Visioni i Gjonit 12

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Pastaj në qiell u pa nji shenjë e madhe: nji grue e veshun me diellin, edhe hana ishte nën kambët e saj. Në kry kishte nji kurorë me dymbëdhjetë yje 2 edhe ishte shtatzanë. Ajo ishte në dhimbje të lindjes edhe bërtiste pi dhimbjeve.

3 Edhe nji shenjë tjetër u pa në qiell: nji dragua i madh me ngjyrë zjarri, me shtatë krye e dhjetë brina, edhe mbi kryet e tij kishte shtatë diadema. 4 Bishti i tij e tërhiqte nji të tretën e yjeve të qiellit edhe i hodhi poshtë në tokë. Dragoi u ndal para grues që ishte gati me lindë, që me ja përpi fminë sapo të lindte.

5 Ajo lindi nji djalë, nji djalë që ka me i rujtë krejt kombet me shkop hekuri. Edhe fmija i saj u mor shpejt te Zoti edhe te froni i tij. 6 Gruaja iku në shkretinë, ku e ka nji vend të përgatitun pi Zoti. Aty kanë me e ushqy për 1260 ditë.

7 Edhe në qiell shpërtheu luftë: Mikaeli edhe melaqet e tij luftuan kundër dragoit, edhe dragoi e melaqet e tij luftuan. 8 Po ata nuk fituan, edhe për ta nuk pati ma vend në qiell. 9 Kështu u hodh poshtë dragoi i madh, gjarpni i lashtë, që quhet Djall edhe Satan, aj që e mashtron krejt tokën e banueme. Aj u hodh poshtë në tokë, edhe melaqet e tij u hodhën poshtë bashkë me të. 10 Dëgjova nji za të madh në qiell tu thanë:
„Tash shpëtimi, fuqia, mbretnia e Zotit tonë edhe autoriteti i Krishtit të tij janë bo realitet, sepse akuzuesi i vllaznive tonë, aj që i akuzon ditë e natë para Zotit tonë, asht hedhë poshtë! 11 Ata e mposhtën përmes gjakut të Qengjit edhe përmes mesazhit që e banë të njohun, edhe nuk e deshtën jetën e vet as kur u përballën me vdekjen. 12 Prandaj gëzohu, o qiell, bashkë me ata që banojnë në ty! Mjerë toka edhe deti, sepse Djalli ka zhdrypë te ju me zemërim të madh, sepse e din që ka veç pak kohë.“

13 Kur dragoi e pa që u hodh poshtë në tokë, e ndoqi gruen që e kishte lindë djalin. 14 Po grues ju dhanë dy krahët e shqiponjës së madhe, që me fluturu për në vendin e vet në shkretinë. Aty kanë me e ushqy për nji kohë, kohë edhe gjysmë kohe, larg pi gjarpnit.

15 Atëherë gjarpni lëshoi ujë pi goja e vet si lumë mbas grues, që me e fundosë me lumë. 16 Po toka i erdh në ndihmë grues, e hapi gojën e vet edhe e përpiu lumin që dragoi e lëshoi pi goja. 17 Atëherë dragoi u zemërua me gruen edhe u nis me luftu kundër të tjerëve që kishin mbetë pi pasardhësit e saj, atyne që i mbajnë urdhnimet e Zotit edhe që e kanë detyrën me dëshmu për Jezusin.