Psalmi 1
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 I lumtun asht njeriu që nuk ecë simas këshillës së të këqijve, nuk hyn në udhën e gjynahqarëve edhe nuk ulet me përqeshësit.
2 Përkundrazi, aj gëzohet me ligjin e Jehovajt edhe lexon në të me za të ulët ditë e natë.
3 Aj ka me qenë si nji dru i mbjellun pranë rrjedhave të ujit, nji dru që jep fryt në kohën e vet edhe gjethet nuk i thahen. Edhe krejt qka bon, ka me i shku mirë.
4 Të këqijtë nuk janë qashtu. Ata janë si byku që e merr era.
5 Për qata të këqijtë s’kanë me qëndru në gjykim, as gjynahqarët në mesin e të drejtëve.
6 Sepse Jehovaj e njeh udhën e të drejtëve, po pi udha e të këqijve s’ka me mbetë asnji gjurmë.