Zakaria 11

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 “Hapi dyert e tua, o Liban, që
zjarri me t'i përpi kedrat e tu.

2 Vajto, o dru i dëllinjës, se kedri
ka ra. Drunjt madhështorë jonë shkatrru!
Vajtoni, o drujt e Bashanit, se pylli
i dendur u rrafshu me tokë!

3 Ngoni!
Barinjtë po ulërasin, se madhështia e tyne u shkatrru.
Ngoni!
Luanët e ri po ulërijnë, se shkurret e denduna përgjatë Jordanit jonë shkatrru.

4 Kështu thotë Jehovai, Zoti jem: ‘Ruji delet që jonë caktu për therje.

5 Ata që i blejnë po i therin, e kërkush s'i fajëson. Edhe ata që i shesin thonë: “Lavdi i koftë Jehovait, se po bohna i pasun!” Kurse barinjtë e tyne s'kanë pikë dhimte për to.’

6 ‘Se unë s'kom me pasë ma dhimt për banorët e këtij vendi’, thotë Jehovai. ‘Për qata, unë kom me e lanë secilin n'dorë t'njerit tjetër edhe n'dorë t'mbretit t'vet. Ata kanë me e shkatrru vendin, e unë s'kom me i shpëtu pi duerve t'tyne.’”

7 Atëherë unë ja kom nisë me i rujt delet që jonë caktu për therje, për hatrin tuaj, ju që jeni t'pambrojtun n'këtë tufë. I kom marrë dy shkopinj. Njanit ia kom lanë emnin “Mirësia”, kurse tjetrit “Bashkimi”, edhe ja kom nisë me i rujt delet.

8 Brenda nji muji i kom largu tre barinj, se m'u sos durimi me ta, edhe ata më urrejshin mu.

9 Atëherë kom thanë: “Unë s'kom me ju rujt ma. Kush asht tu dekë, le t'desë, e kush asht tu u shkatrru, le t'shkatërrohet. E ata që mbesin, le ta shqyejnë njani-tjetrin.”

10 Masanej e kom marrë shkopin tem “Mirësia” edhe e kom thy copë-copë. Kështu e kom prishë besëlidhjen që e kom bo me krejt popujt.

11 Atë ditë besëlidhja u prish, edhe ata t'pambrojtunit e tufës që po m'kqyrshin e kanë kuptu që ky u konë nji urdhën pi Jehovait.

12 Masanej u kom thanë: “Nëse ju doket mirë, ma jepni pagesën teme. E nëse jo, mbajeni për veti.” Atëherë ata m'i kanë pagu 30 copa argjendi.

13 Atëherë Jehovai më ka thanë: “Hidhi n'thesarin e tempullit, atë shumën e madhe që unë vlejsha për ta.” Kështu që i kom marrë 30 copat e argjendit edhe i kom gjujt n'thesarin e shpisë së Jehovait.

14 Masanej e kom marrë shkopin tem t'dytë, “Bashkimi”, edhe e kom thy copë-copë. Kështu e kom prishë lidhjen vllaznore mes Judës edhe Izraelit.

15 Atëherë Jehovai më ka thanë: “Tash merri pajisjet e nji bariu që s'vlen për kurgjo.

16 Se unë kom me e çu nji bari n'këtë vend. Aj s'ka me u kujdes për delet që po shkatërrohen, s'ka me i kërku delet e reja, as me i shnoshë ato që jonë t'lëndume, as me i ushqy ato që munden me nejt n'kambë. Përkundrazi, aj ka me e hangër mishin e kafshës së majme edhe ka me ua shqye thundrat deleve.

17 Mjerë bariu jem që s'vlen për kurgjo, që e len
tufën! Nji shpatë ka me ia goditë krahun edhe synin e
djathtë. Krahu i tij ka me iu tha krejt, edhe
syni i tij i djathtë ka me iu verbu krejt.”