Nehemia 5
1 Po disa burra bashkë me gratë e veta u ankun me za të naltë kundër vllaznive të tyne judenj.
2 Disa thojshin: “Na kemi shumë djem e çika, edhe na duhet drithë që me pas qka me hangër e me mbet gjallë.”
3 Disa tjerë thojshin: “Na duhet me i lanë peng arat, vneshtat edhe shpijat tona, që me marrë drithë në këtë kohë kur s’ka boll ushqim.”
4 Do tjerë thojshin: “Na u desht me i lanë peng arat edhe vneshtat tona, që me mujt me ia pagu mbretit haraçin.
5 Na edhe vllaznit tanë jemi krejt nji mish e nji gjak! Edhe thmijtë tanë s’jonë ma pak të vlefshëm se thmijtë e tyne. Po prap s’na ka mbet tjetër, veç me i shit djemtë edhe çikat tona si robër. Disa pi çikave tona veç jonë në robni. Po na s’kemi fuqi me bo kurgjo kundër kësaj, se arat edhe vneshtat tona tash ju takojnë tjerëve.”
6 Kur i kom ni këto ankesa, m’ka ardh shumë inati.
7 Kom menu mirë e mirë për këtë punë, e masanej ju kom thanë burrave me ndikim edhe nënkryetarëve:
“Secili pi juve po i merr kamatë vllaut të vet!” Edhe e kom thirr nji tubim të madh për shkak të tyne.
8 Ju kom thanë: “Na, aq sa kemi mujt, i kemi ble prap vllaznit tanë judenj që u shitën te popujt tjerë. E tash a po doni ju me i shit vllaznit e juaj, që masanej me na i shit neve prap?” Atëherë ata kanë hesht edhe s’kanë dit qka me thanë.
9 Masanej ju kom thanë: “Qka po boni ju, s’asht mirë! A s’duhet me jetu me tutë e respekt për Zotin, që popujt që na i kemi armiq mos me na përqeshë?
10 Hajdeni, ju lutna, mos të lypim ma kamatë! Edhe unë, vllaznit e mi edhe shërbëtorët e mi po japim pare e drithë borxh pa kamatë.
11 Ju lutna, kthejuani qysh sot arat, vneshtat, ullishtat edhe shpijat e tyne. Kthejuani edhe atë nji për qind të pareve, drithit, verës së re edhe vajit që ua keni lyp si kamatë.”
12 Ata ma kthynë: “Kemi me ua kthy krejt edhe s’kemi me lyp ma kurgjo pi tyne. Kemi me bo bash qysh po thu ti.” Atëherë i kom thirr priftërinjtë edhe i kom shti ata burra me u betu që kanë me e majt fjalën që e dhanë.
13 Edhe i kom shkund palat e teshës teme e kom thanë: “Qashtu le ta shkundë Zoti i vërtetë pi shpisë edhe pi pasunisë së vet secilin burrë që s’e mban këtë premtim. Qashtu le të shkundet edhe le të mbetet pa kurgjo.” Atëherë krejt ata që u mledhën thanë: “Amin!” Edhe e lavdëruan Jehovën e e majtën fjalën.
14 Edhe pi ditës kur mbreti më ka caktu guvernator të vendit të Judës, unë edhe vllaznit e mi, për 12 vjet rresht, s’i kemi marrë pagesat që i takojnë guvernatorit. Kjo u konë pi vitit të 20-të deri në vitin e 32-të të mbretit Artakserks.
15 Guvernatorët e mahershëm, që kanë sundu para meje, ia kanë vështirësu shumë jetën popullit. Çdo ditë ju kanë marrë 40 shekelë argjendi për bukë edhe verë. Edhe shërbëtorët e tyne e kanë shtyp popullin. Po unë s’kom vepru qashtu, se e kom pas tutën edhe respektin për Zotin.
16 Përveç kësaj, edhe unë vetë kom punu në ndërtimin e murit, edhe krejt shërbëtorët e mi jonë mledh aty për me punu. E na s’kemi ble asnji arë.
17 Në sofrën teme kanë hangër 150 judenj edhe nënkryetarë, e përveç tyne kanë hangër edhe njerëz pi popujve tjerë që kanë ardh te na.
18 Çdo ditë kom bo me u përgatit nji ka, gjashtë dele pi ma të mirave edhe shpezë. E çdo dhjetë ditë kemi pas gjithfarë lloje vere me bollëk. Po edhe përkundër krejt kësaj, unë s’kom lyp ushqimin që i takon guvernatorit, se populli veç u konë shumë i ngarkum me punët që u duhej me i kry.
19 O Zoti jem, mos më harro edhe më beko për krejt qka kom bo për këtë popull.