Mikea 2
1 “Mjerë ata që bojnë plane për me i bo
dëm dikujt, e që n’shtrat e tyne mendojnë
qysh me bo t’këqija! Sapo zbardhë dita, i bojnë
ato, se e kanë n’dorë me i bo.
2 Ju shkon mendja për ara edhe i
marrin me zor, ju shkon mendja për shpija
edhe i marrin. Me mashtrim ia marrin
nji njeriu shpinë, edhe ia marrin trashëgiminë.
3 Për qata Jehovai thotë:
‘Tash unë po boj plan me pru nji t’keqe mbi këtë familje, e ju s’keni me mujtë me i shpëtu.
S’keni me ecë ma me kryt nalt, se ka me konë kohë e keqe.
4 Atë ditë njerëzit kanë me thanë nji shprehje për ju
edhe kanë me vajtu fort për ju. Kanë me thanë:
“Jena shkatërru krejt! Aj ka bo që pjesa që i
takon popullit tem me ndrru pronar. Po ma merr mu
përnjëmend! Arat tona po ia jep atij që s’asht besnik.”
5 Për qata, ti s’ke me pasë kërkon që me e shtri litarin
për me matë, e me e nda tokën n’mbledhjen e Jehovait.
6 “Mos predikoni ma!”, predikojnë ata, “s’duhet
me prediku gjana t’tilla. Neve
s’ka me na gjetë kurrfarë poshtnimi!”
7 A po thuhet, o shpia e Jakobit:
“A i ka hupë durimi frymës së Jehovait?
A këto janë punët e tij?”?
A nuk ju bojnë mirë fjalët e mia atyne që ecin rrugës së drejtë?
8 Po tash vonë, vetë populli jem u çu si armik.
Ju ua merrni haptas stolinë madhështore bashkë me rrobat atyne
që kalojnë t’sigurt, si njerëz që po kthehen pi luftës.
9 Gratë e popullit tem po i përzini pi shpijat e tyne t’rehatshme.
Fëmijëve t’tyne po ua merrni përgjithmonë madhështinë teme.
10 Çohuni e shkoni, se ky s’asht vend me pushu.
Për shkak t’papastërtisë ka me ardhë shkatërrimi, nji shkatërrim i randë e i dhimbshëm.
11 Nëse nji njeri shkon mas erës e mashtrimit, edhe rren
e thotë: “Unë kam me t’prediku për venë edhe
pije alkoolike”, atëherë aj asht tamam predikuesi për këtë popull!
12 Unë kam me ju mbledhë krejt juve, o Jakob.
Pa tjetër kam me i mbledhë bashkë ata që
kanë mbetë pi Izraeli. Kam me i bashku si
delet n’vathë, si nji tufë delesh n’kullotën e vet.
Ka me u ni zhurmë e madhe pi njerëzve.’
13 Aj që e çel nji të çarë ka me ju
pri. Ata kanë me çelë nji të çarë edhe
kanë me hy e me dalë përmes portës. Mbreti i
tyne ka me kalu përpara tyne, me Jehovain n’krye.”