësonte Zoti ato ditë, s’kish me pështu(shpëtu) asnji njeri. Po për shkak të atynve të zgjedhunve qe i ka, ai i ka shkurtu ato ditë.”
21 “Atëherë nese dikush ju thot: ‘Kqyre, ktu osht Krishti’, a: ‘Kqyre, atje osht’, mos i besoni. 22 Se kan me dal Krishta të rremë dhe pejgambera të rremë e kan me ba shenja e mrekulli, me u mundu me i mashtru, nese osht e mundshme, edhe të zgjedhunit. 23 Përqata, kini kujdes! Une ju kom kallxu krejt senet me kohë.”
24 “Po në ato ditë, mas asaj shtypjeje, dilli ka me u errësu, edhe hana s’ka me dhan dritë. 25 Yjet kan me ra prej havas, edhe fuqit në hava kan me u (shkun) livrit ose tundë. 26 Atëher kan me e pa Birin e njeriut tu ardh në re, me fuqi të madhe e me lavdi. 27 Edhe ai ka me i çu melaqet, qe me i mbledhë të zgjedhunit e vet prej katër anëve, prej nji skejit të dheut deri në skejin tjeter të havas.”
28 “Mësoni nji mësim prej fiqit: kur deget e tij zbuten e mbulohen me fleta, e dini se vera osht afër(afru ose ngat). 29 Qashtu edhe ju, kur t’i shihni këto gjona tu ndodh, dijeni se ai osht afër, u avyt te dera. 30 Po ju thom përnime: kjo gjeneratë s’ka me kalu, pa u kry krejt kto gjana. 31 Havaja e toka kan me kalu, po fjalët e mia kurr s’kan me kalu.(mesin përherë ose përgjithmon)”
32 “Po për at ditë e at orë (sahat) nuk e din kerkush, as melaqet në hava, as Biri,por veç Ati. 33 Rrini tu kqyrë, rrini zgjut (qut) se nuk e dini kur vjen ajo kohë. 34 Osht si nji njeri qe niset në udhëtim shumë larg: e len shpinë, ja lëshon përgjegjësin shërbtorve të vet, secilit i jep punën e vet, edhe rojes te dera i thot me nejt gjithmon zgjut. 35 Përqato, rrini zgjut, se nuk e dini kur po vjen i zoti i shpis: a mramje, a në midis të natës, a para sabahit, a në saban herët. 36 Mos ndodhë me ardh paprit e me ju gjet tu fjetë. 37 Çka po ju thom juve, po ju thom krejtve: rrini zgjut(qut)ose syqel.”