Predikuesi 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Prapë ja kom kthy menjen krejt atyne punëve të shtypjes që bohen nën diell. I kom pa të shtypunit tu kajtë, e kërkush s'i ka ngushëllu. S'ka pasë kush me i ngushëllu, kurse ata që i shtypnin e kanë pasë fuqinë.

2 Edhe i kom qujtë ma me fat ata që kanë dekë tashma, sesa ata që jonë hala gjallë.

3 E ma mirë se të dy palët asht aj që s'ka lindë hala, se s'i ka pa krejt ato punë të mërzitshme që bohen nën diell.

4 Edhe e kom pa që shumë mund e punë të mira vijnë pi garës mes njerzve, kur mundohen me ia kalu njani-tjetrit. Edhe kjo asht krejt kot, si me tentu me e kapë erën.

5 Budalla i palon duert edhe e shkatërron veten.

6 Ma mirë nji grusht qetësi, sesa dy grushta punë të randë e me tentu me e kapë erën.

7 Prapë e kom pa edhe nji shembull tjetër të kotësisë nën diell:

8 Asht nji njeri që jeton krejt vet, pa kërkon afër vetes. S'ka as djalë, as vlla, e prapë puna e tij e randë s'ka fund. Sytë e tij kurrë s'ngihen me pasuni. Po a e vet najherë veten: „Për kon po punoj kaq fort edhe pse s'po ia lejoj vetes asnji të mirë?“ Edhe kjo asht krejt kot edhe nji punë e mjerë.

9 Dy veta bashkë jonë ma mirë se nji vet, se kanë ma shumë dobi pi punës së tyne të randë.

10 Se nëse njoni rrëzohet, tjetri munet me e çu n'kamë. Po qka bohet me atë që rrëzohet e s'ka kërkon me e çu n'kamë?

11 Përveç kësaj, kur dy veta shtrihen ngat njani-tjetrit, e nxehin njani-tjetrin. Po qysh munet nji njeri që asht vet me u nxehë?

12 Nji njeri munet me e mujtë lehtë atë që asht vet, ama dy veta bashkë munden me i qëndru. Edhe nji litar me tri fije s'këputet qaq lehtë.

13 Ma mirë nji djalë i ri e i vorfën, po i mençëm, sesa nji mbret i vjetër e budalla, që s'ka ma men as me e marrë parasysh nji paralajmërim.

14 Se aj ka dalë pi burgu për me u bo mbret, edhe pse ka lindë i vorfën nën sundimin e atij mbreti.

15 Kom menu për krejt njerzit e gjallë që ecin nën diell, edhe për djalin e ri që vjen mas atij tjetrit e ia zan vendin.

16 Edhe pse e përkrahin njerz pa numër, ata që vijnë ma vonë s'kanë me konë të knaqun me të. Edhe kjo asht krejt kot, si me tentu me e kapë erën.