Nahumi 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Nji shpallje kundër Ninivës. Libri me vegimin e Nahumit pi Elkoshi:

2 Jehovai asht nji Zot që kërkon me iu kushtu veç
atij edhe që merr hak. Jehovai merr hak edhe asht gati
me e tregu zemërimin e vet. Jehovai merr hak ndaj
kundërshtarëve t'vet edhe e run zemërimin për armiqtë e vet.

3 Jehovai s'nxehet shpejt edhe ka fuqi t'madhe, po Jehovai
kurrsesi s'e len pa e dhanë dënimin e merituem. Aj
ecën rrugës së vet n'mes erës shkatërruese edhe stuhisë,
e retë janë si pluhuni nën kambët e tij.

4 Aj e urdhnon detin me nji
fjalë t'fuqishme edhe e than. Aj i
than krejt lumenjtë. Bashani edhe Karmeli
thahen, edhe lulet e Libanit vyshken.

5 Për shkak t'tij dridhen malet edhe
kodrat shkrihen. Para tij ka me
u dridhë toka, edhe vendi
bashkë me krejt banorët e tij.

6 Kush mundet me qëndru para zemërimit t'tij? Kush mundet
me e përballu zemërimin e tij t'flaktë? Zemërimi
i tij ka me u derdhë si zjarr, edhe
për shkak t'tij shkambinjtë kanë me u ça.

7 Jehovai asht i mirë, aj asht si nji fortesë n'ditë t'hallit.
Aj kujdeset për ata që kërkojnë strehim te aj.

8 Me nji vërshim t'fuqishëm aj ka me e shkatërru krejt vendin
e tyne, edhe errësina ka me i ndjekë armiqtë e tij.

9 Qka po planifikoni kundër Jehovait?
Aj ka me sjellë shkatërrim t'plotë.
Halli s'ka me ardhë për herë t'dytë.

10 Se ata janë t'ngatrrum me njani-tjetrin si
ferrat, si t'dehun pi birra, po kanë
me u djegë si kashtë e thatë.

11 Pi teje ka me dalë nji njeri që planifikon
t'këqija kundër Jehovait, që jep këshilla që s'vlejnë kurgjo.

12 Kështu thotë Jehovai: “Edhe pse jonë konë
t'fortë edhe t'shumtë, ata kanë me u
pre edhe kanë me u zhdukë. Unë
t'kom shtypë, po s'kam me t'shtypë ma.

13 Tash kam me e thy zgjedhën e tij që
asht mbi ty, edhe kam me t'i këputë prangat.

14 Jehovai ka dhanë këtë urdhën për ty:
‘Emni yt s'ka me vazhdu ma me ekzistu.
Kam me i hjekë figurat e gdhenduna edhe shtatoret pi metali pi shpija e zotave tu.
Kam me ta bo nji varr, se je i përbuzshëm.’

15 Kqyre! N'male janë kambët e atij që sjell
nji lajm t'mirë, që shpall paqe. Festoji festat e
tua, o Judë, plotësoji zotimet e tua, se
aj që s'vlen kurgjo s'ka me kalu kurrë ma
nëpër ty. Aj ka me u shkatërru krejt.”