Psalmi 113

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Lavdërojeni Jahun! Lavdërojeni, ju
që i shërbeni Jehovës,
lavdërojeni emnin e Jehovës.

2 Le t’lavdërohet emni i Jehovës
pi tash e përgjithmonë.

3 Pi lindja e deri n’perëndim
le t’lavdërohet emni i Jehovës.

4 Jehovai asht ma nalt se krejt popujt.
Lavdia e tij asht edhe ma nalt se qielli.

5 Kush asht si Jehovai, Zoti
jonë, që banon aq nalt?

6 Aj përkulet poshtë me i pa qiellin edhe tokën,

7 edhe e nxjerr t’pafuqishmin pi pluhnit.
T’varfnin e ngrit pi grumbulli i hinit,

8 me e ulë bashkë me fisnikët,
me fisnikët e popullit t’vet.

9 Gruas që s’munet me pas fëmijë, i
jep nji shpi, ku ajo asht
nanë e lumtun me fëmijë. Lavdërojeni Jahun!