Mateu 24

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Kur Jezusi u nis me dal prej Tempullit, [donmethon prej Shpijës së Zotit], nxonsat e tij i dolën përpara me fol për bukurinë e Shpijës. 2 Por ai i foli: "A pi shehni krejt kto? Përnime po ju thom: ktu s’ka me met as nji gur përmi tjetrin pa u rrzu për toke.
3 Ma vonë, kur Jezusi u konë ul te veni "Mali i Ullinjve"që quhet, erdhën vetëm nxonsat te ai edhe e vetën: "Na kallxo kur kanë me ndodh kto gjâna. Edhe qysh na mujna me diktu, që ti je ardh ktu, e që fundi i ktij sistemit të botës osht ngat?"
4 Jezusi ju përgjigj: "Runi, që mos ju mashtron najkush! 5 Se shumë kanë me ardh në emnin tem dhe kanë me thonë: ‘Unë jom Krishti’, edhe kanë mi mashtru shumë veta. 6 Ju keni me ni për luftra, edhe për lajm se ka mu nis lufta. Ama mos u tutni, se duhet me ndodh qashtu, po hala nuk ka me ardh fundi.
7 Sepse nji popull ka mu çu kundra popullit, e nji shtet kundra shtetit. Edhe prej nji veni në nji ven tjetër s'ka me pasë me hongër edhe toka ka mu dridh. 8 Por krejt kto sene janë veç fillimi e nji kohe me shumë dhimbje.
9 Tani njerëzit kanë me ju shti në telashe të mdhaja, edhe kanë me ju myt. Për shkak emnit tem krejt popujt kanë me ju pasë inatin. 10 Edhe shumë veta kanë mu largu prej besimit. Njoni pi tjetrit ka me pasë shumë inati, edhe ka me ja kthy shpinën njonin-tjetrit. 11 Tani shumë pejgamber rrenacakë kanë me dal edhe kanë mi mashtru shumë njerz. 12 Përqata e keqja ka mu rrit, edhe dashnija e shumë njerzve ka mu ftof. 13 Por, kush duron deri në fund, ai ka me pshtu. 14 Edhe ky lajm i mirë për Mbretninë e Zotit ka mu shpall në krejt tokën ku ka njerz, për me ju kallxu krejt popujve. E masanej ka me ardh fundi.
15 Pejgamberi Danijeli ka fol për qat senen e shkret, që e prish krejt venin. - Ai që din me lexu, le ta merr vesh mirë - Kur e shehni qat senen e shkret tu nejt aty ku s'duhet me nejt, donmethon aty në venin e shenjt, 16 atëherë ata, që janë në venin e Judesë, net ikin nëpër male. 17 Kush osht tu nejt nalt në tavanin e shpisë, mos zhdryp poshtë mi marrë senet e veta. 18 Edhe kush osht në arë, mos kthehet me marrë mantillin. 19 Gjynah për ata gratë shtatzana edhe për ato, që i japin thmijve gji në ato ditë! 20 Mos u nalni me e lut Zotin, që dita kur keni me ik, mos me ju ra as në dimën e as në ditën e pushimit. 21 Se në atë kohë ka me ardhë nji katastrofë e madhe, qysh s’ka pasë kurrë prej fillimit të botës e deri tash, dhe s’ka me ndodhë kurrë mo qashtu. 22 Përnime po ju thom, me pasë zgat ma shumë ato ditë, kurrkush prej njerzve s’kish mujt me pshtu. Por për hatër atynve, që Zoti i ka zgedh, ato ditë kanë mu shkurtu.
23 Përqata, nëse najkush ju thotë juve: ‘Kqyrni, ktu osht Krishti!’ ose: ‘Qe, atje osht!’ mos i besoni. 24 Se kanë me dalë do mashtrues që e bojnë vetën Krisht, edhe do pejgamber rrenacakë. Ata kanë me bo shenja dhe qudira të mdhaja, për mi mashtru, qofse bon, edhe ata që Zoti i ka zgedh. 25 Kqyrni, unë ma përpara po ju thomë mu rujt. 26 Nëse dikush ju thotë: ‘Qe, Krishti osht në venin e shkret’, mos shkoni atje. Ose: ‘Qe, ai u mshef aty mrena’, mos i besoni. 27 Se si drita që ndriçon përnjiherë prej njanës anë të havajës, e vizllon deri te tjetra anë e havajës - qashtu ka me ardh Djali i Njerit. 28 Ku osht trupi i vdekunve, aty mblidhen shqiponjat.
