Psalmi 21

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O Jehova, mbreti po gëzohet për fuqinë tane.
Sa fort po gëzohet për krejt punët që i ke bo ti për me shpëtu!

2 Ti ja ke plotësu dëshirën e zemrës, e lutjen që e ka bo me gojë s'ja ke refuzu.
Sela

3 Ti po i jep plot bekime, edhe po ja
vnon n'kry nji kurorë pi arit ma t'mirë.

4 Aj t'ka lyp jetë, e ti ja
ke dhanë, jetë t'gjatë, përgjithmonë e mot.

5 Krejt punët që i ke bo ti për me shpëtu, i kanë pru nam t'madh.
Ti i ke dhanë nder e madhështi.

6 Ti e mban t'bekum përgjithmonë.
Kur je afër tij, ti i jep gëzim.

7 Se mbreti ka besim te Jehova.
Për shkak t'dashnisë besnike t'Ma t'Naltit, aj kurrë s'ka me u lëkund.

8 Dora jote ka me i gjet krejt armiqtë e tu.
Dora jote e djathtë ka me i gjet ata që t'urrejnë.

9 Kur t'vjen koha që e ke caktu me vepru, ti ke me i bo si nji furrë zjarri.
Jehova ka me i përpi n'zemërimin e vet, e zjarri ka me i djeg krejt.

10 Ti ke me i zhduk pasardhësit e tyne pi tokës,
krejt ata që vijnë mas tyne, pi mesi i njerëzve.

11 Se ata kanë dashtë me t'bo keq, kanë
bo plane që s'kanë me ju dalë.

12 Se ti ke me i detyru me u
kthy mbrapa, kur ta drejtosh harkun kah ata.

13 Çohu, o Jehova, me fuqinë tane.
Na kena me këndu për fuqinë tane.