Psalmi 29

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jepjani Jehovait atë që i takon, ju bijtë e t'fuqishmëve, jepjani
Jehovait atë që i takon për lavdinë e fuqinë e tij.

2 Jepjani Jehovait lavdinë që i takon emnit t'tij.
Përkuluni para Jehovait me petka t'bukura e t'shënjta.

3 Zani i Jehovait dëgjohet mbi ujna t'mëdha.
Zoti plot lavdi bubullon.
Jehovai asht mbi ujna t'mëdha.

4 Zani i Jehovait asht i fuqishëm.
Zani i Jehovait asht plot madhështi.

5 Zani i Jehovait i çan kedrat.
Po, Jehovai i then kedrat e Libanit.

6 Aj e bon Libanin me kcy si nji
viç, e Sirjonin si nji dem t'egër t'ri.

7 Zani i Jehovait godet me flakë zjarri.

8 Zani i Jehovait e dridh shkretëtirën.
Jehovai e dridh shkretëtirën e Kadeshit.

9 Zani i Jehovait e bon drereshën me pjellë pi frikës, e i len pyjet t'zhveshuna.
E krejt ata që jonë n'tempullin e tij thërrasin:
“Lavdi Zotit!”

10 Jehovai rrin n'fron mbi ujna që vërshojnë.
Jehovai rrin n'fron si mbret për jetë e mot.

11 Jehovai ka me i dhanë fuqi popullit t'vet.
Jehovai ka me e beku popullin e vet me paqe.