Zakaria 7

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në vitin e katërt të mbretit Dari, ditën e katërt të mujit të nantë, domethanë në mujin Kislev, Zakarisë i ka ardh nji fjalë pi Jehovës.

2 Banorët e Bethelit i kanë çu Sarezerin, Regem-Melekun edhe njerëzit e tij me iu lut Jehovës që me i pa me sy t'mirë,

3 te priftat e shpisë së Jehovës, Zotit të ushtrive, edhe te profetët. Ata kanë pasë me i pyet: «A duhet me kajt edhe me nejt pa hangër në mujin e pestë, qysh e kom bo tash kaq shumë vjet?»

4 Prap m'ka ardh nji fjalë pi Jehovës, Zotit të ushtrive. Ai ka thanë:

5 «Thuju krejt njerëzve të vendit edhe priftave: ‘Kur keni agjëru edhe keni mbajt zi në mujin e pestë edhe në të shtatin, për 70 vjet, a për mu keni agjëru me t'vërtetë?

6 Edhe kur keni hangër e keni pi, a s'e keni bo për veti?

7 A s'ish dashtë me i ngu fjalët e Jehovës, që aj i ka shpallë përmes profetëve të mahershëm, kur Jerusalemi edhe qytetet përreth jonë konë të banueme e kanë pasë paqe, edhe kur Negebi e Shefela jonë konë të banueme?’»

8 Zakarisë i ka ardh prap nji fjalë pi Jehovës. Ai ka thanë:

9 «Kështu thotë Jehova, Zoti i ushtrive: ‘Gjykoni drejt, qysh asht e drejtë, edhe silluni me dashni besnike e me dhimt ndaj njani-tjetrit.

10 Mos e mashtroni vejushën, as fminë pa babë, as të huejin, as të varfnin. Edhe mos planifikoni kurrfarë të keqeje në zemrat tueja kundër njani-tjetrit.’

11 Po ata vazhdimisht s'kanë dashtë me ngu. Me kryeneçësi ma kanë kthy shpinën edhe i kanë mshel veshët që mos me ni kurgjo.

12 Zemrat i kanë bo të forta si diamanti edhe s'kanë dashtë me iu përmbajt ligjit e as fjalëve që Jehova, Zoti i ushtrive, ua ka çu me anë të frymës së vet, përmes gojës së profetëve të mahershëm. Për këtë arsye, Jehova, Zoti i ushtrive, asht zemëru shumë.»

13 «‘Qysh ata s'kanë ngu kur i kom thirrë, as unë s'i kom ngu kur m'kanë thirrë’, thotë Jehova, Zoti i ushtrive.

14 ‘Me nji stuhi i kom shpërnda mes krejt popujve që ata s'i kanë njoft. Vendi ka mbetë shkretë. Askush s'ka kalu ma nëpër të e as s'asht kthy. Se ata e kanë kthy atë vend që u konë për lakmi në nji pamje të tmerrshme.’»