Mateu 11
1 Masi Jezusi i tha 12 nxonsave të tij qeta gjonat, aj u nis mi msu tjert rreth qyteteve.
2 Gjoni u kon në burg edhe ka ni qka ka bo Jezusi. Edhe i ka qu dy nxonsa të veta
3 qe me vet: "A je ti qaj, qe ka me ardh apo duhet me prit njo tjetër?"
4 Jezusi i tha: "Shkoni edhe kallxoni Gjonit qka po nini edhe qka po shihni.
5 Ata qe s'kanë mujt me pa, tash po shohin. Ata qe s'kanë mujt me ec tash po ecin. Ata qe jonë kon smut me lekurë jonë pastru. Ata qe s'kanë ni po nin. Ata qe kanë vdek, kanë ardh apet në jet. Edhe atynve fukarave po ju kallxohet lajmi i mirë.
6 Lum aj qe nuk gjonë fjal me gjet diqka kundra meje."
7 Kur tani ata dy nxonsa jonë largu, Jezusi nisi me vet kallabllakin e njerzve për Gjonin: "Qka keni lyp me pa kur jeni shku te veni i shkret? Nji fije bari qe shtyhet nga era herë anej, herë knej?
8 Qka keni lyp me pa aty jasht? Nji burrë me teshat të shtrejta? Ata qe veshen me teshat të shtrejta jetojnë në shpijat e princave.
9 Përnime, qka keni lyp aty me pa? Nji pejgamber? E pra, une po ju thom, qe aj osht ma shumë se nji pejgamber.
10 Ky osht aj për të cilin u konë e shkrune: 'Une po ta qoj para teje lajmëtarin tem qe e bon gati rrugën'.
11 Po ju siguroj: Nga ata gratë qe kanë lind, nuk ka dal asnji ma i madh se Gjon Pagëzori. Por apet se apet, aj qe osht i vogël në mretninë e havajes osht ma i madh se aj.
12 Prej ditëve te Gjon Pagëzorit deri tash, mretnia e havajës osht aj veni, ku po dojnë njerzt me shku edhe ata qe bojnë qkamos për me mrri, janë tuj e marrë.
13 Sepse krejt shkrimet - e pejgamberve edhe ligjet - kanë fol për Gjonin.
14 A doni apo nuk doni: 'Aj osht Elija qe duhet me ardh.'
15 Kush ka vesh, le ta nin.
16 Po me qka muj me krahasu ket gjeneratë? Osht sikur me thmitë qe shkojnë në pazar me lujt edhe i thirrin shokt e veta:
17 'Na kena lujt për juve me fyll, ama ju nuk keni kcy. Na kena knu kongt të dhimshme, por ju nuk kini kajt.'
18 Njehit osht sikur te Gjoni: Aj nuk ka hangër, as nuk ka pi, por njerzt kanë thonë qe atij i kanë bo dikush sehire.
19 Tani ka ardh djali i njerit, aj ka hangër edhe ka pi, edhe njerzt thojnë: 'Kqyrne more atæ! Aj osht terpijan edhe pijanec edhe bohet shok me njerzt qe jonë gabimqar edhe me ata qe pi marrin parët për shtetin.' Nejse, apet se apet diktohet qe osht dikush i menqem nga sjellja e vet e drejt."
20 Masanej ka nis me fol me fjalt t'forta në qytetet ku ka bo veprat të mdhaja sepse ata nuk kanë rra pishmon:
21 "Mjerë ti, o Korazin! Edhe ti, o Betsaidë! Sepse t'ish bo në Tir edhe në Sidon kta vepra të forta qe jonë bo te ju, ata kishin rra pishmon qysh moti edhe ishin vesh me cop thesi e ishin mblu me hi.
22 Por une po ju thom: Tiri edhe Sidoni kanë me pasë ma leht se ju ditën e gjykimit!
23 Edhe ti, o Kapernaum, a po menon qe ki me shku nalt në hava? Krejt posht në var ki me shku. Sepse në Sodom të kishin bo veprat e forta qe jonë bo te ti, ajo ish konë edhe sot.
24 Përqata po ju thom: 'Sodoma ka me pasë ma leht ditën e gjykimit se ti'."
25 Atëherë Jezusi tha: "Unë të lavdoj përpara krejve, o Bab, Zoti i havajës edhe i tokës, sepse i ke mshef krejt këto sene para atynve qe janë të menqem edhe të shkollum edhe jav ki kallxu thmive të vegjël.
26 Po, Bab, sepse qeshtu ti ke dasht."
27 Edhe tha: "Krejt senet qka jonë pi Babës tem, aj mi ka jap mue. Kërrkush nuk e njeh bash mirë djalin veq Baba. Edhe kërrkush nuk e njeh bash mirë Babën veq djali edhe ata tjert, qe djali i ka kallxu.
28 Hajdeni te une, ju krejt, qe jeni të plastë edhe qe keni shumë gajle, edhe une juve kom me ju jap fuqi të re.
29 Merrni mbi vetën detyren tem edhe msoni prej meje, se une jam pi natyrës i butë edhe pi zemrës i ulët, edhe ju kini me gjet pushim për shpirtin.
30 Sepse detyra jem osht e kendshme edhe kallaj me majt."