Mateu 21

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1Kur jonë afru ngat Jerusalemit dhe kanë mrri në venin Betfag, në malin e Ullinjve, Jezusi i qoj dy nxonsa 2 e i tha: "Shkoni në atë katun, që po shihet prej ktuhit. Menjiherë kini me gjetë nji magaric, që osht e lidhun bashkë me t'vogëlin e vet. Çlironi të dytë edhe bini ktu te une. 3 Nëse dikush ju vet pse, thuni: 'Zotnis i duhet.' Tani ai ka mi ju dhonë menjiherë."
4 Po në të vërtetë kja ka me ndodh, që mu mush çka u thonë ma herët me anë të pejgamberit: 5"Thuji qikës së Sionit: 'Kqyre! Mbreti yt po vjen te ti. Ai e ka nji natyrë të butë e të qetë, edhe ka hyp në nji magar. Po, në nji magar të ri, në të riun e nji kafshës, që qon rron.'"
6 Kshtu nxonsat shkun, bonën qashtu qysh i tha Jezusi, 7 edhe e prunë magaricën me t'vogëlin e vet. Teshat përmi, që nxonsat i kanë pasë vesh, i kanë shtru përmi magarët, edhe ai u ul në ta. 8 Edhe shumë veta pi kallabllakit të njerzve i kanë shtru në rruge teshat, që i kanë pasë përmi. Disa tjerë i kanë kput rremat e pemve, e i shtroshin nepër rrugë. 9 Jo veç ktâ, po tuba e njerzve, që jonë konë përpara edhe përmas Jezusit, thirrshin: "Pshtoje, të lutemi, Djalin e Davidit. I bekum osht ai, që vjen në emnin e Jehovajit. Pshtoje, të lutemi ty, që je atje nalt në Havâ!"
10 Kur Jezusi hyni në Jerusalem, krejt qyteti u çu në komë edhe njerzt e qatij venit vetshin: "Kush koka ky, se?" 11Tuba e njerzve thojshin: "Ky osht pejgamberi Jezus, ai prej Nazaretit, nga qytetit i Galilesë."
12 Masanej Jezusi hyni mrena në tempullin, [donmethonë në Shpijën e Zotit, aty ku prehet kurbani]. Ai i qiti përjashta krejt ata, që bojshin pazar aty. I ka rrzu tavolinat e njerzve, që i kanë thy paret, edhe karrikat e atynve, që kanë shit plluma. 13 Tani ai i tha: "Osht e shkrune: Shpia jeme ka mu thirr 'Shpia e Lutjeve', po ju e keni bo venin e një shpije të hajdutve. 14 Mas ksaj, në Shpijën e Zotit erdhën edhe qorrat dhe sakatat, [donmethon njerzt, që nuk mujshin me pa ose me ec]. Ata shkun te Jezusi edhe ai i shnoshi krejt.
15 Por priftërinve të nalt dhe msusave t'mdhaj ju ka ardh inati, tu i pa qudinat, që i boni Jezusi, edhe tu i ni thmijt, që thirrshin në Shpijën e Zotit: "Pshtoje, të lutemi, Djalin e Davidit!" 16 Ata i thanë Jezusit: "A pi nin, çka po thojnë kta?" Jezusi i tha: "Po, pi ni. A nuk keni lexu kurr: se nga goja e thmijve dhe prej bebave ki me marrë lavdi?" 17 Tani ai i la qaty, doli përjashta qytetit, edhe u shku në venin Betani. Aty ai e ka kapërcy natën.
18 Herët në saba, tu u kthy në qytet, ai u untu. 19 Kur e ka pa buzë rrugës nji pemë të fikut, u afru ngat pemës. Po nuk gjeti kurgjo, veq fleta. Përqata ai i tha: "Mos dalt mo kurrë fryt prej teje!" Tani fiku u thâ përnjiherë. 20 Kur nxonsat e panë, ju ngrinë syte edhe thanë: "Qysh u thâ kaq shpejt fiku?" 21 Jezusi ju përgjigj: "Përnime po ju thomë, nëse keni besim e nuk dyshoni, s'kini me bo jo veç qatâ, që i bona une fikut, po edhe nëse i thuni këtij malit: 'Çohu e gjuju në uj', qashtu ka mu ndodh. 22 Krejt qka lypni me besim në lutje, kini me marrë.
