Psalmi 120
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 N'hallin tem e kom thirrë Jehovën
edhe aj m'ka kthy përgjigje.
2 O Jehova, shpëtom pi buzëve që
rrejnë, pi gjuhës që mashtron tinëz.
3 Qka ka me t'ba Zoti, qysh
ka me t'ndëshku, o gjuhë tinzare?
4 Me shigjeta t'mprehta t'nji luftëtari edhe
me thëngjij t'ndezun pi drunit t'gjineshtrës.
5 Mjerë unë, se kom jetu si i huj n'Meshek!
Kom banu n'mes t'çadrave t'Kedarit.
6 Shumë gjatë kom banu me
ata që e urrejnë paqen.
7 Unë jom për paqe, po qka do
që thom, ata jonë për luftë.