Mateu 8

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen

1 Masanej Jezusi u shdryp nga veni i nalt edhe kallablaki e njerzve ka ec mas tij. 2 Tani u ardh nji i lebrosur te aj, donmethon dikush qe ka pas nji smuje me lekurën edhe tjert e kanë përzon. Aj u perkul para Jezusit edhe e ka lut: "Zotni qofse don, osht kallaj per ty mem shnosh!" 3 Jezusi e ka zgat doren te aj, e ka prek edhe tha: "Une du! Shnoshu." Qat moment smuja e lekurës u hek. 4 Edhe Jezusi i tha: "Kqyre qe mos mi kallxu kerrkujna, po shko edhe takohu me priftin per me jap kurbanin qe Musa tha me jap. Si nji deshmi qe sherimi u kry."
5 Kur ka mrri në venin Kapernaum, ka ardh nji komandant romake te aj edhe e ka lut me krejt zemrën:
6 "Zotni, hysmexhari jem osht te shpia edhe s'po munet mo me livrit se u bo sakat. Po hek shumë nga dhimbjet." 7 Jezusi ja ktheu: "E shnoshi kur vij atje." 8 Ama ky komandanti i tha: "Zotni, mue nuk um takon me ardh ti te shpia jem. Por veq nji fjal prej teje edhe hysmexhari jem apet shnoshet, 9 sepse edhe une i thom tjerve qa me bo. I kam ushtart qe bojn qka i thom une. Kur njonit i thom 'Shko!' aj shkon. Edhe kur i thom tjetrit 'Kthehu!' aj kthehet. Edhe kur i thom nji skllavit 'Bone qeshtut!' aj e bon qashtu." 10 Kur Jezusi e niti, u qudit edhe i ka thon atynve qe kan ec me tà: "Po ju thom juve të verteten: Te kerrkushi në Izrael nuk kom pa qeshtu nji besim kaq t'madh. 11 Po ju thom: Kanë me ardh shumë veta pi Lindjes edhe Perendimit qe kan mu ul në sofër me Ibrahimin, me Isakun edhe me Jakobin në mretnin e havajës, 12 po në at kohë djemt e mretnis kan mu gjujt jasht në terr. Aty kanë me kajt edhe dhomt kanë mi ju kersit." 13 Tani Jezusi i tha komandantit: "Ti munesh me shku edhe u boft ashtu qysh ki besu." Në qat moment u shnosh hysmexhari i tij.
14 Kur Jezusi ka hy në shpijën e Petrusit, e ka pa vjerrën e tij në krevet shtrit sepse ka pasë zjarm. 15 Aj e preki dorën e saj edhe zjarmi ju ka hek. Tani ajo u qu edhe ka fillu me bo hysmet. 16 Kur u bo nata, njerzt i kan qu shumë veta qe jonë kon të smut prej sehireve. Aj ka thon nji fjal edhe jonë qliru nga sehiret. I ka shnosh krejt qe kanë vujt 17 qe mu mush shkrimi i shejnt qe u thon nepermjet pejgamberit Isaja: "Aj i ka marrë krejt smujet tona enveti edhe vutjet tona i ka majt."
18 Kur i ka pa Jezusi kallablakin e njerzve për rreth vetit, aj i tha nxonsave të tij me shku në anën tjetër të detit. 19 Njoni qe i ka dit mirë shkrimet e shenjta u afru ngat te aj edhe i tha: "Msus, une vij me ty gjithkah ku shkon ti." 20 Ama Jezusi ja ktheu: "Kafshet e egra e kanë venin e vet edhe zogjtë e havajës e kanë folen e vet, ama djali i njerit s'ka ku me qit kryt." 21 Masanej nji nxans tjetër i tha: "Zotni, me le njiherë me ik edhe me varros babin tem." 22 Jezusi ja ktheu: "Mos u nal mem njek edhe leji të vdeknit mi varros të vdeknit."
23 Ma vonë aj bashkë me nxonsat e tij jonë hyp me nji anij. 24 Edhe qe, në deti ja filloj nji erë e madhe sa qe anija u mush me uj gati me sharru në uj. Ama Jezusi ka flejt. 25 Ata jonë shku ngat tij, e qun pi gjumit edhe i thanë: "Zotni, na pshto se na marrum." 26 Por aj i tha: "Pse po tutni kaq shumë? Kaq pak besim keni, a?" Tani aj u qu, i bertiti me nji fjal të fortë erës edhe detit, edhe qe: era u nal edhe deti u qetsu. 27 Ata jonë qudit shumë edhe thanë: "Kush osht more ky njeri, qe era edhe deti me ngu?"
28 Kur ka mrri në anën tjetër, te veni i Gadarenëve, i ka zatet dy burra qe jonë konë me sehire qe kanë ardh prej vorrave. Ata jonë kon shum të egër qe nuk kanë guxu kerrkush qat rrug me kalu pi tutës. 29 Paprit fillun me bertit: "Çfarë pune kena me ty, o djali i zotit? A ke ardh ktu me na munu para se me ardh koha?" 30 Qaty larg u konë nji tub e madhe e thive. 31 Përqata ata sehiret qe i kanë patë, e kanë lut edhe thanë: "Masi po don me na hek, bile qitna qaty te tuba e thive." 32 Tani Jezusi i tha: "Shkoni!" Masanej ata dolën edhe kanë hy te thijt edhe tuba e thive ka shku drejt gërminës, kanë rra në deti edhe kanë cof në uj. 33 Ata barit qe i kanë rrujt thijt, jonë ik edhe shkun në qytet edhe i kallxun krejtve qa kanë ndodh me ata burrat qe jonë konë me sehire. 34 Edhe qe, krejt qyteti, kur e panë Jezusin, i dulin përpara edhe e kanë përzon pi atij venit.