Psalmi 2
1 Pse jonë trazu kombet, pse popujt
po murmurisin për sene të kota?
2 Mbretat e tokës po bohen gati, e
krerët e naltë po mblidhen krejt bashkë
kundër Jehovait edhe të Mirosunit të tij.
3 Ata po thojnë:
„Hajde t'ua këpusim zingjirët edhe t'ua hjekim prangat!“
4 Ama aj që rrin në fron në qiell
ka me qeshë, Jehovai ka me i përqeshë.
5 Masanej aj ka me ju folë me shumë zemërim, edhe me
zemërimin e tij të flaktë ka me i shti frikën.
6 „Unë vet e kom vendosë mbretin tem“, ka me
thanë aj, „në Sion, malin tem të shenjtë.“
7 Tash po e shpalli vendimin e Jehovait.
Aj më ka thanë: „Ti je
djali jem. Sot jom bo baba yt.
8 Veç kërkom, e unë kom me t'i dhonë kombet si trashëgim,
edhe krejt tokën deri në skajet e saj si pronë.
9 Ti ki me i thy me shkop mbretnor prej hekuri,
ki me i bo copë-copë si nji enë prej balte.“
10 Për qata, o mbreta, tregoni që keni men.
Pranoni me ju qortu, o gjykatës të tokës.
11 Shërbeni Jehovait me respekt të thellë e
me frikë edhe gëzohuni tu u dridhë.
12 Nderojeni Djalin, se përndryshe Zoti ka me u
zemëru edhe keni me u largu pi rrugës
së jetës, se zemërimi i tij ndizet shpejt.
Lum krejt ata që kërkojnë mbrojtje te aj.