Psalmi 3
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 O Jehova, pse m’jonë shtu kaq shumë kundërshtarët?
Pse po çohen kaq shumë veta kundër meje?
2 Shumë veta po thonë për mu:
“Zoti s’ka me e shpëtu.” Sela
3 Po ti, Jehova, je mburojë rreth meje.
Ti je lavdia jem e ti m’ngrit nalt.
4 Kam me i thirrë me za t’nalt Jehovait, e aj ka me m’u përgjigj pi malit t’tij t’shenjtë.
Sela
5 Kam me u shtri e me
flejt, e kam me u zgju i
sigurt, se Jehovai rrin përkrah meje.
6 S’ju tutna dhjetëra mijëra vetave, që
jonë rreshtu e m’kanë rrethu.
7 Çohu, o Jehova! Shpëtom, o Zoti jem! Ti
ke me i godit krejt armiqtë e
mi n’mjekër. Ke me ua thy dhambët t’kqijve.
8 Shpëtimi vjen pi Jehovait. Bekimi yt
asht mbi popullin tand. Sela