Visioni i Gjonit 22

Aus bibla-popullore.org
(Weitergeleitet von Zbulesa 22)
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Edhe aj ma kallxoi nji lum me ujë të jetës, të kthjellët si kristal, që dilte pi fronit të Zotit edhe të Qengjit 2 edhe rridhte në mes të rrugës kryesore. Në të dy anët e lumit ishin drujtë e jetës, që japin dymbëdhjetë herë fryt, sepse japin fryt çdo muj. Edhe gjethet e drujve shërbejshin për shërimin e popujve.

3 Edhe s’ka me pasë ma kurrfarë mallkimi, po froni i Zotit edhe i Qengjit ka me qenë në qytet. Shërbëtorët e tij kanë me i bo shërbim të shenjtë, 4 edhe kanë me ja pa ftyrën, edhe emni i tij ka me qenë në ballin e tyne. 5 Nuk ka me pasë ma natë, edhe s’kanë me pasë nevojë as për dritë llampe, as për dritë dielli, sepse Jehovaj Zot ka me ndriçu mbi ta, edhe ata kanë me mbretëru përgjithmonë e jetë e mot.

6 Aj më tha: „Këto fjalë janë të besueshme edhe të vërteta. Po, Jehovaj, Zoti që i frymëzoi pejgamberët, e ka dërgu melaqen e vet, për me ju kallxu shërbëtorëve të vet qka duhet me ndodhë së shpejti. 7 Unë po vij shpejt. I lumtun asht secili që ju përmbahet fjalëve profetike të qitij rrotulli.“

8 Unë, Gjoni, jom aj që i kam ni edhe i kam pa krejt këto. Kur i niva edhe i pashë, rashë te kambët e melaqes që m’i kishte kallxu krejt këto, për me e adhuru. 9 Po aj më tha: „Kujdes, mos e bo këtë! Unë jom veç nji bashkëshërbëtor i yti edhe i vllaznive tu, pejgamberëve, edhe i atyne që ju përmbahen fjalëve të qitij rrotulli. Adhuroje Zotin!“

10 Pastaj më tha: „Mos i vulos fjalët profetike të qitij rrotulli, sepse koha e caktume asht ngat. 11 I padrejti le të mbetet në padrejtësinë e vet, edhe i papastri le të mbetet në papastërtinë e vet. Kurse i drejti le të mbetet në drejtësinë e vet, edhe i shenjti në shenjtërinë e vet.

12 ‘Unë po vij shpejt, edhe shpërblimin që e jap e kam me veti, për me ja kthy secilit simas asaj që e meriton për veprat e veta. 13 Unë jom Alfa edhe Omega, i Pari edhe i Fundit, Fillimi edhe Fundi. 14 Të lumtun janë ata që i lajnë petkat e gjata, që me pasë të drejtë me shku te drujtë e jetës, edhe me pasë leje me hy në qytet nëpër dyer. 15 Jashtë janë qentë, ata që merren me spiritizëm, ata që bojnë imoralitet seksual, vrasësit, idhujtarët, edhe secili që e don rrenën edhe e praktikon.’

16 ‘Unë, Jezusi, e dërgova melaqen tem për me jau dëshmu krejt këto kongregacioneve. Unë jom rrënja edhe pasardhësi i Davidit, edhe ylli i mëngjesit që shkëlqen fort.’“

17 Fryma edhe nusja vazhdojnë me thanë: „Eja!“, edhe secili që e nin, le të thotë: „Eja!“ Edhe secili që ka etje, le të vjen. Secili që don, le ta marrë falas ujin e jetës.

18 „Unë i dëshmoj secilit që i nin fjalët profetike të qitij rrotulli: Nëse dikush i shton diçka krejt këtyne, Zoti ka me ja shtu atij plagët që janë shkru në qit rrotull. 19 Edhe nëse dikush hjek diçka pi fjalëve të rrotullit të kësaj profecie, Zoti ka me ja hjekë pjesën e tij pi drujve të jetës edhe pi qytetit të shenjtë, qka asht përshkru në qit rrotull.

20 Aj që dëshmon për krejt këto, thotë: ‘Po, unë po vij shpejt.’“ „Amin! Eja, Zotni Jezus.“

21 Mirësia e pameritume e Zotnisë Jezus qoftë me të shenjtit.