Zakaria 2
1 Unë i kom çu sytë edhe e kom pa nji burrë që e kishte n’dorë nji konop për me matë.
2 Atëherë e kom pyetë: „Ku po shkon?“ Aj m’ka thanë: „N’Jerusalem, me e
matë qytetin, me pa sa i gjanë edhe sa i gjatë asht.“
3 Engjëlli që po folte me mu ka shku, edhe nji engjëll tjetër i ka dalë përpara.
4 Aj i ka thanë: „Vrapo atje edhe kallxoja atij djalit t’ri: ‚„Jerusalemi ka me konë i banuem si nji vend i hapun, se ka me pasë shumë njerëz edhe kafshë t’shpisë aty.
5 E unë“, thotë Jehovai, „kom me konë si nji mur zjarri krejt përreth qytetit, edhe lavdia jem ka me konë n’mes tij.“‘“
6 „Hajdeni! Hajdeni! Ikni pi vendi i veriut“, thotë Jehovai. „Se
unë ju kom shpërnda n’katër anët e botës“, thotë Jehovai.
7 „Hajde, o Sion! Ik, ti që po jeton te bija e Babilonisë.
8 Se kështu thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, i cili, masi u lavdu, m’ka çu te popujt që ju kanë plaçkitë: ‚Kush ju prek juve, ma prek bebëzën e synit tem.
9 Se tash unë kom me ua tundë grushtin, edhe ata kanë me u ba plaçkë e vetë skllevërve të tyne.‘ E ju keni me e kuptu pa pikë dyshimi që Jehovai, Zoti i ushtrive, m’ka çu.
10 Bërtit pi gëzimi, oj bija e Sionit, se unë po vi edhe kom me jetu n’mes teje“, thotë Jehovai.
11 „Atë ditë shumë popuj kanë me u bashku me Jehovain edhe kanë me u ba populli jem, e unë kom me jetu n’mes teje.“ E ti ki me e kuptu që Jehovai, Zoti i ushtrive, m’ka çu te ti.
12 Jehovai ka me e marrë Judën si pjesën që i takon atij, n’tokën e shenjtë, edhe ka me e zgjedhë Jerusalemin prapë.
13 Heshtni para Jehovait, krejt ju njerëz, se aj po çohet me vepru pi vendbanimi i vet i shenjtë.