23 Kur shkoi në Shpijën e Zotit mi msu tjert, priftërinjtë të nalt e pleqtë e popullit ju afruan ngat dhe e vetën: "Me çfarë drejte i bon këto sene? Kush ta ka dhonë ty lejën?" 24 Jezusi i tha: "Edhe une po ju ves për nji punë. Nëse ma kallxoni, edhe une kom me ju kallxu me çfarë drejte i boj këto sene. 25 Pi kahit u konë, që Gjoni i ka zhyt njerzt në uj? Prej havajës, apo prej njerzve?" Ata nisën me fol mes veti: "Nëse thojmë 'prej havajës', ai ka me na thonë: 'Pse s'i besut atëherë'? 26 Ama me thonë 'prej njerzve', e bojmë kallabllakun e njerzve kundra neve, se krejt menojnë se Gjoni u konë pejgamber." 27 Përqata i thanë Jezusit: "Nuk dimë." E ai ja ktheu: "Tani as une, pra, nuk ju kallxoj me çfarë drejte pi boj këto sene.
28 Qysh menoni? Nji njeri i ka pasë dy djem. Njeri shkoi e i tha djalit të parë: 'O Djali jem, shko sot e puno në vneshtin të rrushit.' 29 Djali ja ktheu: 'Nuk du me shku.' Po, masanej, i ra pishmon e shkoi me punu. 30 Ai njeri e veti edhe djalin e dytë, e djali i tha: 'Po, bab, kom me shku.' Po fundfundit ai nuk shkoi. 31 Kush prej të dyve e ka ngu babën e vet edhe ka bo, qysh i tha baba?" Ata i thanë: " I pari." Jezusi tani i foli: "Përnime po ju kallxoj se ata, që i mledhin paret për shtetin dhe kurvarat kanë me hy para juve në Mbretëninë e Havajës. 32 Sepse erdhi Gjoni te ju edhe ju kallxoj rrugën e drejtësisë, po ju nuk i besut. Por ata, që i mledhin paret për shtetin dhe kurvarat kanë besu. Ju i kini pa me sy, qysh jonë ndrryshu, po ju as nuk keni ra pishmon, e as nuk keni besu atij.
33 Ngoni edhe nji shembull tjetër: Njoni, që kish tokë, e qiti në tokën e tij farën e rrushit. E rrethoi vneshten me gardh, e qeli nji grop për me shtyp rrushin, edhe e maroj nji kullë. Tani ai ja la me qira punëtorve të arës, edhe u shku në gyrbet. 34 Kur u afru koha me vjel rrushin, i qoj hysmexharët të vet te punëtorve, për me mledh rrushin. 35 Por punëtorët menjiherë i kanë kap hysmexharët: njonin e kanë rre, tjetrin e kanë myt, e nji tjetër e gjujtën me gurë derisa ka dek. 36 Masanej zotnia i vneshtit i çoi apet do hysmexharët tjerë, ma shumë se herën e parë. Po ata, qysh kanë bo me të parët, qashtu njejt bonën edhe me kta.
37 Në fund e çoj djalin e vet, se ai tha vetës: "Me djalin tem kanë mu sill ma mirë. E kanë me respektu." 38 Por, kur e panë djalin, punëtorët e vneshtës thanë mes veti: 'Ky osht trashgimtari! Hajde ta mysim e tja marrim hisen e tij.' 39 Tani e kapën, e largun jashtë rrushit edhe e mytën. 40 Tash, qysh menoni ju: kur ka me ardh zotnia i vneshtit, çka ka me ju bo ktynve punëtorëve?" 41 Ata i thanë: "Sepse punëtorët janë të kqij, zotnia i vneshtit ka mi myt krejt. Vneshtin ka me ja lonë me qira punëtorëve tjerë. Ai ka mi ja dhonë atynve, që ja japin rrushin, kur vjen koha mi vjel."
42 Jezusi i tha: "A nuk keni lexu kurr në Shkrime: 'guri, që punëtorët nuk e përdoren edhe e qitën skejt, u bo guri kryesor i qoshit. Prej Jehovajit erdhi kjo dhe osht e çuditshme për syt tonë me pa'? 43 Përqata po ju kallxoj: Mbretnia e Havajës ka me ju hjek juve e ka me ju dhonë nji popullit tjetër, që i jep frytet e saj. 44 Kush ka me ra përmi ketë gur, ka mu bo copë-copë, dhe atijna, që guri i bjen përmi, ka mu shtyp."
45 Kur priftërintë të nalt dhe farisenjt, [donmethonë msusat e respektume], i ngun fjalët e tij, e moren vesh se ai folke për ta. 46 Ata lypshin me kap e me myt Jezusin, por u tutën prej njerzve, se ata e kanë pa Jezusin si pejgamber.