Psalmi 11

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Te Jehova kom kërku mbrojtje.
Qysh po muneni pra me m'thanë:
„Ik si nji zog n'malin tand!

2 Shihni qysh t'këqijtë po e ngrehin harkun! Po
e vendosin shigjetën n'penin e harkut, me i gjujt
pi errësinës ata që jonë t'drejtë me zemër.

3 Kur rrëzohen themelet e drejtësisë, qka
munet me bo i drejti atëherë?“

4 Jehova asht n'tempullin e vet t'shenjtë.
Froni i Jehovës asht n'qiell.
Sytë e tij shohin, sytë e tij që rrinë syçelë i provojnë njerëzit.

5 Jehova i shikon e i provon si t'drejtit, si t'këqijtë.
Aj e urren secilin që e don dhunën.

6 Mbi t'këqijtë ka me lëshu kurthe si shi.
Fati i tyne ka me konë zjarr, squfur edhe nji erë përvëluese.

7 Se Jehova asht i drejtë, aj i don punët e drejta.
Ata që jonë t'drejtë me zemër kanë me e pa mirësinë e tij.