Mateu 26
1 Kur Jezusi i kryjti krejt këto fjal, i tha nxansave të vet:
2 "Ju e dini se mas dy ditëve osht Pashka, [Festa e Kalimit], dhe Djalin i Njerit kanë me jap me myt në drunin e mundimit."
3 Në qat kohë priftat kryesor edhe pleqtë e popullit jonë mledh në oborrin e kryepriftit, [donmethanë e priftit ma i naltit], që e ka pasë emnin 'Kajafa'.
4 Ata u morën vesh mes veti, qysh me e kap Jezusin me hile për me myt.
5 Por ata thojshin: "Jo në fest, se mos po çohën pesh njerzt me bo sherr."
6 Kur Jezusi u konë në Betani, te shpia e Simonit - ai ka pasë nji smuje me lekurën që quhet lebra -
7 erdhi nji gru te Jezusi me nji enë alabastri, plot me vaj me erë të mirë. Ai vaji u konë shumë i shtrejt. Krejt jonë konë tu hongër bukë, kur ajo ja nisi me ja derdh vajin përmi kryt.
8 Kur e panë nxansat, u nervozun edhe thanë: "Pse kshtu me harxhit badihava?
9 Qiky vaj kish mujt m'u shit shtrejt, për m'i ja dhonë paret fukarave."
10 Ama Jezusi e ka diktu menen e tynve, dhe tha: "Pse po i qitni punë ksaj grujës? Ajo boni nji sen e bukur për mu.
11 Fukarat keni m'i pasë gjithmonë mes juve, por mue nuk keni me m'pasë tan kohën.
12 Kur ajo ma derdhi ket vajin me erë të mirë përmi kry, ma përgatiti trupin për vorrimin tem.
13 Përnime po ju thom: në çdo ven e botës, ku ka m'u kallxu lajmi i mirë, kanë me fol edhe për çka ka bo kjo gru - për me ja lon nji kujtim."
14 Tani njoni prej të dymdhjetve, me emnin Judë Iskarioti, shkoi te priftat kryesor
15 edhe ju tha atynve: "Çka po m’jepni, që une me ju dhanë Jezusin në dorë?" Ata u morën vesh për 30 copa pare e sërmit.
16 Prej asaj dite, Juda lypi naj mundsi të mirë, me e qit Jezusin në durt e tynve.
17 Kur u festu "Festa e Bukëve Pa Tharm", në ditën e parë, nxansat shkun te Jezusi edhe e vetën: "Ku ki qef me ta bo gati për ty Darkën e Pashkës?"
18 Ai ju tha: "Shkoni në qytet te ai njeri, edhe thuni: 'Msusi po thotë: Koha jeme osht afru ngat. Une kom me ardh te shpia jote, bashkë me nxansat e mi, me festu Pashkën.'"
19 Nxansat e bonën qashtu qysh i tha Jezusi, dhe e bonën gati krejt për Festën e Kalimit.
20 Kur u bo aksham, Jezusi u shtri me hangër në sofër me 12 nxansat.
21 Kur ishin tu hangër, ai i tha: "Përnime po ju thom, njoni prej juve ka me ma kthy shpinën e ka me m' shit."
22 Ata u merziten shumë e nisën tu e vet, njoni mas tjetrit: "Zotni, mos jam unë, a?"
23 Ai i tha: "Ai që e ngjyn bukën bashkë me mua në sahanin, ai ka me m'shit.
24 Po, osht e vërtetë: Djali i Njerit ka me shku, ashtu qysh shkruhet për to. Po marre i koftë atijna, që e shit Djalin i Njerit! Ish konë ma mirë për atâ, mos kish le hiq."
25 Juda, ai që u bo gati me e tradhtu, e vetke: "Msus, a mos jam une, a?" Ai i tha: "Ti vet po thush."
26 Hala tu konë tu hangër, Jezusi e mori bukën, e boni nji lutje edhe e theu bukën. Tani ja dha nxansave edhe tha: "Merrni, hani. Kjo osht për trupin tem."
