Romakëve 8
1 Pra, për ata që janë të lidhun me Krishtin Jezus, s’ka dënim. 2 Sepse ligji i frymës që jep jetë në lidhje me Krishtin Jezus të ka liru pi ligji i gjynahit edhe i vdekjes. 3 Atë që Ligji nuk mujti me e arritë, sepse ishte i dobët për shkak të papërsosmënisë së njeriut, e bani Zoti. Aj e dërgoi Birin e vet në formë njeriu për shkak të gjynahit, edhe kështu e dënoi gjynahin në njeriun, 4 që kërkesa e drejtë e Ligjit me u përmbushë në neve, që nuk e lamë jetën tonë me u drejtu pi natyra jonë gjynahqare, po pi fryma. 5 Sepse ata që e lojnë jetën me u drejtu pi natyra e tyne gjynahqare, përqendrohen te ajo që don natyra gjynahqare, kurse ata që e lojnë jetën me u drejtu pi fryma, përqendrohen te ajo që don fryma. 6 Sepse me u përqendru te natyra gjynahqare domethanë vdekje, po me u përqendru te fryma domethanë jetë edhe paqe. 7 Sepse kur njeriu përqendrohet te natyra gjynahqare, kjo domethanë armiqësi me Zotin, se ajo nuk i nënshtrohet Ligjit të Zotit, po as nuk mundet. 8 Prandaj ata që udhëhiqen pi natyra gjynahqare nuk munden me i pëlqy Zotit.
9 Ju, përkundrazi, nuk udhëhiqeni pi natyra gjynahqare, po pi fryma, nëse fryma e Zotit përnime banon në ju. Po nëse dikush nuk e ka frymën e Krishtit, aj nuk i takon Krishtit. 10 Mirëpo, nëse Krishti asht i lidhun me ju, trupi asht i vdekun për shkak të gjynahit, po fryma jep jetë për shkak të drejtësisë. 11 Nëse tash fryma e Atij që e ringjalli Jezusin pi të dekuneve banon në ju, atëherë Aj që e ringjalli Krishtin Jezus pi të dekuneve, ka me i ngjallë edhe trupat tuej të vdekshëm përmes frymës së tij që banon në ju.
12 Pra, vllazën, na nuk i kemi borxh natyrës gjynahqare që me e lanë jetën tonë me u drejtu pi ajo. 13 Sepse nëse e leni jetën tuej me u drejtu pi natyra gjynahqare, vdekjen e keni të sigurt. Po nëse përmes frymës i mbytni veprat e trupit, keni me jetu. 14 Sepse krejt ata që udhëhiqen pi fryma e Zotit, këta janë bij të Zotit. 15 Sepse ju nuk keni marrë nji frymë robnie që prapë sjell frikë, po keni marrë nji frymë që Zoti e jep për me na pranu si bij të vet. Përmes kësaj fryme na thirrim: „Aba, Atë!“ 16 Vetë fryma dëshmon bashkë me frymën tonë që jemi fmi të Zotit. 17 Nëse jemi fmi, atëherë jemi edhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Zotit, po edhe bashkëtrashëgimtarë me Krishtin, nëse vuajmë bashkë me të, që edhe me u lavdëru bashkë me të.
18 Unë mendoj që vuajtjet e kohës së tashme nuk janë kurgjo krahasu me lavdinë që ka me u zbulu te na. 19 Sepse krejt krijimi po pret me mall zbulimin e bijve të Zotit. 20 Sepse krijimi ju nënshtru kotësisë, jo me vullnetin e vet, po përmes Atij që e nënshtroi, ama me shpresë, 21 që edhe vetë krijimi ka me u liru pi robnia e prishjes edhe ka me hy në lirinë e lavdishme të fmive të Zotit. 22 Sepse e dimë që krejt krijimi deri tash po rënkon bashkë edhe po vuan dhimbje bashkë. 23 Jo veç kaq, po edhe na vetë, që e kemi dhuratën e parë, domethanë frymën, po, na vetë rënkojmë përbrenda, derisa presim me mall pranimin si bij, çlirimin e trupit tonë përmes shpërblesës. 24 Sepse me këtë shpresë jemi shpëtu. Po shpresa që shihet nuk asht shpresë. Sepse a shpreson njeriu hala për diçka që e sheh? 25 Po nëse shpresojmë në atë që nuk e shohim, atëherë e presim me mall e me qëndrueshmëri.
26 Po qashtu edhe fryma na vjen në ndihmë në dobësinë tonë. Sepse nganjëherë nuk dimë për qka duhet me u lutë, po vetë fryma ndërhyn për neve me rënkime që nuk shprehen me fjalë. 27 Kurse Ai që i heton zemrat e din qka ka për qëllim fryma, sepse ajo ndërhyn për të shenjtit në pajtim me Zotin.
28 E dimë që Zoti i len krejt veprat e veta me bashkëvepru për të mirën e atyne që e dojnë Zotin, të atyne që janë të thirrun simas qëllimit të tij. 29 Sepse ata që i pranoi ma parë, i caktoi edhe përpara që me u formu simas pamjes së Birit të tij, që aj me qenë i parëlinduni mes shumë vllaznive. 30 Përveç kësaj, ata që i caktoi përpara, edhe i thirri. Ata që i thirri, edhe i shpalli të drejtë. Ata që i shpalli të drejtë, edhe i lavdëroi.
31 Qka me thanë pra për këto sene? Nëse Zoti asht për neve, kush ka me qenë kundër neve? 32 Nëse aj nuk e kurseu as Birin e vet, po e dha për neve krejt, a nuk ka me na dhanë me mirësi bashkë me të edhe krejt senet tjera? 33 Kush ka me ngritë akuzë kundër të zgjedhunve të Zotit? Zoti asht aj që i shpall të drejtë. 34 Kush ka me i dënu? Krishti Jezus asht aj që vdiq, po edhe ma shumë, aj u ringjall. Aj asht në anën e djathtë të Zotit edhe ndërhyn për neve.
35 Kush ka me na nda pi dashnia e Krishtit? A vështirësitë, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a lakuriqësia, a rreziku, a shpata? 36 Sepse në Shkrime thuhet: „Për shkak tandin po na vrasin krejt kohën. Na shohin si dele për therje.“ 37 Përkundrazi, pi krejt këto po dalim krejt fitimtarë përmes Atij që na ka dashtë. 38 Sepse jom i bindun që as vdekja, as jeta, as melaqet, as qeveritë, as senet e tashme, as senet që kanë me ardhë, as fuqitë, 39 as naltësia, as thellësia, as kurrfarë krijimi tjetër nuk munden me na nda pi dashnia e Zotit që asht në Krishtin Jezus, Zotninë tonë.