Ruta 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Boazi ka shku te porta e qytetit edhe u ul aty. Atëherë atypari ka kalu aj burri që e ka pasë të drejtën me e ble prapë pronën, për t'cilin ka fol Boazi. Boazi i ka thanë: “Hajde këtu e ulu, o filan.” Burri ka ardhë edhe u ul.

2 Masanej Boazi i ka thirrë dhjetë pi pleqve t'qytetit edhe u ka thanë: “Uluni këtu.” Edhe ata janë ulë.

3 Atëherë Boazi i ka thanë atij që e ka pasë të drejtën me e ble prapë pronën: “Noomi, që u kthy pi Moabi, duhet me e shitë atë copë tokë që u konë e vllaut tonë Elimelekut.

4 Kom menu që duhet me ta kallxu këtë punë edhe me ta propozu me e ble prapë para banorëve edhe pleqve t'popullit tem. Nëse don me e ble prapë, bleje. E nëse nuk don, kallxom, se ti e ke të drejtën me e ble para meje.” Aj i ka thanë: “Jom gati me e ble prapë.”

5 Atëherë Boazi i ka thanë: “Ditën kur e blen arën pi Noomit, duhet me e ble edhe pi Ruthës moabite, grusë që i ka dekë burri, që trashëgimia me vazhdu me e majtë emnin e atij që ka dekë.”

6 Atëherë aj që e ka pasë të drejtën me e ble prapë i ka thanë: “S'muj me e ble prapë, se nashta e prishi trashëgiminë teme. Bleje ti për veti, me të drejtën teme me e ble prapë. Unë s'muj me e ble.”

7 Në Izrael, moti u konë ky zakon për të drejtën me ble prapë a për me ndërru diçka: Kur nji burrë ka dashtë me e bo nji marrëveshje të vlefshme simas ligjit, e ka hekë sandalen e vet edhe ia ka dhanë atij tjetrit. Kështu e kanë vërtetu marrëveshjen n'Izrael.

8 Kështu që kur aj burri që e ka pasë të drejtën me e ble prapë i ka thanë Boazit: “Bleje ti për veti”, e ka hekë sandalen e vet.

9 Atëherë Boazi u ka thanë pleqve edhe krejt atyne që u konë aty: “Ju jeni dëshmitarë sot që unë po i blej pi Noomit krejt senet që u kanë taku Elimelekut, Kiljonit edhe Mahlonit.

10 Po e marr edhe Ruthën moabite, që u konë gruja e Mahlonit, për grue, që trashëgimia me vazhdu me e majtë emnin e atij që ka dekë, edhe që emni i tij mos me u harru mes vllaznive t'vet e te porta e qytetit t'vet. Ju jeni dëshmitarë sot.”

11 Atëherë pleqtë edhe krejt ata që u konë te porta e qytetit kanë thanë: “Na jemi dëshmitarë! Jehovai e boftë grunë që po hyn n'shpinë tane si Rahela edhe Lea, pi të cilave ka dalë shpija e Izraelit. T'ecët mbarë n'Efrata edhe bofsh emën t'mirë n'Betlehem.

12 Përmes pasardhësve që Jehovai ka me t'i dhanë me këtë grue t're, shpija jote u boftë si shpija e Perezit, djalit t'Judës edhe Tamarës.”

13 Boazi e ka marrë Ruthën për grue edhe ka pasë marrëdhënie me të. Jehovai ka bo që ajo me mbetë shtatzanë, edhe ajo ka lindë nji djalë.

14 Atëherë gratë i kanë thanë Noomit: “Lavdi i koftë Jehovait! Aj sot s'të ka lanë pa njeri që e ka të drejtën me e ble prapë trashëgiminë. Emni i tij u përmendtë n'krejt Izraelin.

15 Aj ka me ta kthy fuqinë e jetës edhe ka me u kujdes për ty kur t'plakesh, se aj asht djali i nuses tane, që të don edhe që për ty asht ma e mirë se shtatë djem.”

16 Noomi e ka marrë djalin, e ka afru te gjoksi i vet edhe u kujdes për të.

17 Masanej gratë e kojshisë ia kanë lanë emnin. Ato kanë thanë: “Noomi ka fitu nji djalë”, edhe e kanë qujt Obed. Aj asht baba i Isait, babës së Davidit.

18 Këta jonë pasardhësit e Perezit: Perezi e ka pasë djalë Hezronin,

19 Hezroni e ka pasë djalë Ramin, edhe Rami e ka pasë djalë Aminadabin,

20 Aminadabi e ka pasë djalë Nahshonin, edhe Nahshoni e ka pasë djalë Salmonin,

21 Salmoni e ka pasë djalë Boazin, edhe Boazi e ka pasë djalë Obedin,

22 Obedi e ka pasë djalë Isain, edhe Isai e ka pasë djalë Davidin.