Proverbat 1
1 Fjalët e urta të Solomonit, djalit të Davidit, mbretit të Izraelit:
2 Përmes tyne njeriu munet me fitu mençuri edhe
edukatë, edhe me i kuptu fjalët e mençme.
3 Përmes tyne njeriu munet me marrë edukatë që i jep kuptim, e
mëson me vepru drejt, me gjyku mirë edhe me qenë i ndershëm.
4 Përmes tyne, aj që s'ka përvojë munet me u bo i mençëm, edhe nji
djalë i ri munet me fitu dije edhe me mësu me menu mirë.
5 Nji njeri i mençëm ngon edhe mëson edhe ma shumë.
Nji njeri që kupton mirë, lyp udhëzime t'mençme,
6 që me i kuptu fjalët e urta edhe thaniet që janë zor
me u kuptu, fjalët e njerëzve t'mençëm edhe gjëegjëzat e tyne.
7 Respekti i madh për Jehovain asht fillimi i dijes.
Veç ata që s'kanë mend e përbuzin mençurinë edhe edukatën.
8 Djali jem, ngojë babën tand kur t'mëson e t'ndreq,
edhe mos i refuzo këshillat e nanës tande.
9 Se ato janë si nji kurorë e bukur për kryet
tand edhe si nji stoli e hijshme për qafën tande.
10 Djali jem, nëse gjynahqarët mundohen me të joshë, mos prano.
11 Ta zamë që t'thonë: „Hajde me neve! Kemi me zanë
pritë për me derdhë gjak. Kemi me u mshefë
edhe me i pritë njerëzit e pafajshëm, pa kurrfarë arsye.
12 Kemi me i përbi t'gjallë, qashtu si
vorri, krejtësisht, si ata që zhdrypin n'gropë.
13 Kemi me ua marrë krejt senet e tyne t'çmueshme.
Kemi me i mbushë shpitë tona me plaçkë.
14 Hajde, bashkohu me neve, krejt senet e vjedhuna
kemi me i nda drejt mes nesh.“
15 Djali jem, mos shko me ta.
Mos e qit kamën n'rrugën e tyne.
16 Se ata vrapojnë me bo t'kqija,
edhe nguten me derdhë gjak.
17 S'ka kurrfarë kuptimi me e shtri nji rrjetë
për me zanë zogj, para syve t'nji zogu.
18 Për qata, ata zanë pritë për me derdhë gjak,
edhe mshefen për me ua marrë jetën tjerëve.
19 Qishtu shkojnë rrugëve ata që lypin fitim t'pandershëm, edhe kur
e marrin atë fitim, e hupin jetën e vet.
20 Mençuria e vërtetë thërret me zo t'naltë n'rrugë.
Ajo vazhdimisht e ngrit zanin n'sheshe ku mblidhen njerëzit.
21 Ajo thërret te qoshet e rrugëve plot me njerëz.
Te hyrjet e portave t'qytetit ajo thotë:
22 „Deri kur, o ju që s'keni përvojë, keni me e dasht me mbetë pa përvojë?
Deri kur, o ju që talleni, keni me u kënaqë tu u tallë?
Edhe deri kur, o ju që s'keni mend, keni me e urry dijen?
23 Dëgjoni kur ju qortoj edhe ndreqnu.
Atëherë kam me e derdhë frymën teme mbi ju.
Kam me jua kallxu fjalët e mia.
24 Se unë ju kam thirrë, po ju vazhdimisht s'keni dashtë me
ngu, e kam zgjatë dorën, po kërkush s'ia ka vu veshin,
25 se ju vazhdimisht i keni injoru krejt këshillat
e mia edhe s'e keni pranu qortimin tem,
26 për qata kam me qeshë kur t'ju gjejë fatkeqësia.
Kam me u tallë kur t'ju vijë ajo që ju tut,
27 kur ajo që ju tut vjen si nji
stuhi edhe fatkeqësia ju vjen përmbi si nji erë
e fortë, kur ju kaplon mërzia edhe telashet.
28 Atëherë ata kanë me m'thirrë vazhdimisht, po unë s'kam me ju përgjigjë.
Kanë me m'lypë me dëshpërim, po s'kanë me m'gjetë,
29 se ata e kanë urry dijen edhe s'kanë
zgjedhë me pasë respekt t'madh për Jehovain.
30 Ata s'e kanë pranu këshillën teme.
Krejt qortimet e mia i kanë përbuzë.
31 Për qata kanë me i bartë pasojat e veprave t'veta,
edhe kanë me u ngopë me planet e veta.
32 Se ata që s'kanë përvojë kanë me e hupë jetën për shkak t'kryefortësisë së vet,
edhe ata që s'kanë mend kanë me u shkatërru, se janë tepër t'kënaqun me veten.
33 Po kush m'ngon mu, ka me jetu
i sigurt, pa pasë frikë pi fatkeqësisë.“