Psalmi 47

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Përplasni duart, krejt ju popuj.
Brohoritni Zotit me gëzim për fitore.

2 Se Jehovai, ma i Nalti, asht aj që të shtin respekt e frikë.
Aj asht Mbreti i madh mbi krejt tokën.

3 Aj i nënshtron popujt për neve.
Kombet i qet nën kambët tona.

4 Aj e zgjedh trashëgiminë tonë për neve, krenarinë e Jakobit që e don shumë.
Sela

5 Zoti ka hyp nalt mes brohoritjeve, po, Jehovai
ka hyp nalt me tinguj të brinave.

6 Këndoni kangë për Zotin, këndoni lavde.
Këndoni kangë për Mbretin tonë, këndoni lavde.

7 Se Zoti asht Mbret i krejt tokës.
Këndoni kangë lavdi edhe tregoni mençuri.

8 Zoti asht ba Mbret mbi popujt.
Zoti asht ulë n'fronin e vet të shenjtë.

9 Prijësit e popujve jonë mbledhë bashkë
me popullin e Zotit të Abrahamit.
Se sundimtarët e tokës i përkasin
Zotit. Aj asht shumë i naltësu.