Zakaria 13

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atë ditë ka me u çelë nji burim për shpinë e Davidit edhe për banorët e Jerusalemit, me i pastru pi mëkatit edhe pi papastërtisë.

2 «Atë ditë», thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, «kom me i fshi emnat e idhujve pi vendit, edhe kërkush s’ka me i kujtu ma. Kom me e pastru vendin pi profetëve edhe pi shpirtit t’papastërtisë.

3 Nëse nji njeri prap nis me profetizu, baba edhe nana e tij, që e kanë lindë, kanë me i thanë: ‘Ti s’ke me mbetë gjallë, se ke folë rrena n’emër t’Jehovait.’ Edhe baba e nana e tij, që e kanë lindë, kanë me e therë, se ka profetizu.

4 Atë ditë, secili profet ka me u turpnu për vegimin e vet kur t’profetizon, edhe s’ka me veshë rroba profeti pi leshit t’kafshëve për me mashtru.

5 Aj ka me thanë: ‘S’jom profet. Jom njeri që e punoj tokën, se dikush m’ka ble kur jom konë i ri.’

6 E nëse dikush e pyet: ‘Qka jonë këto varrë mes shpatullave tua?’, aj ka me iu përgjigjë: ‘Këto m’i kanë bo n’shpinë e shokëve t’mi.’»

7 «Oj shpatë, çohu kundër bariut tem, kundër atij njeriu
që e kom afër», thotë Jehovai, Zoti i ushtrive.
«Godite bariun edhe le t’shpërndahet kopeja. Kom me
e ngritë dorën teme kundër atyne që jonë t’vegjël.»

8 «E n’krejt vendin», thotë Jehovai, «dy t’tretat
kanë me u shfarosë edhe kanë me vdekë,
e nji e treta ka me mbetë.

9 Këtë t’tretën kom me e kalu nëpër zjarr
edhe kom me e pastru qysh pastrohet
argjendi, edhe kom me e provu qysh provohet
ari. Ata kanë me e thirrë emnin
tem, e unë kom me iu përgjigjë. Kom
me thanë: ‘Ata jonë populli jem’, e
ata kanë me thanë: ‘Jehovai asht Zoti jonë.’»