Psalmi 121

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Po i çoj sytë kah malet.
Kah ka me m’ardh ndihma?

2 Ndihma jem vjen pi Jehovait, që
i ka bo qiellin edhe tokën.

3 Aj s’ka me lonë kurrë me t’rrëshqit kamba.
Aj që t’ruan, s’ka me u lodh kurrë.

4 Aj s’ka me u lodh kurrë, as s’ka me
u shtri me flejt, aj që e ruan Izraelin.

5 Jehovai t’ruan.
Jehovai asht hija jote n’anën e djathtë.

6 Ditën dielli s’ka me t’bo
kurgjo, as hana natën.

7 Jehovai ka me t’rujt pi çdo dëmi.
Ka me ta rujt jetën.

8 Jehovai ka me t’rujt n’krejt çka
bon, pi tash e përgjithmonë.