Zakaria 6
1 Masanej i çova prap sytë edhe i pashë katër qerre tu dalë mes dy maleve, e malet jonë konë pi bakri.
2 Te qerrja e parë jonë konë kuaj t’kuq, e te e dyta kuaj t’zi.
3 Te qerrja e tretë jonë konë kuaj t’bardhë, e te e katërta kuaj me njolla edhe kuaj lara-lara.
4 Atëherë e pyeta engjëllin që u konë tu folë me mu: «Qka domethanë kjo, zotnia jem?»
5 Engjëlli m’u përgjigj: «Këta jonë katër shpirtnat e qiellit, që po dalin masi jonë paraqit para Zotit të krejt tokës.
6 Qerrja me kuajt e zi po shkon n’vendin e veriut, kuajt e bardhë po shkojnë deri matanë detit, e ata me njolla po shkojnë n’vendin e jugut.
7 Kuajt lara-lara mezi pritshin me dalë e me e përshku tokën.» Atëherë aj u tha: «Shkoni, përshkojeni tokën!» E ata ashtu bonën.
8 Masanej aj m’thirri e m’tha: «Kqyre! Ata që po shkojnë n’vendin e veriut, po bojnë që shpirti i Jehovait me gjetë qetësi n’vendin e veriut.»
9 Prap m’erdh nji fjalë pi Jehovait. Ajo thojke:
10 «Merri pi Heldai, Tobija edhe Jedaja ato që i kanë pru pi atyne që i kanë çu rob. Edhe atë ditë shko n’shpinë e Josias, djalit t’Sefanjas, bashkë me ata që kanë ardh pi Babilonia.
11 Merre argjendin edhe arin, bone nji kurorë edhe vnoja n’krye Josuas, djalit t’Jozadakut, kryepriftit.
12 Thuji atij: ‘Kështu thotë Jehovai, Zoti i ushtrive: «Qe ky njeri, emri i tij asht ‘Filizi’.
Aj ka me mbijë n’vendin e vet edhe ka me e ndërtu tempullin e Jehovait.
13 Aj asht ai që ka me e ndërtu tempullin e Jehovait, edhe aj ka me marrë nder e madhështi si mbret. Ka me u ulë n’fronin e vet edhe ka me sundu, po ka me konë edhe prift n’fronin e vet, e mes të dyve ka me pasë paqe e mirëkuptim.
14 E kurora ka me mbetë n’tempullin e Jehovait si kujtim për Helemin, Tobijan, Jedajan edhe Henin, djalin e Sefanjas.
15 Njerëz pi larg kanë me ardhë edhe kanë me ndihmu me e ndërtu tempullin e Jehovait.» E ju keni me e kuptu që Jehovai, Zoti i ushtrive, m’ka çu te ju. Kjo ka me ndodhë, veç nëse nuk e dëgjoni zanin e Jehovait, Zotit tuaj.’»