Zakaria 10

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 „Lypni pi Jehovait shi n’kohën e shiut t’pranverës.
Jehova asht aj që i bon retë e
stuhisë, që e lshon shiun me ra mbi
njerëz edhe ia jep secilit bimët e arës.

2 Se statujat e terafimëve kanë fol me
mashtrime, edhe fallxhorët kanë pa vegime t’rrejshme. Ata
folin për andrra që s’vlejnë kurgjo edhe
mundohen kot me dhanë ngushllim. Për qata,
njerëzit kanë me u endë andej-knej si delet.
Kanë me hjekë keq, se s’ka bari.

3 Zemërimi jem po merr flakë kundër barinjve, edhe udhëheqësve që i
shtypin tjerët kam me ju lypë llogari, se Jehova, Zoti i
ushtrive, i ka kushtu kujdes kopesë së vet, shpisë së
Judës, edhe e ka bo si kalin e tij madhështor n’betejë.

4 Pi tij vjen aj që e ka
rolin kryesor, pi tij vjen sundimtari që asht
mbështetje, pi tij vjen harku i luftës,
pi tij vijnë krejt ata që mbikëqyrin.

5 Ata kanë me u bo si luftëtarë, që
n’luftë e shkelin lloçin e rrugës. Kanë
me luftu, se Jehova asht krah tyne. Edhe
kalorësit mbi kuaj kanë me u turpnu.

6 Shpinë e Judës kam me e bo ma
t’fuqishme edhe shpinë e Jozefit kam me e
shpëtu. Kam me i ngritë prapë n’kamë, se kam
dhimt për ta. Ka me u dokë sikur
kurrë s’i kam përzanë. Se unë jom Jehova,
Zoti i tyne, edhe kam me ju përgjigjë.

7 Burrat e Efraimit kanë me u bo si luftëtarë t’fortë,
edhe zemra ka me ju gëzu, sikur me pas pi venë.
Djemtë e tyne kanë me e pa këtë edhe kanë
me u gëzu, zemra ka me ju brohoritë për Jehovain.

8 ‚Kam me ju fishkllu edhe kam me i mbledhë
bashkë. Kam me i çliru, edhe ata kanë
me u shtu n’numër e kanë me mbetë t’shumtë.

9 Edhe pse kam me i shpërnda si farë nëpër popuj, ata
kanë me m’kujtu edhe n’vende t’largëta, bashkë me djemtë e
tyne kanë me marrë jetë prapë edhe kanë me u kthy.

10 Kam me i kthy pi Egjiptit, kam me
i mbledhë pi Asirisë edhe kam me
i sjellë n’vendin e Gileadit e n’Liban, e
s’ka me pasë vend boll për ta.

11 Aj ka me kalu përmes detit edhe ka me
e trazu, edhe ka me i goditë dallgët
e detit, krejt thellësitë e Nilit kanë me u
tha. Krenaria e Asirisë ka me u thy
edhe shkopi i sundimit t’Egjiptit ka me u largu.

12 Unë, Jehova, kam me i bo ma t’fuqishëm, edhe
ata kanë me ecë n’emnin tem‘, thotë Jehova.“