29 Menjiherë, mas asaj katastrofës së madhe, dielli ka mu bo terr, hana s'ka me jap dritë, yjet kanë me ra prej havajës, edhe havaja vet ka mu dridh. 30 Tani shenja e Djalit të Njerit ka mu kallxu në Havâ, edhe krejt fiset e tokës kanë me rreh gjoksin e vet prej mërzisë. Edhe kanë me pa Djalin e Njerit tu ardhë me fuqi e lavdi të madhe përmi retë e havajës. 31 Edhe ai ka mi çu melaqet e veta me nji thirrje shumë të fortë - me nji zâ që osht si alarm i madh e që nihet gjithkah. Ai ka mi thonë melaqeve mi mbledh ata, që Zoti i ka zgedh. Edhe melaqet kanë mi mledh njerzit e tij prej katër anëve te botës, prej nji qoshi të havajës deri te qoshi tjetër.
32 Msoni nji msim prej pemës: Kur i kqyrni krahët e drunit që po fryhen, po u dalin kokrrat e vogla e po mushen me lëng, atëherë ju e dini që vera osht ngat. 33 Qashtu edhe ju: kur i shihni krejt kto sene që ndodhin, ta dini mirë që ai osht ngat - ngat derës. 34 Po ju thom përnime: kjo gjeneratë nuk ka me shku deri sa t'ndodhin krejt kto sene. 35 Havaja e toka kanë me kalu, po fjalët e mia kurr s’kanë me kalu.
36 Po për ditën edhe sahatin nuk e din kurkush, as melaqet në Havâ, as Djali, veç Zoti Baba. 37 Qysh u konë në kohën e Nuhes, qashtu ka mu konë edhe kur Djali i Njerit ka mu kthy. 38 Se qysh jonë konë ditët përpara kiametit: njerzit hajshin, pijshin e martoheshin, deri në at ditë kur Nuha hyni në anijë, 39 edhe njerzve s’ju ka ra hiç në mend se çka po vjen, derisa erdhi kiameti e i mori krejt me veti. Qashtu ka mu konë kur Djali i Njerit kthehet. 40 Tani dy burra kanë me konë në arat: njoni ka mu marrë, tjetri ka me met. 41 Dy gra kanë me konë tu blu mill në mulli: njona ka mu marrë, e tjetra ka me met. 42 Përqata, rrini gati e mos t'ju merr gjumi, se nuk e dini kur ka mu kthy Zotnija juv.
43 Mani në mend ktâ: ta kish pasë dit zoti i shpisë në cilin sahat natës vjen hajni, ai kish nejt gati e s'kish lon me ja thy shpijën. 44 Përqata, rrini edhe ju gati, se Djali i Njerit vjen në nji sahat që ju nuk e menoni.
45 Kush osht, pra, ai hysmexhari i besës e i mequm, që zotnija e la për me e rujt shpijën e me u kujdes për njerzit e saj, edhe me ja dhonë njerzve të shpijës bukën në kohën kur ju vynet. 46 I lumtun osht ai hysmexhari, që kur kthehet zotnia i vet, e gjen tu bo qysh don ai. 47 Përnime po ju thom, se ai ka mi ja besu krejt çka ka.
48 Por qofse ai hysmexhari osht i keq e thotë në zemrën e vet: ‘Zotnija jem po vonohet’, 49 edhe nis me i rreh njerzit tjerë të shpijës, edhe ulet me hongër e me pi bashkë me njerëz që veç rrinë tu pi e tu u dehë, 50 zotnija i atij hysmexharit ka me ardhë në nji ditë kur ai s'e pret, edhe në nji sahat që ai s'e din. 51 Edhe zotnia ka me ja kthy keq, edhe ka me e qit bashkë me njerzt dyftyrë. Aty ka me kajt e kanë mi ju kerrsit dhomt."