27 Masanej ai mori edhe nji gotë venë, e falenderoj Zotin, e ja dha nxansave me pi tu thonë: "Pini ju krejt prej saj,
28 se kjo osht për gjakun tem i besëlidhjes, që ka mu derdh për t'mirën e shumë vetave, për me jav fal gabimet.
29 Ama po ju thom, se prej tashtit nuk kom me pi mo prej ksaj pijes e rrushit, deri n'at ditë kur kam me pi të re, bashkë me juve, në Mbretninë e Babës tem."
30 Mas kangëve të lavdisë, ata dolën jashtë edhe shkun te Mali i Ullinjve.
31 Aty Jezusi i tha nxansave: "Ket natë, ju krejt kini mu tut e kini me 'm lon vet, sepse osht e shkrune: 'Kom me e kap qobanin, edhe delet e tufës kanë me ik kah të mujnë.'
32 Po masi jom ardh apet në jetë, une kom me shku në Galile përpara juve."
33 Ama Pjetri i tha: "Edhe nëse krejt tjert kanë m'u tut, une kurr s'kom me t'lon vet."
34 Jezusi ja ktheu: "Përnime po t'thom se ket natë, para se me knu knusi, ti tri herë ki me thonë që nuk um njeh."
35 Pjetri i tha: "Edhe nëse duhet me dek me ty, kurr s'kom mu bo i huj me ty." Qashtu thanë edhe krejt nxansat tjer.
36 Jezusi shkoj tani me ta në nji ven që e ka emnin Getsemani, e ju tha nxansave: "Uluni ktu, se une po shkoj mu lutë qatje."
37 Ai e mori me veti Pjetrin dhe dy djemt e Zebedeut. Tani ai filloi mu mërzit shumë, edhe zemra s’po i rrijke rahat.
38 Ai ju tha nxansave: "Shpirti jem osht i merzitum deri në vdekje. Rrini ktu e rrini gati me mu."
39 Ai shkoi pak ma skejt, u ra me ftyr për toke e u lut: " O Baba jem, qofse bon, ma largo ket gotën. Po jo qysh du une, po qysh don Ti."
40 Kur u kthy te nxansat, i gjeti ata tu flejt. Tani i tha Pjetrit: "A nuk mujtët me nejtë qut me mu, për veç nji sahat?
41 Rrini gati e mos u nalni m'u lut, që mos me hy në sprovë. Se zemra osht gati, po trupi lodhët shpejt."
42 Tani u ik apet herën e dytë edhe u lut: "O Baba jem, qofse nuk bon që largohet kjo gotë prej meje pa me pi une, atëherë u baftë vullneti yt."
43 Kur u kthy, apet i gjeti nxansat tu flejt, se ju ishin lodh sytë prej gjumit.
44 Ai i la aty, u ik apet edhe u lut për tretën herë, tu fol të njejtat fjalë.
45 Masanej u kthy te nxansat edhe tha: "Qysh po muni me flejt e me pushu në nji kohë si kjo? U afru ora që Djali i Njerit ka me ra në dorë e gabimqarve.
46 Çuni, pra, se po shkojna. Ai, që m'ka shit, po afrohet "
47 Ai u konë hala tu fol, kur erdhi Juda, njoni prej të Dymbdhjetve, me nji tup të madhe burrash. Ata kishin shpata e shtaga nepër dur. Priftat kryesor edhe pleqt e popullit i kishin çu ata.
48 Tradhtari i tij u pat marrë vesh me ta, qysh kanë me e njoft: "Konë e puthi une, ai osht ai njeri. Atâ kapni e zini!"
49 Me fjalët: "A u lodhe, Msus?", u afru drejt te Jezusi edhe e puthi butë.
50 Ama Jezusi i tha: "Shok, çka po lyp ktu?" Menjeherë u afrun burrat, e kapën për dore Jezusin edhe e zunë.
51 E qe, njoni prej atynve që ishin me Jezusin, e mori shpatën, i mshoj puntorit të priftet kryesor dhe ja prejti veshin.
