Visioni i Gjonit 16

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Edhe dëgjova nji za të madh pi shenjtërorja tu ju thanë shtatë melaqeve: „Shkoni edhe derdhni mbi tokë shtatë tasat e zemërimit të Zotit.“

2 I pari shkoi edhe e derdhi tasin e vet mbi tokë. Atëherë njerzve që e kishin shenjën e shtazës së egër edhe që e adhuronin pamjen e saj, ju doli nji varrë e dhimbshme edhe e keqe.

3 I dyti e derdhi tasin e vet në det. Deti u bo gjak si gjaku i nji të vdekuni, edhe çdo krijesë e gjallë vdiq, po, krejt qka ishte në det.

4 I treti e derdhi tasin e vet në lumenj edhe në burimet e ujit. Edhe ato u banë gjak. 5 Dëgjova melaqen që ishte përgjegjëse për ujërat tu thanë: „Ti, Ai që asht edhe që ishte, Besniku, je i drejtë, sepse i ke dhanë këto gjykime, 6 sepse atyne që e derdhën gjakun e të shenjtëve edhe të pejgamberëve, ju ke dhanë gjak me pi. Ata e meritojnë.“ 7 Edhe dëgjova altarin tu thanë: „Po, Jehovaj Zot, i Plotfuqishëm, të vërteta edhe të drejta janë gjykimet tua.“

8 I katërti e derdhi tasin e vet mbi diell, edhe diellit ju lejua me i përvlu njerzt me zjarr. 9 Njerzt u përvlun pi vapa e madhe, po e shanë emnin e Zotit që ka pushtet mbi këto plagë, edhe nuk u penduan e nuk ja dhanë nderin që i takon.

10 I pesti e derdhi tasin e vet mbi fronin e shtazës së egër. Edhe mbretnia e saj u errësua, edhe njerzt nisën me e kafshu gjuhën pi dhimbja, 11 po e shanë Zotin e qiellit për shkak të dhimbjeve edhe varrëve të tyne, edhe nuk u penduan për veprat e veta.

12 I gjashti e derdhi tasin e vet mbi lumin e madh Eufrat, edhe aj u tha. Kështu u përgatit udha për mbretënt pi lindja.

13 Edhe pashë tri shprehje të papastra të frymëzuara, që dukeshin si bretkosa. Ato dolën pi goja e dragoit, e shtazës së egër edhe e pejgamberit të rremë. 14 Në të vërtetë, këto janë shprehje të frymëzuara pi shpirtnat e këqij, edhe bojnë shenja. Ato dalin te mbretënt e krejt tokës së banueme, për me i mbledhë për luftën e ditës së madhe të Zotit të Plotfuqishëm.

15 „Unë po vij si hajn. I lumtun asht aj që rrin zgjuet edhe i run rrobat e jashtme, që mos me ecë lakuriq edhe mos me ja pa turpin.“

16 Edhe ato i mblodhën në vendin që në hebraisht quhet Armagedon.

17 I shtati e derdhi tasin e vet në ajër. Atëherë doli nji za i madh pi shenjtërorja, pi froni. Aj tha: „U kry!“ 18 Edhe pati vetëtima, zana, bubullima edhe nji tërmet të madh, çfarë nuk ka ndodhë kurrë prej se ka pasë njerz në tokë, kaq i madh edhe i fuqishëm ishte tërmeti. 19 Qyteti i madh u nda në tri pjesë, edhe qytetet e kombeve ranë. Edhe Zoti e kujtoi Babiloninë e Madhe, për me ja dhanë kupën me venën e zemërimit të tij të tërbuem. 20 Përveç kësaj, çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën ma. 21 Pastaj ranë pi qielli mbi njerzt kokrra të mëdhaja breshni, secila peshonte afërsisht nji talent. Edhe njerzt e shanë Zotin për shkak të plagës së breshnit, sepse ajo ishte jashtëzakonisht e madhe.