52 Ama Jezusi i tha: "Ktheje shpatën në venin e vet. Se krejt ata, që marrin shpatën me luftu, prej shpatës kanë me dek.
53 Apo, po menon ti që une s'muj me e lut Babën tem, e ai menjeherë m'i çon ma shumë se 12 legjona forca të melaqeve?
54 Po atëherë, qysh kanë m'u mush fjalët e Shkrimeve, që thojnë se kshtu duhet me ndodh?"
55 Menjëherë, mas asaj, Jezusi i tha atynve burrave: "A jam une si hajn, që po vini me shpata e me shtaga me m'zënë? Çdo ditë kom nejt ulun në Shpijën e Zotit tu msu, po nuk um keni arrestu.
56 Por krejt kjo ndodhi kshtu, që m'u mush çka osht e shkrune në Shkrimet e pejgamberve." Masanej nxansat jonë ik edhe e lanë vetën.
57 Burrat, që e kishin kapë Jezusin, e çun te Kryeprifti Kajafa, [te Prifti ma i Nalti]. Aty pleqtë dhe msusat e shkrimve të shenjte jonë mledh.
58 Pjetri i përcjelli pis largit deri te oborri i Kryepriftit. Ai hyni mrena shpis, edhe u ul me hysmexharët e shpijës, veç me pa qysh ka me dal kjo punë.
59 Priftat kryesor edhe krejt Sinedri, [dmth. Gjykati i Nalt], lypshin tash me qit rrena kundër Jezusit, që me mujt me e myt.
60 Por nuk gjetën kurrgjâ kundër tij, edhe pse dolën plot veta dëshmitarë tu rrejt. Në fund dolën dy dëshmitarë,
61 e thanë: "Ky njeri ka thonë: 'Unë muj me prish Shpijën e Zotit edhe e marroj apet për tri ditë.'"
62 Tani u çu Kryeprifti e tha: "A s'po jep hiç përgjigje? Çka po thojnë kta burra kundër teje?"
63 Por Jezusi nuk foli hiç. Atëherë Kryeprifti i tha. "Po ta qes në bé, për Zotin e gjallë! Na thu: a je ti Krishti, Djali i Zotit?"
64 Jezusi ja ktheu: "Ti vetë e ke thonë. Po une po ju thomë: prej tashti kini me pa Djlain i Njerit tu nejt në të djathën e Fuqisë, edhe tu ardhë përmi retë e havas."
65 Tani Kryeprifti i shkyti teshat e veta të nalta, e tha: "Ky pe vranë Zotin me fjalt! Çka na duhen mo dëshmitarë? Ju vetë e kini ni, qysh e ka vra Zotin me fjal!
66 Çka po thuni ju?" Ata ja kthyn: "I takon me dek."
67 Tani ata ja nisën me e pshty në ftyrë edhe me e rreh me boksa. Tjerët e mshojshin me shuplaka
68 edhe bojshin hajgare me tâ: "Hajde na kallxo çka po vjen, o Krisht! Kush t'ka rreh?"
69 Pjetri u konë tu nejt përjashta në oborr. Nji çikë hysmexhare erdhi, edhe i tha: "Edhe ti je konë bashkë me Jezusin, qaj i Galilesë!"
70 Po ai, para krejtve, u bo sikur s'din sen, e tha: "S'po di, për çka po fol!"
71 Kur ai doli jashtë kah dyrt e oborrit, nji çikë tjetër e pa Pjetrin, e i tha atynve, që rrishin aty ngat: "Ky njeri u konë bashkë me Jezusin, qai i Nazaretit!"
72 Po ai apet nuk e pranoj, edhe bojke bé: "Une s'e njoh at njerin!"
73 Pak ma vonë, ata që rrishin aty rreth e rrotull, u afrun ngat Pjetrit edhe i thanë: "Ti je pa diskutim njoni prej tynve! T'folmja jote po t'kallxon."
74 Por Pjetri ja nisi mu shpreh keq edhe me bo bé: " S’e njoh at njerin!" Qat moment, u ni knusi.
75 Pjetrit i ranë n'mend fjalët e Jezusit, që i kishte thonë ma herët: "Para se me knu knusi, ti tri herë ki me thonë që nuk um njeh." Pjetri doli jashtë, edhe ja nisi me kajtë me lotët e nxehta.